Dy adoleshentë janë mbytur në ujërat e lumit Osum.
Të rinjtë, që sipas Policisë së Beratit janë rreth moshësh 15-vjeçare, u mbytën në vendin e quajtur “Pllakat” në orët e pasdites së të hënës.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ata ishin duke u larë në lumë së bashku me një grup moshatarësh të tyre.
Trupi i njërit prej viktimave është gjetur pak pas mbytjes, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tjetrit dhe për këtë janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s.
Policia e Beratit është vënë në kërkim të dy adoleshentëve, pas alarmit të marrë se dy të rinjtë janë zhdukur teksa po laheshin në lumë.
Fat i zi.