Grupi Parlamentar socialist, ashtu sikundër pritej, ka vendosur të miratojë në seancën parlamentar të së martës, pr/ligjin mbi Arsimin e Lartë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ndërsa burimet konfirmojnë se deputetët socialistë do të votojnë pro draftit të paraqitur.
Më herët Komisioni parlamentar i Punës miratoi në parim draftin vetëm me votat e deputetëve të PS pr/ligjin. Gjatë diskutimeve të draftit ku e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit Lindika Nikolli, opozita u shpreh kundër, ndërsa kreu i grupit Parlamentar të LSI kërkoi rishikimin e draftit.
Petrit Vasili shprehu rezerva për disa nene të ligjit, ndërsa e cilësoi projektin e paraqitur pothuajse të njëjtë me ligjin ekzitues.
“Në ligj pjesa e shëndetësisë ka shumë elementë që duhen rishikuar. Duhen parë praktikat e Europës. Duhet të kishim 2 kategori, institucione publike dhe te pavarura.
Nuk ka ndryshim ligji aktual nga i mëparshmi për mjekësinë. Në ligj ka një kriter alogjik dhe diskriminues i cili duhet të hiqet menjëherë, pasi i diplomuari në Shqipëri vjen pas të diplomuarit në perëndim”, tha Vasili.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi në seancën dëgjimore me grupet e interesit se projektligji shkel autonominë e universiteteve dhe se favorizon doktorantët që vijnë nga jashtë.
Kurse ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cilësoi si të vjetruar mënyrën e funksionimit të arsimit të lartë në vend.
Sipas saj, reforma që pritet t’i propozohet Kuvendit ka në qendër studentin, pasi parashikon një mënyrë të re financimi që rrit ndjeshëm autonominë e universiteteve.
Ligj i bere me porosi te Henri Cilit! Kulmi…