Hedhja e shortit për përcaktimin e gjyqtareve në gjykatat shqiptare mbetet ende larg standardeve të kërkuara dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke mbetur në dorë një individi që rezulton të jetë kryetari i Gjykatës.
Është ky rezultati i inspektimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në 30 gjykata në të gjithë Shqipërinë, ku rezulton se në 50 % të tyre procedurat e shortit janë thjesht formale dhe gjithçka vendoset nga kreu i gjykatës.
Rasti më flagrant i dal nga ky inspektim është ai i Gjykatës së Beratit, ku sipas raportit të KLD-së, rezulton se kreu i gjykatës në këtë rreth ka vendosur veten e tij si pjesë e çdo trupe gjyqësore.
Sipas të njëjtin raport, kreu i Gjykatës Berat, kur rezulton të jetë kreu i trupit gjykues, bën short manual për përcaktimin e 2 gjyqtarëve ndihmës, raporton A1 Report.
Ndër gjykatat ku procedurat e shortit elektronik për periudhën 2012-2013 nuk janë zbatuar, rezultojnë ajo e Kurbinit, Matit, Gjykata e Tiranës, Apeli në Durrës, Apeli në Shkodër, Gjykata e Kukësit, Tropojës, Beratit, Durrësit, Gjirokastrës e Korçës.
Një tjetër rast ku kreu i gjykatës nuk ka respektuar fare procedurën ligjore për nxjerrjen e urdhrit për hedhjen e shortit sipas raportit të inspektimit, nështë dhe Gjykata e Apelit në Gjirokastër.
Një tjetër problematik sipas raportit është dhe lista e gjyqtarëve të gatshëm të cilët kryesisht shqyrtojnë masat e sigurisë, por dhe në këtë rast krerët e gjykatave në rrethe nuk zbatojnë procedurën për nxjerrjen e listët sipas një kalendari të parapërcaktuar.
Në total janë 171 shkelje të konstatuara ku rezulton se gjyqtarët e përcaktuar si të gatshëm në gjykatën e Durrësit, Sarandës, Përmetit e Krujës nuk kanë gjykuar masat por janë zëvendësuar nga kreu i gjykatës me tjetër gjyqtar.
E cuditshme u gjenden shkelje ne gjykatat e Shqiperise. Eshte e njejte si te thuash u gjenden shenja shurre ne Hale
Perse nuk analizon kld sistemin icmis qe prej aty hidhet dhe shorti elektronik, nga ku per kete sistem vetem per nje vit eshte shpenzuar nga M.D 300 miljone lek duke ja dhene kompanise ikub per mirembajtje dhe suport, dhe asgje nga ky sistem nuk eshte eficent, duke filluar nga transparenca dhe deri tek funksionimi dhe aq me teper vet euralius ka qene pjese e projektit ku leket qe kane investuar i kane vjedhur vet ne kete forme.
K..L.D. NE ASNJE RASTE NUK INSPEKTON GJYKATEN E RRETHIT GJYQESOR VLORE . KU KRYETAR GJYKATE ESHTE SHTETASI SKENDER MUHARREM HALUCI , NJE KAPOBANDE , QE KA ” MBARUAR ” FAKULTETIN E DREJTESIS ME ARESIM TETE VJEÇAR ,MASHTRUES DHE FALLESIFIKATOR I AKTEVE TE PROCESIT GJYQESOR !! ARESYEJA E MOSE INSPEKTIMIT ESHTE : HALUCI ESHTE MIKE I KRYETARIT TE K.L.D. z.MINISTER TE INSPEKTOI KETE GJYKATE DHE DO VERTETOI SE : ” HEDHIA NE SHORTE ” ESHTE MONOPOL I KARTELIT HALUCI ! JU KUJTOI SE TRESHIA HALUCI – SHEHU – FUÇIA ESHTE KUPOLA E KESAJ GJYKATE . KOHET E FUNDIT EDHE ORGANI I PROKURORISE NE VLORE ” NUK KA BESIM NE KETE ÇESHTIE , MJAFTON T’
JU KUJTOI ÇESHTIEN GJIKA !!! Z.MINISTER DUHET TE HETOJ KETE GJYKATE TE RREZIKESHME ! Z.NAÇO E KA TE QARTE SE VLORA NUK ESHTE BERATI . DR .MATT HITO – U.S.A
ME NE FUND PO LEVIZ . KUSHE ESHTE AI NJERI QE MUNDE TE THOTE QE NUK KA PASURE PROBLEME NEPER GJYKATA .PROKURORI DHE PA TJETER ME DISA AVOKAT TE
LIDHUR ME KETA GJYKATES DHE PROKURORE DERI NE NDARJE TE LEKVE. KU I GJEJNE KETO SHUMA TE MEDHA QE KANE NE LLOGARI, APO TE GJITHA GRATE E TYRE
KISHIN PRONA TOKA ,E TJERA . SI KA MUNDESI QE PRONA NA PASKAN VETEM GRATE E KETYRE . PSE ANKOHEN GRATE PER BARAZI ME BURRAT,KUR
KERTO GRA JANE MILJONERE QE KANE MARRE PRONA NGA PRINDRITE E TYRE KURSE VELLEZRIT E TYRE NUK KANE ,CFARE PRINDRISHE JAN ATA QE VETEM
VAJZAVE OSE GRATE E GJYKATSVE JU KANE DHENE PRONA DHE DJEMVE I KANE LENE PA ASNJE GJE, KA LLOGJIKE KJO.LEPURI FLENE DIKU TJETER.. TE KONTROLLOHEN PRONAT DHE LLOGARITE.
“Uh, Cfare fati kane disa moreeeee” ????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!Ketij gjyqtarit (por edhe disa te tjereve) po tu vesh perpara nje qese me 100 monedha floriri, nga te cilat 99 te jene kallp……kur te fusin doren do “kapin” monedhen e rregullt, nderkohe qe, probabiliteti per te kapur monedhen e rregullt eshte 1%.