FOTOT/ Me Nard Ndokën plas gallata, por “akademikët” këtu i ke me shumicë

21 Korrik 2015, 12:11Politika TEMA
FOTOT/ Me Nard Ndokën plas gallata, por “akademikët”

Marrja e një titullin nderi simbolik nga Nard Ndoka, ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejë humori.

Është një titull pa shumë vlerë, që ai e ka marrë nga një institut italian.

Kaq është dashur që ai të vihet në lojë jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në shumë media.

Por, harrohet një gjë.

Këtu “akademikët” si Nardi janë me shumicë.

Mjafton të përmendësh diplomat, masterat dhe doktoraturat që shpërndajnë shumica e universiteteve private, ku mjafton të paguash dhe i ke të marra, pavarësisht nivelit që ke.

Madje, qokat e shpërndarjes së titujve “akademikë” jepen edhe live nëpër televizione.

29 komente në “FOTOT/ Me Nard Ndokën plas gallata, por “akademikët” këtu i ke me shumicë”

  1. petro says:

    Me Nard Ndoken plas gallata, po “akademiket” ketu i ke tonelata.

    1. Dardan says:

      Tash radhen e ka Tom Doshi, te behet antare i Akademis se Malokve haaaa.

  2. net says:

    Bej te stolisi kadena te vesh armet e ergjendta! Kerric si ku nuk gjen ne kasabah!

  3. plasi says:

    Mos u tallni me Nardin! Ajo që ndodhi me Nardin duhet t’u bëjë të mendoni për absurditetin e marrjes së titujve shkencorë në UT dhe në çdo U Privat. Titujt dok. as. prof. akademik janë aq të shumtë sa po qe se do të ishin të vërtetë Shqipëria do të ishte në pararojë të shumë shkencave në botë. Qeveria të verifikojë pse dhe për cilat vepra janë dhënë titujt. Akademia, fakultetet të kontrollojnë plagjiatët, pastaj të kërkojnë nga qeveria të japë shtesën pas pensionit. Të bëhet reformë. Kush e meriton vërtet titullin, postin ta mbajë, të tjerëve t’u hiqen titujt e postet, bile të dënohen plagjiatët. Lëreni Nardin në delirin e vet!

    1. Njeriu says:

      Vertet kot jane titujt ne Shqiperi vetem nje shqiptar e meriton ndonje titull shkencor Ai quhet FERID MURAD me duket eshte nga Gostivari.

      1. Njeriu says:

        Titujt dhe gradat i marrin ata qe si meritojne.GETE. Ka burra qe kane refuzuar dhe cmimin nobel si Ismail Kadare etj

        1. Njeriu says:

          Po ndjek Parlamentin dhe faktet dihen.Duhet rishikuar dhe madje zhvleftesua shume diploma si ato te part time por dhe doktoraturat duhet nje Komision Shteteror. Ne kkete bote jane te ndara gjerat duhet prodhu dhe domate, duhen dhe muratore dhe blegtore por dhe profesore. Aftesine fizike dhe mendore e fal Zoti jo leku.

        2. Njeriu says:

          Po ndjek Parlamentin dhe faktet dihen.Duhet rishikuar dhe madje zhvleftesua shume diploma si ato te part time por dhe doktoraturat duhet nje Komision Shteteror. Ne kkete bote jane te ndara gjerat duhet prodhu dhe domate, duhen dhe muratore dhe blegtore por dhe profesore. Aftesine fizike dhe mendore e fal Zoti jo leku.

        3. Njeriu says:

          Po ndjek Parlamentin dhe faktet dihen.Duhet rishikuar dhe madje zhvleftesuar shume diploma si ato te part time por dhe doktoraturat duhet nje Komision Shteteror. Ne kete bote jane te ndara gjerat duhet prodhu dhe domate, duhen dhe muratore dhe blegtore por dhe profesore. Aftesine fizike dhe mendore e fal Zoti jo leku.

      2. Bureto says:

        Nuk behen krahasimet me Ferid Muratin , jo po me Ajnshtajnin. Nobelisti F.Muratieshte shkencetar i dores se pare. Ata si ai jane elita shkencore, si te thuash ajka. Por ajka eshte produkt i qumeshtit me perqindje te larte yndyre. Problemi yne eshte qe tek ne mungon qumeshti. Me bollek kemi llalle. Ne Shqiperi, sipas shtypit, numerohen mbi 700 profesore, disa mijra PhD (doktora ne shkence) dhe pafund mastera shkencore. Nje ushtri, por ushtri zeza vetem rreh uje ne havan. Tek ne nuk ka patur dhe nuk ka shkence te mirefillte qe eshte ajo qe kerkon dhe germon ne te fshehtat e natyres, i kthen ato zbukime nepermjet teknologjise perseri te nivelit te larte (high tecnology) dhe keto pastaj perkthehen ne te mira materiale dhe ritje te rendimentit dhe GDP. Ku i kemi patur dhe i kemi ne keto. Pse kot jemi vend i prapambetur? Ndryshon puna me profesoratin mesimdhenes. Te tille kemi patur dhe kemi te nivelit te mire, por keta jane thjesht lektore dhe titulli i tyre eshte ekuivalenti i pedagogut qe jep leksione ne universitet, ose si lector. Keta nuk mund te jene domosdoshmerisht te gjithe shkencetare, sidomos kur eshte fjala per shkencat hunane. Ndryshe mund te jete puna ne katedrat e shkencave ekzakte si inxhinjerite, bujqesia, mjekesia etj. Aty, po mund dhe duhet te kete shkencetare ne kuptimin kerkimor sipas asaj qe thame me lart. Si qendron kjo si nivel tek ne nuk dihet ekzakesisht, por ma merr mendja qe duhet te jete ne nivel te ulte, per shume arsye, kryesisht investime ne laboratore e baze materaiale etj. Gjithsesi nuk duhet te kete ndonje produkt te dukshem se do te ishte shpallur. Shkenca tek ne jane dosjet, e aplikanteve, qe nje dreq e di se c’kane brenda, por sigurisht qe ne shumice jane plagjiatura. (te denueshme nga ligji kombetar dhe nderkombetar i mbrojtjes se qpasurise intelektuaale). Megjithate nje gje dihet me keta tituj eshte bere biznes ne Shqiperi, pse jo dhe politike (teme e gjere). Shikoni sesa me zell perdoren dhe vendosen para emrave te politikaneve sidomos titujt prof, as prof, dr etj. Ka pak bota te tille edhe ne politike, por keni pare ndonje te tille personalitet biteror qe te kapardiset me titujt qe mund t’i kete te shumte. Po te ashtuquajturit politikanet tane, pikerisht deficitet qe kane si te tille ( shikoni produktin 25 vjecar) perpiqen ta mbulojne duke vene vend e pavend para emrit te tyre qe s’na thote asgje , ata si prof. Dr X, apo Y. Ja me ne fund kemi dhe dr. Mziun apo dr. Xhozin etj me thes me krunde. Kjo eshte pra drama dhe komedia e shoqerise tone. Meritokracia dhe vlerat jane shperfillur edhe sepse inflacioni i tmerrshem ne kete fushe eshte endemik. Edhe ata pak te afte qe jane dhe qe i meritojne titujt, jane asfiksuar nga mediokriteti i sharlataneve ne mase.

    2. Kacı says:

      Une mendoj se qeverıa duhet te ndermare nje reforme edhe ne marjen ne prove te te gjıthe atyre qe kane mare keto dıploma dhe doktoratura ne keto vıtet e fundıt te mender demokracıse shqıptare…..por kam frıke se edhe ata qe mund te bejne reformatö mund te kene dıploma fallco per vehte……..shqıperı, te kam DHJ…, qe st’e mora vesh njehere….

  4. Krenari says:

    Po perse e shani te shkretin> Mendoni se gazetari qe e ka shkruar artikullin eshte me i mencur? Keto plehrat e Temes nuk japin komentet e mia.Prandaj me duhet te ndryshoj emrin.

  5. fieraku nga ferrasi says:

    Ismailit s’ja Kane dhene
    Jo se e ka refuzu
    Megjithate keta akademike
    Jane vite drite larg NGA kadareja

    1. PSE CFAR KARIN AKADEMIKLLIKU PASKA KADAREJA
      APO TESEREN E PARTISE ENVERIT !
      NJI COP NAIVI ESHTE QE DI VETEM TE ZHGARRAVISE PRRALA
      E SKA ASNJI FIJE INTELEKTI
      OJ KAKARE KALARE
      SI SU LODHET NJIHER ME SERVILIZMA E LAVDI BOSHE

  6. Rita says:

    Kur Nardi eshte doc.prof imagjino ca do jete shefi i tij Sal gomar Kricberisha

  7. ismeti says:

    nivel i bollicave

  8. ed snobisti says:

    Nard Ndoka dhe akademiket e tjere i japin ymer aleances per shqiperine europiane. Krenar qe e kam nardin ne krah

  9. Alban says:

    Kur eshte bere akademim Beqir Meta,pse te mos behet dhe Nardi?

  10. ivan i madh says:

    Nuk e dija qe edhe bejdexhinjte u bekan akademike bravo istitutit .Po kriminelet e hajdutet kane ndonje grade a titull se tek ne jane me shumice nga Berisha familja e tij e deri tek LSI e Likja me kompani.

  11. Tema says:

    Një më shum.,një më pak s’ndryshon gjë.

  12. Alb says:

    le te mari cfar ti doj qejfi. Se sot me lek blen gjithcka. Po ne ralitet po. Nardi ngelet dhe ky nuk esht as i pari. Dhe as i fundit.

  13. fazlia says:

    Zot hap varret per mekataret

  14. leci says:

    Nardi te pakten eshte njeri me zemer te mire

  15. baah says:

    Kot talleni me Nar Ndoken kur edhe ministren e arsimit e keni me keto lloj fletushkash pa vlere.

  16. Lezha 100 says:

    Dardan e vertete se e ka rradhen tome maloku se ju pjesa tjeter jeni tu trajnua per pedofila

  17. A says:

    Prof. Dr. Asistent, Akademik tani rradhen e kane TOM DOSHI dhe MARK FRROKU. Thuaj cfare te duash NARD NDOKA eshte AKADEMIK pa shkolle te mesme dhe shkolle 8-te vjecare, vetem me kater klase shkolle fillore. Ja hudhi te gjitheve pa thartuar trute per te studjuar dhe mesuar.
    Keto jane reformat e ketyre 25-se vjeteve si ne arsim dhe ne kulture.
    Injoranti te jep mend kudo neper Shqiperi duke filluar nga politika dhe qeveria. Tung.

    1. salah says:

      Nard Nadoka es un idiota, todo está ya falsificados en papeles de la escuela. Cuenta con una de 4 años de la escuela. Akamediker los títulos son como papel higiénico

  18. lungaralimaj says:

    kush eshte xheloz nuk ka problem per nardin ,e drejta vonon por nuk harron,ketej e tutje ai eshte prof. nardi.i shkreti

  19. Arber says:

    Lindita Nikolla duhet te ngreje nje grup pune per te gjitha masterat, doktoraturat dhe tituj Prof., pasi motivi i dhenies eshte shtesa e Pensionit. Te hiqen te gjitha shtesat e Pensionit per shkak te gradave. Pensioni te llogaritet nga vendi i pune sdhe jo nga gradat. Eshte fare e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje