Basha në Grupin e PD: Ligji për Arsimin e Lartë, fashist

20 Korrik 2015, 15:29Politika TEMA

Kreu demokrat Lulzim Basha ka “ashpërsuar” tonet ndaj pr/ligjit për Arsimin e Lartë, të cilin e ka cilësuar një ligj fashist, ndërsa ka paralajmëruar zhbërjen e tij me ardhjen e PD në pushtet.

Pas tryezës së organizuar me pedagogë dhe studentë, Basha ka mbledhur Grupin Parlamentar demokrat, i cili do të votojë kundër draftit të Qeverisë në seancën parlamentare të së martës.

Basha tha se me miratimin e këtij ligji e gjithë kostoja studimit do të rëndojë mbi studentët dhe familjarët e tyre.

“Reforma për arsimin do të rrisë kostot për studentët, do të rrisë kostot për xhepat e tyre. Ata do ta kenë të vështirë për shak të papunësisë dhe varfërisë në rritje.

E gjithë kostoja e studimit rëndon mbi studentët dhe familiarët e tyre. Është një akt armiqësorë kundër studentëve të këtij vendi.

Me këtë akt Rama e fshin të drejtën kushtetuese të të rinjve shqiptarë për tu arsimuar duke jua mohuar këtë të drejtë themelore.

Edhe pse opinioni, ekspertët dhe të gjithë janë kundër Edi Ramës ka vendosur të kalojë një ligj vetëm për interest e tij klienteliste dhe korruptive.

Versionet e tyre u kundërshtuan që në fillim, por ata nuk pyetën. Revolucion anti ligjor dhe antikushtetues e kanë quajtur ekspertët këtë reformë ku 200 prej tyre kanë nëshkruar edhe një memorandum kundër kësaj reforme.

Shkelia e së drejtës themelore të studimit është më e rëndë duke pasur parasyshë që këta të drejta jepenj njësoj pavarsisht shtresave ekonomike.

Kryeministri është ai që do të vendosë dhe që do të fusë duart në xhepat e qytetarëve. Ky projektligj prek edhe interest e privatëve.

Ky lloj institucioni i arsimit të lartë që i përfiton të gjitha të drejtat sipas humorit të Ramës, prish të ligjshnërinë e arsimit të lartë.

Me këtë ligj shuhet plotësisht autonomia universotare. Me këtë ligj e gjithë bota akademike ka një shef një rector dhe një kryetar që është Edi Rama.

Qeveria do ketë dorë të lirë në shpërndarjen e arsimit të lartë . E gjithë kjo kapje e arsimit të lartë do ndikojë në cilësinë e arsimit. Mbështetja në bazë të meritës duke pasur në fokus studentin nuk do jetë më në qendër të vëmendjes”, theksoi Basha.

Sipas tij, niveli i studentëve shumë e rëndësishme për cilësinë e arsimi. Kriteri i vetëm tashmë do jetë mundësia ekonomike dhe jo mesatarja.

“Dua tu them të gjithë shqiptarëve se fatin e arsimit universitar PD-ja do ta çojë në vend. Do çojë në vend drejtësinë, do bëjë gjithçka për të mbrojtur të drejtat e studentëve”, tha Basha.

4 komente në “Basha në Grupin e PD: Ligji për Arsimin e Lartë, fashist”

  1. . says:

    Ka 25 vjet qe Shqiperia po vuan me keta VERIORE …

    Pale te fusin dhe KOSOVARET se si do katandiset SHQIPERIA …

    Vetem nacionalizem dhe ekstremiste-Myslyman do kete …

    Atehere EUROPA dhe BOTA do n’a beje perfundimisht “DALJE”.

  2. . says:

    Ka 25 vjet qe Shqiperia po vuan me keta VERIORE, qe kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE …

    Pale te fusin dhe KOSOVARET se si do katandiset SHQIPERIA …

    Vetem nacionalizem dhe ekstremiste-Myslyman do kete …

    Atehere EUROPA dhe BOTA do n’a beje perfundimisht “DALJE”.

  3. me kujtohet se si enver hoxha ngrinte ne kembe kontrollin punetor per te hequr qafe intelektuale e specialist te shquar te kombit per te pasur rreth vehtes injorant e te pa afte per ti pase si aprovues te pakundershtueshem. ju kujtohet si ua beri abdyl kllezit, fadil pacramit. kujtoni grupet armiqesore ne ushtri, ekonomi e ideologji. berisha me ilir meten e kane kethyer parlamentin ne nje organizate fronti qe demaskon armiq. organizata e frontit, pas demaskimit qe I bene fadil pacramit e kane ndjeke me gure neper lagje e pastaj u internue e u arestue si shume te tjere. keto veprime I idrejtonte sigurimi I parties, qe mbante ndezur luften e klasave per tu treguar vendin kundershtareve. e ndigjuet topallin ne parlament, ajo si bije sigurimit kerkoi qe opozite te mos jete konstruktive, si shoku enver armiqeve plumbin ballit. nje parlament qe kalon ne heshtje deklarata vllvrasese si berishes, stazimirit e topallit, nuk eshte me parlament. perketo pergjegjesi shumee te rende mban ilir meta. edhe basha sot kerkon mobilizoje kontrolli klases allaenver per te rrezuar perparimin e arsimi e ngritjen e tij ne nivelin e kohes. neser, ndigjoni sigurimsat si e ndezin luften e klasave.

  4. Azio says:

    Ti Lulzim Basha,perse hiqesh si ekspert per ceshtjet e arsimit modern qe do te krijohet patjeter ne Shqiperi?
    Rri more djale,sepse ti nuk di se cfare llap.
    Meru me mire me analizen e zgjedhjeve te 21qershori ku pate nje humbje spektakulare dhe tjetra,meru me reformimin e PD.Apo ke frike per kete gje,se mund te dalesh ofsajt nga drejtimi I PD.
    Leri njerzit me te zot,te meren me reformen arsimore.
    Une qe po te shkruaj jam profesor,e megjithate ky problem kaq I rendesishem per te ardhmen e kombit,i takon specialisteve ne kete fushe,e jo me ty si nje b…. kamarjeri qe ke qene.Pyet Saliun se cfare uje duhet ti japesh gomarit.kjo eshte detyra jote kryesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje