Dyshime për pastrim parash, infermieri belg transferon 1 milion euro të dashurës së tij në Shqipëri

20 Korrik 2015, 18:29Politika TEMA
Dyshime për pastrim parash, infermieri belg transferon 1 milion euro

Nga llogaria e tij në Belgjikë, Eric Nyssens  i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të Rovena Kalemit, në Shqipëri brenda një harku kohor prej një muaji në 2014. Në këtë histori Rovena Kalemi përfshin edhe shokun e ish të dashurit të vajzës, Bledar Coraj. Nga dëshmitë në prokurori çifti është munduar t’i justifikojë të ardhurat si pasuri që Eric kishte fituar pasi kishte shitur asetet e të atit në Belgjikë, dhe me këto para do të ngrinin një biznes në Shqipëri ku dhe do të martoheshin në nëntor të 2014.

Por për Prokurorinë ky është vetëm trillim pas të cilit fshehet “pastrim parash”.

Prokuroria u ka kërkuar dokumentacionin ku të vërtetohej dhe burimi i të ardhurave por një gjë e tillë s’ka ndodhur.  Në këto kushte prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e 850 mijë eurove pasi 300 mijë euro Rovena i kishte tërhequr më parë.

Si u transferuan 1 milion euro ne Shqiperi

Sipas informacionit që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda transferimi i parë është bërë më 7 gusht 2014. Nga llogaria e tij në Belgjikë, Nyssens ka dërguar drejt llogarisë së shtetasit Bledar Coraj në Shqipëri shumën prej 300,000 euro.

Transferta e dytë është bërë një muaj më pas  më 16.09.2014 . Nga llogaria e Eric Nyssens në llogarinë e shtetases Rovena Kalemi kaloi shuma prej 800,000 euro.

Si u zbulua?

Prokuroria për Krime të Rënda, e cila është struktura përgjegjëse për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”, kishte marrë informacionin nga ana e Prokurorisë së Durrësit se në llogaritë e shtetasve shqiptarë Kalemi dhe Cokaj, gjatë vitit 2014, janë kryer disa transferta, të cilat shkonin mbi 1 milion euro. Ky informacion kishte mbërritur në Prokurorinë e Durrësit nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Sapo është marrë ky informacion, Prokuroria e Durrësit ka marrë miratimin në gjykatë për sekuestron preventive, pasi kjo shumë parash kishte burim të dyshimtë në momentin e parë.

Infermier belg me prinder te pasur, martesa dhe jeta me 1 mln euro

Pas vendosjes së sekuestros së shumave bankare në bankë, Rovena Kalemi dhe Eric Marie Nyssens, janë paraqitur në prokurori në datën 05 nëntor 2014 dhe 06 nëntor 2014 në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës  për të shpjeguar transfertat në fjalë.

“Të dy këta shtetas kanë pohuar se janë bashkëjetues me njëri tjetrin në një banesë në Bruksel dhe se më datë 07.11.2014 do të martohen në Zyrën e Gjendjes Civile, Komuna Xhafzotaj, Shqipëri. Ata kanë shpjeguar se njihen midis tyre që prej një viti dhe arsyeja e transfertave nga Eric drejt shtetases Rovena Kalemi ka qenë pikërisht për faktin e bashkëjetesës midis tyre dhe me qëllim të blerjes nga Rovena të një shtëpie të mirë dhe hapur një biznes si restorant apo ndonjë supermarket” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Të pyetur në lidhje me faktin e sigurimit të shumave të tilla, ata kanë shpjeguar se Eriku i ka përfituar nga shitja e aksioneve që ai ka patur në disa shoqëri në Bruksel, të cilat kanë si objekt veprimtarie – telekomunikacionin, supermarket, farmaci, etj. Këto aksione shtetasi Erik i ka trashëguar nga prindërit e tij.

Si Rovena përfshiu shokun i ish të dashurit te pare te saj?  

Gjatë dëshmisë së saj në prokurori Rovena kishte deklaruar se Bledar Coraj e kishte shokun e ish të dashurit të saj që nuk jeton më”  dhe se transferta prej 465,000 euro e transferuar nga shetasi belg Eric Nyssens drejt shtetases Rovena Kalemi nëpërmjet shtetasit Bledar Coraj, ishte  bërë për shkak se Rovena nuk kishte llogari të hapur.

“Shtetasi Eric Nyssens, nëpërmjet një avokati ka paraqitur në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës – një kopje të dokumentit që tregon transfertën e kryer më datë 07.08.2014 nga llogaria e tij në Belgjikë drejt llogarisë së shtetasit Bledar Coraj në Shqipëri të shumës prej 300,000 euro dhe të transfertës së kryer më datë 16.09.2014  nga llogaria e Eric Nyssens në llogarinë e shtetases Rovena Kalemi të shumës prej 800,000 euro. Nga të dy këto dokumente rezulton se transferimi është kryer nga llogaria e shtetasit Eric Nyssens në bankën…. Gjithashtu shtetasi Eric Nyssens ka sjellë edhe një kopje të disa kërkesave dhe mandateve burse të vlerave të ndryshme të datës 09.09.2014, për llogarinë në emër të shtetasit Eric Nyssens” sqarohet në informacionin e mbledhur nga prokuroria e krimeve të Rënda.

Rovena tërheq 300 mijë euro, bllokohen 850 mijë të tjera

Në momentin e vendosjes së sekuestros, rezultoi se Kalemi kishte tërhequr rreth 300 mijë euro dhe në llogaritë e saj gjendeshin rreth 850 mijë euro, të cilat u bllokuan.
Kerkohet konfiskimi i parave

Prokuroria kërkou nga dy shtetastit të vërtetojnë ligjshmërinë e burimit të këtyre parave. Por kjo nuk ndodhi.

Pas vendosjes së sekuestros dhe mungesës së shpjegimit të burimit të ligjshëm të këtyre parave, Prokuroria e Durrësit e kaloi për kompetencë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila kërkon konfiskimin e sasisë së parave.

Në bazë të ligjit “Antimafia”, barra e provës për pasuritë e krijuara u takon personave të dyshuar për “pastrim parash”.

“Gjatë kohës që këto llogari bankare kanë qenë nën sekuestro, shtetasit Rovena Kalemi dhe Eric Nyssens nuk kanë paraqitur asnjë provë dokumentare për të provuar ligjshmërinë e burimit të këtyre parave” sqaron prokuroria./Ora News

17 komente në “Dyshime për pastrim parash, infermieri belg transferon 1 milion euro të dashurës së tij në Shqipëri”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kur bankat belge,kalojne nje shume te tille,kerkojne dhe burimin.
    Shqiptaret mund ti marrin dhurata,nga donacione ose individ,nuk ka te drejt askush t’ja u prek.

    1. Personix says:

      Nuk eshte e vërtetë. Ata kane derguar shuma te vogla shumë herë. Gje qe atje e justifikojn, por bankan nuk mbledhin totalin a dërguar.

      Kështu që shteti shqiptarë ka te drejt konfiskimi deri sa të vërtetohet burimi.

    2. lola says:

      Shteti shqiptar duhet ti seguestroje e ti kaloje ne buxhetin e shtetit, asnje euro nuk duhet te lejohet te hyje ne shqiperi ,qofte edhe si dhurate, vigjilenca frevolucionare duhet te jete ne shkallen me te larte, bar do ham por parimet ne nuk i thyejme, ne e kemi deklaruar haptazi qe do rilindim rregullat e komunizmit; as nje lloje dhurate te mos lejohet, ne duhet ti japim shembull botes, ne duhet te jemi fener ndricues per europen.

      1. Argita_B says:

        Lola fshatarja pa shkolle!!
        Se pari artikulli ne fjale sjell thjesht nje thashethem ketu dhe me elementet qe lexojme nuk ka avokat apo jurist qe te gjykoje nese ka apo nuk ka shkelje ligji. Kur nuk ke asnje lloj kompetnce ligjore kush te detyron te prononcohesh!!! Ke rastin me te mire te heshtesh qe te mos behesh qesharake.

  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Burr i mire kybelgu

  3. sit.. back....and relaks → says:

    do iki me not ne belgjike te filloj pune “infermier”. kush e di sa “doktoresha” ka ne varesi ky “infermieri”

  4. Vini says:

    Lajm ose i pasakt made in gazetar albania .,ose komplet i deformuar .nuk ka bank jo ne belgjike po dhe ne afrike qe nuk te kerkon burimin e parave .. Kjo lloj levizjeje ne cdo bank te botes kalon direkt me aprovimin enje komisioni qe varet direkt nga guvernatori .i bankes qendrore . N ebelgjike te kerkonin kur jetoja un dhe origjinen e 100 frangave se atehere skishe euro jo 1 milion ???

  5. DR. Adhamudhi says:

    Ca jan kto budallalleqe qe lexojme. Ato jan transferta bankare. Ik o njerz i hidhni ne banka te hyaja leket se aty jan ber si hiena shtetaret. Ngrihuni e i qeroni keta pisa nga pushteti.

  6. ato para do te jene te ndonji veshke apo zemre te shitur…

    bote e cuditeshme !

  7. LORA says:

    Ja keshtu levizin parate qe financojne krimin e organizuar,,,,me koperture “infermieresh”.
    Mendoj se informacioni duhet te perfshinte hetimin e plote te prokurorise,dhe konkluzionin fundor te ketij hetimi.
    Saper komentin e “adhamudhit”,,,coc ka ky qe i djeg fort sumen ky lajm.

  8. Para Laci says:

    Ato para do konfiskohen nqs ata nuk i thone autoriteteve se nga ku esht burimi. Nqs bankat kudo ne bote kan dyshime dhe ne kte rast dyshimi esht i madh se si ka mundesi 2 te papune kan kaqshum para ato mund te lajmerojne autoritetet per te kontrolluar se nga vijne parat.

  9. Goni says:

    O popull, per teori keta specialistat Shqipetare u’a marrin ne kthese gjithe Parlamentit Europian me nje llaf po t’i degjosh c’thone, sidomos keto Ministret e Integrimit, te japin uje ne shoshe si i thone, dmth jane me katolike se Papa. Gjithmone kur behet fjale per rastet kur nuk u djeg miza.Pse nuk detyron Ilir Meten Prokuroria te justifikoje pasurine?Po per raste te tilla ku perfshihen te hua tregohet e zellshme.

  10. Durresi says:

    Gjeti edhe ky trapi nga Belgjika se ku ti transferoje leket! Po pse pak banka te mira ka bota, te cilat mbajne edhe anonimatin e klientit, por duhej qe ti sillte ne vendin e spiunave, batakcinjeve dhe njerezve pa shtylle kurrizore? Shume mire ti behet, po ja sekuestruan!

  11. sherifi says:

    Ky lajm eshte i deformuar,ose nga shtypi per informacion jo te sakte,ose nga nje dashakeqes.
    Dergesa me shuma te tilla nuk kryen dote,pa patur akt marreveshje ose kontrata te rregullta, kte e kerkoin te gjitha bankat ne Shqiperi,e jo me ne Belgjike, dhe tjetra personi ne Belgjike nuk eshte se i ka cuar me these ne banke ato para qe dergoi ne Shqiperi,ai keto i ka patur ne banke dhe origjinen e krijimit te kesai gjendje ne bankat Belge,ky person besoi se e ka te deklaruar ne autoritetet perkatese te Belgjikes.
    Po ne Shqiperi ka qene dhe vazhdon nje tradite, qe nese dukush edhe me bisnes te rregullt,po te jete qe krijon kapitale qe bien ne sy,shteti te turret dhe te sulmon.

  12. Dibrani says:

    Ne asnje vend te Botes nuk te sekuestrohen leket kur ti dhuron dikush nga jashte,….Se po te ishin para te pista shteti Belg nuk do ta lejonte trasferten

    ..Shteti Shqiptar ka drejt te dij ,..dhe te sekuestroj,… per leket kash qe futen ne banka pa ndonje fature apo te ardhur….nga banore Shqiptar dhe te huaj qe jetojne ne Shqiperi

    Neser nje milioner deshiron te me dhuroj ca lek duke i trasferuar nga baka ne bank…e ca pastaj un duhet me gjet burimin se ku i ben milionat ,milioneri…ska kuptim,…ketu shteti po del jasht cdo lloj kopetence ligjore,… Po behet shtet diktatorjal dhe mafioz

    Besoj keshtu askush nuk do investoj kush ne Shqiperi

    Do mbeteni pabuksa ter jeten

    1. elona says:

      o Dibrani,e kane bere ligjin Copy-paste me ligjin e Zvicres dhe kane ndryshuar disa gjera.Por ama ligji thote qe nese nuk ka akuze ,max 72 ore mund te bllokohen parate dhe mund te kerkojne kohe shtese per vertetimin e origjines.S’e kuptoj s’i mund te jene me kerkues ne origjinen e parave keta baxhellat e bankave tona qe kane bere raportimin ,apo Gent Gazheli krye hajduti qe u ben presion njerezve ne kete forme.Une kam degjuar disa raste te tilla,se me lidh puna,dhe gjithmone perfundojne :te hane mu**in,se s’kane c’te bejne.E bejne per te zhvatur ndo1 lek dhe kaq.

  13. Tironci says:

    Kjo Fatmadhja do jete nje nga atoo…..
    Ka peshkuar kete trapin nga belgjika, dhe ka bere gol.
    Do kete rone mrena ky loqja, me jep leke te blej shtepi, te hap biznes dhe ta gjejme lumturine tone ne Shqiperi.Per ate dashnorin, uh une ate e kam si vella etj. etj.
    Me ato leket eshte mire te investojne tek ndonje shtepi jetimesh se bojne sevap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje