Partia Demokratike kërkon anullimin e testimit të infermierëve deri në përcaktimin e një procedure të qartë për edukimin e vazhdueshëm të tyre, në bazë të së cilës duhet të procedohet.
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, duke e konsideruar testimin një mjet presioni mbi personelin shëndetësor, deklaroi se ky proces kërkohet të realizohet pa pritur opinionin e Gjykatës së Lartë ndaj ankesës së Urdhërit të Infermierëve për këtë iniciativë.
“E gjitha kjo kërkon të kryhet pikërisht në këtë periudhë kulminante pushimesh dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik mjekësor. Nga ana tjetër, kjo iniciativë po përsëritet në mënyrë krejt të njëanshme, në një kohë kur në Kuvend dominoi vullneti i përbashkët për ndryshimet e ligjit të edukimit të vazhduar”, u shpreh Shehu.
Vendimi, sipas PD-së, bie ndesh dhe me këto ndryshime ligjore, që do të hyjnë në fuqi pas pak ditësh, pavarësisht vendimit të kaluar të “Gjykatës Aministrative”.
BRAVO TRITAN
duan vetem te heqin hallexhinjt nga puna
Dhe mund të anullohet testimi infermierve po se kruajtën.