DEBATET/ Rama: Ju jepnit bursa për 22 sedile furgoni, 2 ton tallashi apo raki rrushi

21 Korrik 2015, 21:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si shumë të mirë ligjin e ri të arsimit të lartë.

Ai ka thënë se ky ligj sulmohet nga disa profesorë të kohës së komunizmit, që janë mësuar të bëjnë edhe profesorin, edhe menaxherin.

Rama tha se deri dy vite më parë, në Shqipëri jepeshin bursa për raki rrushi apo për sedilje furgoni.

“Në shtator të vitit 2013 kishte 59 IAL-e publike dhe 44 private. Tetë herë më shumë se Britania e Madhe. U hap sistemi i studimit me kohë të pjesshme që diplomonte studentë uikendi.

Në tetë vjet nuk akredituat asnjë universitet publik, por 44 privatë”, tha Rama.

Dhuro raki rrushi dhe merr një bursë.

A e kuptoni se çfarë distilerish keni krijuar?

Dhuro 20 sedilje furgoni dhe sisteme të brendshme furgoni dhe përfiton dy bursa dyvjeçare, apo ju jepnin 2 ton tallashi për bursë.

Ky është arsimi juaj i lartë.

Keni nxjerrë në rrugë të protestojnë pjesëtarë të Organizatës së Partisë së Punës së Universitetit të 89-ës që jo rastësisht mblidhet në SHQUP”, tha Rama.

Rama ironizoi edhe temat e doktoraturave të mbrojtura këto vite në universitetet shqiptare, duke përmendur disa prej tyre.

Dëgjova një nga ju që tha se u shkatërrua shkenca.

Keni arritur të bëni doktoraturë për shpërndarjen e mjekëve në Prizren. 

Ndërkohë që sot, procesi i doktoraturës, e dini ju si rezulton, që ka një grusht të hekurt të Organizatës së Partisë së vjetër dhe një të asaj të re, që ndërkohë që ligji juaj thotë jo më shumë se 5 studentë në udhëheqje të një profesori, e kanë çuar 15 dhe njëri dekan ka 40 studente doktorantë.

Ç’janë këta superprofesorë?

Ka tema doktoraturash në Albanologji si:  “Historia e Funksionit të Noterit”, “Aktrimi në Filmin Kosovar”, “Historia e Kosovës në Botën Arabe”, “Menaxhimi Stomatologjik në Rrethin e Tiranës”.

Keni arritur kulmin me gjinekologji me temën: “Si të bëhesh mami”, e bëra nga një mashkull.

Ky është sistemi juaj, a e kuptoni?”, tha Rama.

14 komente në “DEBATET/ Rama: Ju jepnit bursa për 22 sedile furgoni, 2 ton tallashi apo raki rrushi”

  1. "BALASHI" says:

    Çdo pallat kishte universitetin e tij. Vazhdoni reformat me radhe, le te lehin zagaret.
    Politiken ne arsim nuk e bente ai gjydyrymi Myqeremi, por e shoqia…

  2. smile says:

    Te marre fund sa me shpejt marrezia. Institucionet arsimore duhet ti kthehen funksionit natyral te dhenies se dijeve dhe jo te dhenies se letrave pa vlere qe po lene pa pune qindra studente/ë, jo per faj te tyre.

  3. Universiteti me thike pas shpine says:

    Henri Çili i realizoi qellimet e veta, nepermejt injorances tende ore gomar.
    Po ty cfare te mbetet ?
    Shqiperia do te thahet prej rinise se asaj shume shpejt.

  4. Besa says:

    O zot,cfare I beri Rama ne parlament PD vecanrisht njeriut qe nuk e di si ka qene k/minister I ketij vendi,nuk gjej fjale,nje kryefjalim brilant.Cfare eshte bere ne kohen e PD mos o zot,kemi kaluar vitet me te veshtira e me mediokritet qe si ka njohur asnje shtet.Me ka mahnitur me fakte te nje corapeje qe I kish ikur filli e nuk behesh me.Rama ashtu sic I binin djereset,e beri dhe PD te mos ngrinte koken per demet e medha,por qe jane te pacipe e nuk rflektuan,u ngrit K/hajduti qe e filloi fjalimin si nje I dehur nga gjyshja e shprehje nga greqishtja,te cilat per momentin e harrova.Ky fjalim I EDI RAMES per ne shqiptaret eshte HISTORIK,dhe kjo u duk ne fitoren spektakolare 21 Qershorit,ku Edi ja u beri dore se po merni humbje pas humbje.Lum kush ka patur fat qe ka pare e degjuar.Fitorja e 2017 do jete me e thelle ta gezojme te gjithe!

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Vazhdo Rame mos I sqaro kot te kuptojn sa injoranter kane qene…

  6. Lili says:

    A ka kaluar ky ndonjehere nje doktorat?

    Si te behesh mami nuk meriton tallje po perkundrazi perkushtim,edhe nuk varet nga sexi i doktorantit…meriton e mire jo nje po njeqind doktoratura se sicili e ka nje prizm:nga ana psykologike,apo nga ana historike,apo nga ana akademike ,do kesh nje doktorat krejt ndryshe ate here! Edhe ne qofte se kryeministri mendon se mami duhet te jene vetem grate kjo tregon ngushtesine mendore te tij,se ne bote qe moti ke malit burra! Bile cdo dite e ma shume !
    Edhe ne qofte se historia e kosoves ne boten arabe nuk hyn ne albanologji,atehere ku?ne historine e fejes per ministrin tone?apo ne geografi?…
    Manaxhimi stomatologjik ne rrethin e Tiranes eshte nje teme doktoratur,te cilen bile kryeministri duhet ta lexoje per te kuptuar pse e kemi Kaq te keq ate sherbim!
    Kur ignorantet flasin per gjerat per te cilat nuk kane haber…

  7. cjan kto diskutime katnaresh z.KRYEMINSITER
    e keni shndruar parlamentin shqiptare nji kafene ,
    ku xhambazet blu e te kuqe e roze e mullaqemushke ,
    bejen llogje . ku diskutohet per kriminele ,per drog,per mafioza ,
    por kurr per zgjidhjen e problemeve kardinale qe ka ky popull .
    i ke kriminelat aty ne parlament dhe sillesh me ata si mik .
    PERSE MASHTROVE SHQIPTARET ?
    KU ESHTE SHTETI I SE DREJTES QE TI DO NDERTOJE ?
    KU JANE KRIMINELET E 21 JANARIT ? – JANE SHOKET E TY -QE TI BEN LLOGJE ATY NE PARLAMENT SALI BERISHA BASHA META ETJ !
    NQS NUK JE I ZOTI ME GJITHE STAFIN TEND -JEP DOREHEQJE
    KUR JEP PREMTIME KA VETEM NJI LIGJE NE KTE BOTE ;
    OSE MBAJE PREMTIMIN OSE LARGOHU PERFUNDIMISHT
    BOLL U TALLET ME KTE POPULL
    PARLAMENTI JOT ESHTE GJITHE KRIMINEL
    NGA SALI PUTANA E DERI KE JOSEFINI KE META BODE E CI PERMBAN PRAGU KRIMIT
    SI STE VJEN TURP PAK NGA VETJA – CFAR BURRI PASKE QEN !

  8. kris 1 says:

    Ky me sulmin ndaj partise se punes po ja fut dhe babait dhe daje Spiros.E pse mos ja fuse popullit qe i dha voten?

  9. Amaraldo Golemi says:

    Te gjitha keto tema te permendura nga ky I droguari jane interesante ne qofte se jane studiuar seriozisht. Mendo kush flet per arsimin nje gjysem I edukuar, gjysem piktor, gjysem letrar e gjysem publicist, shkurt nje gjysem kryeminister qe nuk I duron dot ata qe krenarisht vene para emerit te tyre Pro, Doct. etj

  10. demo says:

    Si te behesh mami? = si te q… mami

  11. nji uj selite te lutem says:

    Kjo e fundit si te behesh mami qeka e fort fare.

  12. Azio says:

    Ti Edi je i pakrahasueshem.
    Ha ha ha sa kam qesh.
    Tema e doktorates e mbajtur nga nje mashkull me teme “Si te behesh mami”
    Paradokset e shkences ne kohen Sale Rrumpalles
    Mjere PD me cfare i ke lidhur qete
    Me e bukura eshtenuk
    mund te ndryshojne qete as tani.
    Leini ti bien legenit.Ky eshte zanati i tyre(P D).

  13. XUME PROTOPAPA says:

    TI PISH TE PERMJERRAT

    sistemit arsimor te te gjitha niveleve ne kohen e enveroxhizmit, ti i biri i Kristaqit qe vuri firmen per te varur ne litar nje poet. Apo e ke harruar ?

    Ja te te kujtoj nje nga rregullat e asaj kohe per temat e dipllomave universitare: profesori patronizues apo “tutor” kishte maksimumi vetem 3 studente qe i zgjidhte edhe me simpatine kater pese vjeçare qe kishte krijuar ne rraportin student-profesor.

    Pastaj po te rikujtojme temat e dipllomave te kohes, perveç seriozitetit te tyre, pasi u vodhen nga arkivat e Universitetit te Tiranes ose me mire u shiten nga te korruptuar te pa skrupullt, jane perdorur si baze per dhenjen e qindra e mijera konçesioneve, dhene perderi fiqshitesve te mehallave ku dikur bytha lahej me kanaçe e goja mbante ere hudher edhe ne dite feste, pa dallim krahine, ideje apo ngjyre te çorapeve, nga bartes “dokrrash te hirta” (idiot ke qene e do vdesesh ti vellai i Gregorit) ne kuptimin e ngjyres se hirte dhe jo te asaj qe Gjergj Fishta psikopatisht i huazuar kish thene ne te vertete.

    Te parit qe duhet ti heqesh te drejten per tu quajtur i dipllomuar eshte gangsteri Saimir Tahiri, me dipllome “fundjavore” nen hijen e Taraboshit.

  14. Mira says:

    Ky ligj eshte nje kasahpane e vertet per arsimin shqiptar. Nuk eshte rastesi qe miratohet tani ne mes te pushimeve me shpresen se deri ne vjeshte kur te kthehen studentet te jete harruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje