Në dëshminë e tij të dhënë para prokurorëve, Ilir Meta është shprehur se fillimisht atij i kishte vajtur në Jalë Ylli Ndroqi dhe i kishte thënë që Dritan Prifti ishte trembur, pasi Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij.
Pak më vonë, Meta tha se më pas doli në skena plani për vrasjen e Doshit.
Meta shprehet se ka folur me Doshin dhe ky i fundit i kishte thënë se donin ta vrisnin njerëzit e Berishës dhe donin t’ia hidhin fajin Metës.
Dëshmia e Ilir Metës në prokurori
Pyetje: Jeni thirrur sot për të dhënë shpjegime në lidhje me procedimin penal Nr.63 të vitit 2015, regjistruar kryesisht pranë zyres sonë për veprën penale “Vrasje të funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 79/a dhe 22 i Kodit Penal, referuar deklarimeve të dhëna nga ana e shtetasit Tom Doshi para mediave audiovizive dhe në rrjete sociale në datë 02.03.2015. A mund të na jepni shpjegime më të hollësishme rreth deklaratave të bëra prej tij në media dhe rrjete sociale ku përmendet dhe emri juaj, si organizator dhe porositës i kësaj vrasje?
Përgjigje: Lidhur me çështjen dua të them, se në fund të muajit Gusht 2014 , në Jalë ka ardhur me urgjencë shtetasi Ylli Ndroqi për të më takuar. Ylli më pati thënë në telefon se kishte diçka urgjente. Jam takuar me Yllin dhe ai më tha se, i kishte shkuar Dritan Prifti me të shoqen në shtëpi dhe i kishte thënë “pse do të më vrasë Iliri, unë i kam mbyllur të gjitha gjërat, pasi unë i kam kërkuar falje”.
Unë i thashë që qenka i çmendur ai dhe Ylli më tha se i kishte shkuar një deputeti në Vlorë, aty ku Dritani ishte me pushime, dhe i kishte thënë “aman mos më nxirr emrin po merr masa se Ilir Meta ka paguar dy kosovarë nga Suedia që të të vrasë”.
Unë kur dëgjova këtë, mu duk absurde dhe qesharake, ndërkohë që zoti Ndroqi insistonte që kjo ishte shumë e vërtetë pavarësisht se nuk kishte pranuar të tregonte emrin e deputetit. Ylli më pyeti se si mund ta qetësonim Dritan Priftin pasi ishte rëndë.
Unë i thashë ta telefononte me telefonin e tij dhe të më kalonte mua në telefon. Ylli e telefonoi dhe ma kaloi mua telefonin, dhe në telefon i kam thënë Dritan Priftit që çfarë ishin këto karagjozllëqe dhe kush i thonte këto gjëra, këto janë histori të Saliut dhe Shkëlzenit, se ti e di që në Suedi Shkëlzeni ka lidhje, unë i kam në Danimarkë, këtë të fundit ia thashë me shaka.
Dritan Prifti më tha që nuk ishte deputet i Saliut, por ishte deputet i mazhorancës ai që ia kishte thënë këtë gjë. Unë i thashë, për mua rron edhe 1000 vjet por do i them Ministrit të Brendshëm të marri masa dhe po ashtu komuniko me Policinë për çfarë shqetësimesh ke. Pasi mbylla telefonatën me Dritanin kam komunikuar me Ministrin e Brendshëm një mesazh në të cilin i tregova ngjarjen që më tha Dritan Prifti në telefon.
Më pas me ministrin jam takuar edhe në Tiranë dhe i kam thënë merrni masa për problemin e Dritan Priftit që mos t’i ndodhte gjë. Mua Dritani më tha vetëm që ia kishte thënë një deputet i mazhorancës. Në shtator 2014, nga mesi ose fundi i shtatorit, kam takuar në një nga lokalet e bllokut një të njohurin tim Alban Peza dhe më ka thënë që ishte takuar me Tom Doshin, dhe Albani më shpjegoi se Toma i kishte thënë që kishin dashur të vrisnin njerëz nga PD-ja për t’ia faturuar Ilir Metës.
Unë me të dëgjuar këtë, kam telefonuar Tom Doshin dhe numri i tij më ka dalur i fikur, dhe duke qenë se ai rrinte më shpesh me Mark Frrokun unë kam telefonuar Markun dhe e kam pyetur Markun se nga ishte Toma. Marku më tha se Toma ishte me të dhe i kërkova të ma kalonte në telefon. Toma mori telefonin dhe i thashë, kam folur me Albanin dhe më tha që ke pasur probleme , a janë të vërteta këto?
Toma mu përgjigj “leje leje se kam shpëtuar mire por donin të ngatërronin edhe ty”. Jam takuar me Tomën dhe ai tregoi historinë, që kishte gjetur personin vrasës të paguar, i cili ishte i porositur nga një Toni që kishte një lokal në zonën e bllokut pranë shtëpisë sime. Personi i porositur, i kishte treguar Tomës të gjithë historinë se si kishin dashur ta vrisnin dhe me sa kujtoj, Toma më tha , që vrasësi së bashku me Tonin kishin qenë tek lokali i Tonit që quhej “Vivas” dhe aty në lokal Toni kishte bëre një bisedë për 200-300 mijë Euro për të vrarë Tom Doshin dhe Mhill Fufin.
Nga biseda me Tomën, mbaj mend që vrasësi i kishte thënë Tonit që 200-300 mijë Euro ishin pak, dhe se duheshin 500 mijë për ta kryer atë punë. Toma më shpjegoi, se Toni kur i ishin kërkuar 500 mijë euro kishte shkuar tek një tavolinë tjetër aty në lokal ku ishin Agim Rama, Agron Kulicaj dhe Eugen Beci dhe nga kjo tavolinë kishte marrë aprovimin për shumën prej 500 mijë euro. Toma më shpjegoi se pas rënies dakord për 500 mijë Euro, vrasësit të porositur i ishin dhënë një shumë parapagesë. Unë e pyeta Tomën se ç’ne Agim Rama me këtë gjë dhe Toma mu përgjigj që ishte Sali Berisha nga pas, pasi aty kishte qenë Eugen Beci, Agron Kuliçaj dhe Agim Rama. Toma thoshte që këtë gjë e bënin për arsye politike për hakmarrje për zonën e Shkodrës.
Unë e pyeta Tomën se përse donin të vrisnin edhe Fufin, pasi Fufi ishte deputet i PD. Toma më tha se Fufin e kishin futur për ta vrarë pasi donin që të kishin një alibi sikur e kisha bërë unë (Ilir Meta). Pasi më tha këtë, unë e pyeta Tomën se ç’punë kisha me Fufin unë?
Toma më tha, se gjoja për konfliktin për zgjedhje në Laç kur u përplasën Fuft me persona të LSI. Toma më foli për një atentat që i ishte bërë Tonit, dhe se në vendngjarjen kishin qenë Eugen Beci, Ymer Lala e të tjerë. Toma më tha se Toni i kishte shpëtuar atentatit dhe mendonin se kjo goditje i kishte ardhur nga Toma dhe i kishin lindur dyshime (Tonit) që plani i tyre mund të ishte dekonspiruar për të vrarë Tomën. Dekonspirimi i këtij plani , sipas Tomës, mund të kishte ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm.
Do ta vrisja, se kisha ne termend, une zakonisht bej shaka, dritani mka kerkuar falje e stregon me qe sa kam vjedh… kupto ti, muhabete kryeparlamentari. E ca behet ne ate vend!
Nje hap na ndau
Nga Masakra.
Pirth o Tom
Pirth
E lyej Lakra!
:-))
Politikane m…
Deputetem m…
Prokurori m…(qe publikon dosjen)
Gazetar m…
FORCA LSI ZAGARET LE TE LEHIN
Histori babdash terroriste TURP TURP 1000 HERE TURP DHE MARRE !
Unë i thash Atij Ai me tha Mua … ata thane ne u thame …. BANDE
Argita, te paskan fut dhe ty ne pune! Si po te ecen biznesi repjes se popullates per llogari te likes?
Bo bo bo.
Çfare niveli???
Çfare perzierje kriminelesh???
Dritan Qyrs Hajdut Prifti, Alban Droge Peza, Sali 21janar Berisha, Shkelzen Gerdec Berisha, Tom Droge Doshi, Mehill Vrases Fufi, Agim Kunat Rama, Agron Kriminel Kulicaj, Eugen Bashkepunetor ne Krim Beci, Ymer Pazarxhi Lala, Precedent Penal Toni, Mark Vrases Frroku, Saimir Qyrs Tahiri etj nje xhalo skandaloze dhe idiote ku perzihen te gjithe ata qe jane pasuruar me krim dhe sot ne menyre kriminale drejtojne Sgqiperine.
Turp. Turp. Turp.
Fakti qe dokumenta te institucioneve shteterore mund te publikohen kaq lehte tregon me se miri se cfare bicim serioziteti ka shteti yne. Arsyeja tjeter mund te jete qe po i vijne verdalle Adriatik Lalles…
Muhabete dhe intriga malokesh.Kryetari i ketyre thurrjeve si gjithmone Saliu.
Bandit Bandash, haen per pazare te pista. Asnje nuk flet per vendin per popullin. Flasin vetem per tu pasuruar.Ky eshte Atedheu yne, ky eshte populli yne qe voton lloj lloj hajdutesh per te na qeverisur.
Se në ç’farë llumi është zhytur ky vënd këtë e di i madh e i vogël por këto publikime tregojnë paaftësinë e prokurorisë për të marrë vendime dhe në një farë mënyre gjyqin ta bëj publiku!