Këshillat Bashkiakë, KQZ vijon shpërndarjen e mandateve

21 Korrik 2015, 15:27Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë të Lushnjes, Kamzës dhe Vlorës.

Me votat e të shtatë anëtarëve KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Lushnje, qarku Fier dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KQZ .

Sipas vendimit Aleanca për Shqipërinë Europiane fitoi 28 mandate; Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 12 mandate; Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat.

Nga shpërndarja e mandateve për këshillin e bashkisë Kamëz, qarku Tiranë koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane siguroi 22 mandate; ndërsa koalicioni i djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 19 mandate.

Ndërsa nga shpërndarja e mandateve për këshillin bashkiak të Vlorës, Aleanca për Shqipërinë Europiane, mori 29 mandate; Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 11 mandate dhe Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje