DESHMIA E PLOTE/ Rama në Prokurori: Toma më tha ta plasim këtë çështje dhe të shkarkojmë kryeprokurorin

21 Korrik 2015, 09:11Politika TEMA

Zbardhet dëshmia e kryeministrit Edi Rama dhënë në prokurori, në lidhje me akuzat e Tom Doshit, se ka pasur një plan për vrasjen e tij.

Në dëshminë e tij, Rama thotë se Tom Doshi e kishte informuar se kishte një plan për vrasjen e tij.

Pas kësaj, Rama ka kërkuar që të informohet kryeprokurori dhe ministri Saimir Tahiri.

Por, Doshi këmbëngulte se kryeprokurori ishte i përfshirë vetë në plan, ndërsa te Tahiri s’kishte besim.

Pyetjet e prokurorëve dhe përgjigjet e Ramës:

Pyetje: Jeni thirrur sot për të dhënë shpjegime në lidhje me procedimin penal Nr.63 të vitit 2015, regjistruar kryesisht pranë zyrës sonë për veprën penale “Vrasje të funksionarëve publike” e mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 79/a dhe 22 i Kodit Penal, referuar deklarimeve të dhëna nga ana e shtetasit Tom Doshi para mediave audio-vizive dhe në rrjete sociale në datë 02.03.2015. A mund të na jepni shpjegime rreth deklaratave të bëra prej tij në media dhe rrjete sociale ku përmendet dhe emri juaj, i cili pretendon se ju ka informuar për këtë ngjarje?

Përgjigje: Në lidhje me çështjen dua të them se jam vënë në dijeni për të në periudhën e fund muajit Gusht dhe fillim muajit Shtator të vitit 2014. Kam qenë në Durrës në rezidencën qeveritare, ku deputeti Tom Doshi i shqetësuar më ka thënë se donin ta vrisnin dhe se ishte një komplot i organizuar nga disa njerëz që u mblidhnin tek një lokal në bllok dhe më ka përmendur një person te quajtur Toni gjithashtu më përmendi Agron Kuliçajn , Eugen Geçin dhe Agim Ramën. Tom Doshi më tha se persona mblidheshin bashkë tek ky lokal dhe se vrasjen do ja bënin me eksploziv. Toma më tha se personi që do bënte vrasjen kishte shkuar dhe ja kishte thënë vetë Tomës. Unë e pyeta “perse erdhi ta tha ty” dhe ai u përgjigj “sepse në momentin që duhej të aktivizonte eksplozivin , vrasesit te penduar i erdhi keq pasi kishte dëgjuar shume per mua dhe mendoj se perse duhet ta bente kete gje ketij njeriu”.

Unë në e pyeta “po kur ka ndodhu kjo gje” dhe ai më tha “une kisha kohë që dëgjoja se po gatuhej dicka kundër meje derisa ky me erdhi vete”.

Unë e pyeta se kush ja kishte thënë për herë të parë që po gatuhej kjo gjë dhe Toma më tha se i kishte thënë Mark Frroku.

Toma gjithashtu më tha se kishte bërë investigimin e vetë pasi i kishte thënë Mark Frroku këtë gjë. Unë i kam thënë Tomës se duhet të fliste me Prokurorin e Përgjithshëm, dhe ai më tha se kishte folur me Prokurorin por edhe Prokurori i Përgjithshëm është pjesë e kësaj loje.

Toma më tregoi një histori me një ngjarje ku kishte ndodhur një plagosje dhe si rezultat i kësaj ngjarje nga personat e përfshirë, përkatësisht nga Eugen Geçi, ishte dekonspiruar biseda e Tomës me Prokurorin e Përjgithshëm pasi sipas Tomës, Prokurori i Përgjithshëm i kishte dërguar fjalë Eugenit se të bënin kujdes pasi Toma e kishte marrë vesh që donin ti bënin dicka.

Prandaj më tha, se kjo punë duhet të filloj nga Prokurori i Pergjithshëm, unë e pyeta se ç’deshte të thonte dhe ai më tha “ta plasim dhe ta heqim Prokurorin e Përgjithshëm ne Parlament”. Tek kjo fjali e Tomës i thashë “te lutem mos te shkojme ne kete vijë pasi nuk mund të nisem une nga një ordiner qe te thote ty se paska marre leke per te te vrarë dhe unë te filloj luften me Prokurorin e Pergjithshem”.

Ndërkohë u shqetësova nga ky fakt sepse natyrshëm, personat që përmendëshim të çonin logjikisht tek prapavija politike e Sali Berishës. I thashë Tomës të thërrisnim Ministrin e Brendshëm, por ai më tha që nuk kishte besim tek ai. I thashë që nuk dija rrugë tjetër për të trajtuar këtë gjë pa Ministrin e Brendshem. Kam telefonuar Ministrin e Brendshëm dhe i kam thënë që dëgjova një histori të çuditshme nga Toma dhe Ministri më tha “se duhet te ishin nga ato muhabetet e Tomes”.

Më pas , të nesërmen, kam takuar Prokurorin e Përgjithshëm në zyrën time dhe ja kam treguar gjithë cfarë më tha Toma . Prokurori Përgjithshëm buzëqeshi dhe tha se ishte absurde dhe nuk e kishte dëgjuar më parë për këtë fakt.

Prokurori më tregoi se i kishte thënë Tomes, që nëse donte mund të bënte një kallëzim, pasi ishte e vetmja mënyrë për ta ndjekur kete cështje. Biseda që pata me Prokurorin më lehtësoi sepse isha i shqetësuar realisht, por nga ana tjetër kisha përsëri merakun që të kuptoja më shumë se ç’ndodhte në këtë histori.

Gjatë këtyre ditëve që kam qenë tek rezidenca qeveritare në Durrës, ka ardhë Toma tek une dhe më ka thënë “kam njeriun ketu tek shtepia ime”.

I thashe “te lutem mua mos me ngatërro me njerez te asaj kategorie dhe neqoftese do suport nga une ka vetem një rruge, te përfshihet Ministri i Brendshëm dhe kjo të ndiqet në rrugë ligjore”.

Aty kam thirrur unë Ministrin e Brendshëm, kemi rifolur për këtë histori dhe aty i është shpjeguar në detaje Tomës se si mund të vihej ligjërisht në dispozicion të zbardhjes së çështjes ky personi që Toma kishte në shtëpi. Toma kërkoi që Ministri i Brendshëm t’ja komunikonte personit këtë gjë dhe unë i thashë që këtë Ministri i Brendshem mund ta bënte nëse Toma merrte personin dhe e conte tek institucioni policisë. Toma kërkoi që Ministri ta takonte aty për aty personin që ta bindte dhe ti jepte besim për të ardhur në polici.

E kam porositur ministrin që të kishte një kontakt sa më të shkurter me atë person dhe pastaj ngjarja ka vijuar ashtu sic e ka përshkruar Ministri në deklaratat e tij.

Pyetje: A keni komunikuar me Ministrin e Brendshëm në lidhje me personin që pretendohej nga Tom Doshi për te kryer këtë ngjarje?

Përgjigje: Ministri më pati thënë, se nuk kishte shans që kjo të ishte e vërtetë dhe më tregoi se ç’përfaqësonte personi që mbante Toma dhe më shpjegoi se ai kish precedentë penalë.

Pyetje: Keni organizuar ndonjë takim me Ministrin e Brendshëm Tom Doshin dhe Kryetarin e Kuvendit lidhur me këtë ngjarje?

Përgjigje: Toma ka përmendur edhe kryetarin e kuvendit , që sipas tij i kishte dalë emri nga Agim Rama i cili ja kishte thënë Ton Qerosit (Fatjon Skënderi) dhe më pas Toni ja kishte thënë personit që mbante Toma. Për këtë gjë unë i thashë se mua më dukej film fare kjo punë, por nga ana tjetër duke e parë Tomën shumë të skietësuar dhe nën ndikimin e idesë që këta njerëz ishin përfshirë i kam thënë që shiko se duket si një intrigë për të krijuar përplasje dhe për të fshehur se ku i ka rrënjët në fakt kjo porosi. Toma këtë ja ka thënë edhe vetë kryetarit të kuvendit, Ilir Metës. Unë , Iliri , Saimiri dhe Toma jemi takuar në Durrës tek lokali i rezidencës qeveritare . Për hir të të vërtetës , Kryetari i Parlamentit ishte shumë i shqetësuar pasi njësoj si unë mendonte që kjo ishte një intrigë dhe të them të drejtën as unë as Kryetari nuk dyshuam që kjo ishte e vërtetë por që këtë akt ata që po e organizonin donin ta shfrytëzonin për të godit mazhorancën , duke ngarkuar me përgjegjësi Kryetarin e Kuvendit. Ndërkohë nga Toma ka dalë se donin të vrisnin edhe deputetin Mhill Fufin. Gjë për të cilën Ministri i Brendshëm ishte terësisht i ftohtë në gjithë këtë histori, gjë që në ato momente krijonte një dyzim shumë të forte dhe ideja e përfshirjes së Mhill Fufit dukej sikur e rriste besueshmërinë e skenarit sepse lidhte Tomën dhe Mhillin me sebepin e hakmarrjes së Kryetarit të Kuvendit lidhur me të shkuarën. Pra Tomën do e vriste për tu hakmarrë për videon e Dritan Priftit kurse Mhillin për tu hakmarrë për vrasjen e një militanti të LSI në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 në Laç.

Pyetje: A keni patur ndonjë konflikt, debat, pakënaqësi, apo interes me deputetin Toin Doshi. Nëse po, cfarë lloj konflikti, në cfar periudhe ka filluar ky konflikt dhe a keni dijeni se është organizuar apo paguar ndonjë person për eliminimin e tij?

Përgjigje: Unë kam patur dhe kam marrëdhëniet normale me të. Që nga fillimi i muajit nëntor të vitit 2014, unë nuk komunikoj me të, pasi herën e fundit më ka thënë se do të iki në USA që t’ia jap dëshminë dhe që ka edhe një video që i kam regjistruar nëndrejtorit të FBI-së. Unë i thashë që kjo ishte e papranueshme dhe ty vetë të implikon në marrje dëshmie në rrugë të paligjshme për t’i bërë shantazh kryetarit të Kuvendit dhe qeverisë, prandaj duhet të jesh i përgatitur të përballesh me pasoja, pas këtij momenti nuk jam takuar dhe as kam komunikuar më me Tomën. Kam për të thënë se nëmomentet kur Torna ka pranuar që të vinte në takim Saimir Tahiri, në Durrës, ai më ka thënë se i kishte regjistruar me video thëniet e personit në lidhje me ngjarjen dhe më tha se e kishte bindur që ta regjistronte, si dhe kishin rënë dakord që të luante rolin sikur e kishte marrë peng personin që po regjistronte Toma. Më tha se i kishte ndenjur me armë te koka, pasi vetë personi kishte problemin që ata të tjerët do të thoshin që i kishte shitur te Toma dhe do ta vrisnin. Toma më tha që këta janë njerëz me karakter dhe nuk mund të pranojnë që të rrëfehen.

Procesverbali, pasi lexohet dhe gjendet i rregullt, nënshkruhet pa pasur vërejtje nga të pranishmit.

12 komente në “DESHMIA E PLOTE/ Rama në Prokurori: Toma më tha ta plasim këtë çështje dhe të shkarkojmë kryeprokurorin”

  1. ledioni says:

    une besoj Tomen!!!!

  2. faro says:

    Sa e sakte eshte deshmia e Rames! Ne cdo cast i drejtohet institucioneve dhe nuk pranon ballafaqime me njerez jashte institucioneve dhe pa identitet. Ndersa ai tjetri merret tamam me thashetheme e deklarata tymnaje ne parlament, duke neglizhuar institucionet.
    Nga te dyja deklaratat, cilido del lehtesisht ne perfundime per te bere dallim midis atij qe kerkon te ndertoj shtet dhe atij qe kerkon te ndertoj antishtet.

    1. linda says:

      Faro vertet te kemi thene ta mbrosh Ramen se per kete paguhesh nga Fuga po jo kaq trashe se ju hape zorret e barkut njerezve!!

  3. marie says:

    toma eshte nje cope injoranti!

  4. pse says:

    Te gjitha keto jane vetem trillime dhe sajime te kriminelit Sali ne bashkepunim menjeriun me te ndyre si Agron Kulicaj.
    Ethote dhe vete Sala qe takohet dy her ne jave per “ceshtje pune”Punet e ketyre krimineleve qe duan destabilizim dhe rremujra jane ato ete vrasjeve si Trbicka,
    deputeti Xhindi,komunari ne Kukes,21 janari etj.etj.
    Lexojeni me kujdes deponimin e Sales ,edhe nje femije nyk flet ashtu,me thane te mijte!!!!!!!!!!!!
    Felliqesirat qe e shkaterruan kete vend dhe merren akoma me poshtersira.

  5. hajde hajde says:

    mjer ky vend kur ka mberritur puna te merret kryeministri me mashtrime rrugecerish dhe te shkoje te deshmoje dhe ne gjyqe.

  6. taku says:

    o toma ik se ti shi rept

  7. Tema says:

    S’mund të ndodhte ndryshe.

  8. afrimi says:

    Ja ky eshte dallimi: Sali Berisha nuk mba mend se kush ja ka thene, ndersa di gjitheçka! Nje mashtrues i njohur dhe damkosur. Edi Rama spjegon qete dhe qarte si qytetar i denje ngjarjen dhe pyetjet e prokurorit. Ku ishim dhe ku po shkojme. Ndersa disa komentues intigante na sqarojne te “verteten” pas gardhit

    1. iliri says:

      shume e sakte Afrim,,,por doshat duan remuj ,,me vone ta incizonte ramen dhe te nxirte vidjon ky eshte ortak I Dritan Priftit,,,,por doshave ju ngeli dopjo 6 ne dore,,,vetem nje gje nuk kuptoj si nuk e shkarkojne si deputet si mashtrus dhe ordiner.

  9. meckojati says:

    O tom doshi? Pse ule kaq poshte burerine fhe karakterin e malsorit duke sajuar gjera te kota. Ju Rama jeni me te vertete njeriu ideal qe i duhet ketij vendi shume drejt ke vepruar qe ceshtja te ndiqet ne rruge ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje