Pas zyrtarizimit të kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak nis konstituimi i bashkive të reja. Konstituimi i parë është bërë në Bashkinë e Beratit, ku mori pjesë dhe ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.
“Në konstituimin e bashkisë së parë të madhe, Beratit. Rrugëtim të mbarë për rilindjen e kësaj perle europiane!”, tha Çuçi.
Lidhur me procesin e konstituimit, reagoi edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.
Në komentin e saj në “Facebook”, Felaj u drejtohet të zgjedhurve në krye të kësaj bashkie, të cilëve iu pret një sfidë e re për menaxhimin e qytetit.
“Në Berat, startoi sot procesi i konstituimit të kryetarit të Bashkisë së re dhe Këshillit Bashkiak, një proces i cili shënon nisjen e një pune shumë të rëndësishme për këtë bashki! Suksese gjithë të zgjedhurve që natyrisht, tani e tutje u duhet një përpjekje e fortë sa intelektuale dhe morale, në përgjigje të sfidës që ngre administrimi i ri!”, shkruan Felaj.
Konstituimi bëhet pas ndarjes së mandateve për këshilla dhe kryetarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkohë që, sipas procedurës ligjore është konfirmuar dhe vlefshmëria e mandatit nga gjykata. Kjo procedurë vjen pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ku u votua për herë të parë sipas reformës së re territoriale.
Per cfare Perle e ke fjalen more rrote K…? Njerezit nuk kane mut te hane ti na thua: pse nuk hani biskota!
O Cuco, o Palle, zbrit ne toke sa nuk ta kane hy me pica muti-kokes.