PD akuza Qeverisë: Nuk u interesua për pasagjerët e bllokuar në traget

20 Korrik 2015, 15:24Politika TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për shurdhëri dhe mos interesim ndaj qytetarëve të cilët si pasojë e një defekti teknik u bllokuan në target në Ankona të Italisë.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj, në një deklaratë për mediat theksoi se për 36 orë, gratë dhe fëmijët janë bllokuar ndërsa autoritetet vendase sipas saj nuk kanë reaguar.

“Prej tre ditësh dhjetra bashkëqytetarë kanë mbetur të bllokuar në portin e Ankonës, dhe kjo gjendje dramatike për ta është shoqëruar nga shurdhëria e qeverisë dhe autoriteteve tona.

Asnjë interesim, asnjë qëndrim nga zyrtarët e qeverisë tonë për këtë situatë të paprecedentë ku mbi 80 qytetarë, bashkë me mallin e tyre të konsumit ngarguar në kaminonë vazhdojnë dhe tani që flasim të jenë të bllokuar në portin e Ankonës në Itali.

Ndërkohë u deshën 36 orë për të mbyllur kalvarin e tyre qindra familjarë me fëmijët e tyre të vegjël dhe me prindër të moshuar, të cilët gjendeshin edhe ata në tragetin që ka pësuar defekt”, tha ajo.

Nebiaj nënvizoi se kjo qeveri nuk ndihmon qytetarët edhe në një ditë të vështirë ashtu siç kaluan 80 qyetetarët të cilët po ktheheshin nga Italia drejt Shqipërisë

“Familjarët që vijnë në Shqipëri me pushime, që shpenzojnë këtu kursimet e tyre, që ndihmojnë ekonominë e vendit, u braktisën krejtësisht nga qeveria dhe autoritetet dhe u lanë vetëm në orët e vështira të qëndrimit me ditë të bllokuar në traget”

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të negociojnë me autoritetet italiane që kamionet me mallrat të cilat rrezikojnë të prishen të mos ketë kosto të tjera.

“80 tregtarët që kanë kamionë me mall që rrezikon të prishet, janë ende të bllokuar dhe ende nuk ka asnjë kujdes apo interesim nga qeveria për fatin e tyre.Partia Demokratike i kërkon qeverisë të negociojë me autoritetet italiane dhe të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për kthimin e tyre në Shqipëri pa kosto të tjera për bashkqytetarët tanë. Ne i kërkojmë qeverisë të kryejë detyrën e të mos heshtë duke parë nga larg këtë dramë që po luhet në kurriz të bashkqytetarëve tanë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje