Të më falin ata që nuk e njohin industrinë e naftës për ndonjë term apo koncept të përfshirë këtu. Me këtë shpjegim, nuk kam dashur të prek individë. Dëshirojtë qartësoj problemet dhe situatën, çfarë mund të bëhej më mirë nga kompaniae huaj dhe sidomos nga institucionet tona. Duhet të përfitojmë sa më shumë nga nafta, ky aset natyror i rendësishëm porpa dëmtuar jetën e banorëve të Marinzësqë janë bërë viktima, pa e kuptuar çfarë ndodh me trupin, jetën e tyre dhe të gjësë së gjallë. Me respektin madhor për ta, buka e të cilëve na ka ushqyer në ditët e punëve të vështira.
Pusi 57-61, që shpërtheu lëngun larës të gazuar, në të gdhirë të1 Prillit 2015, gjendet pranë zonës së banuar të fshatit Marinëz. Gjithë shpërthimet që kanë ndodhur më parë në këtë zonë nafte, lidhen me shtresat ranore naftëgazmbajtëse (rezervuarë) të zbuluara në Qershor të vitit 1957 me pusin 542, në hyrje të fshatit Marinëz.Pusi në fjalë, ka shpërthyer nga të tjerë rezervuarë që për fatin e banorëve, nuk kanë qenë naftëgazmbajtës.
Në se deri në vitin 1957 as njiheshin dhe as priteshin të tilla shtresa naftëmbajtëse, pra zbulimi në pusin 542, ishte “surprizë” për gjeologët sovjetikë dhe shqiptarë që projektonin puset dhe ndiqnin punimet, puset që shpërthyen më vonë si 578, 586 të dy para viteve ’60, të gjithë në zonën e Marinzës, ishin thjesht shpërthime nga shkeljet e disiplinës teknike gjatë shpimit ndërsa pusi 936 në vitin ‘67, shpërtheu gjatë proçesit të ndërlidhjes (perforimit) të fundit të pusit me shtresën naftëgazmbajtëse, po nga shkeljet e rregulloreve.
Vini re!Më sipër, kam theksuar se ishin “shtresa me naftë dhe me gaz”, pra herë me gaz të veçantë, mbi naftën dhe herë me gaz të tretur në naftë por me sasi të lartë, i gatshëm për t’u veçuar nga nafta e për të zenë pjesën më të sipërme të rezervuarit ranor sapo të ulej pak presioni i tij.
Kam pasur fatin të shoh e të mësoj nga shumica e shpërthimeve në naftë por edhe në gaz natyror,
në puset e Ballshit, në puset e Divjakës,në puset e Cakranit e qëtë gjitha gjatë fundviteve ’60 dhe viteve ’70. Të gjitha shpërthimetkanë ndodhur nga shkelje të disiplinës teknike nga neglizhenca në zbatimin e rregullave dhe rregulloreve në fuqi.
Shpërthimi i ndodhur në pusin 57-61 më 1 Prill 2015, 58 vjet pas shpërthimit të parë ose edhe 48 vjet pas shpërthimit të fundit po në atë zonë, është ndodhi sipas meje, nga një neglizhencë e pastër e formuluesve të projektit ndaj kushteve gjeologjike dhe teknike të projektimit në atë zonë por edhe mungesë e përvojës së brigadës së shpimit dhe drejtuesve teknikë të saj, të cilët megjithëse të pajisur me mjetet e nevojshme, manovruan gabim. Njohja e përvojës së shpërthimit fatal në pusin Cakrani-37, do të kishte qenë shpëtim.
Është domosdoshmëri evidentimi i saktë i tyre për të rritur sigurinë në të ardhmen.
Ishte rastësia fatlume që trungu i pusit në fjalë, u ndërlidh me një grumbull krejt të rastësishëm të gazit karbonik, por fare mirë mund të kishte ndodhur që të ndërlidhej me një grumbull të gazit të naftës, që gjendej më poshtë, mundësitë e së cilës kanë qenë dhe janë shumë herë më të mëdha. Duhet thënë qysh në fillim se gazi karbonik, vërtet nuk është një gaz helmues, por është po aq vdekjeprurës në mjedise të mbyllura, nga që zevëndëson shpejt ajrin jetëdhënës dhe ne, që kemi punuar në naftë, e njohim rastin e humbjes së jetës nga ky gaz dhe ky mekanizëm. Ishin me fat banorët dhe gjëja e gjallë në Marinëz, që megjithëse ishin në gjumë, gazi nuk shpërtheu në mjedise të mbyllura.
Qëndrimi i specialistëve të MEI dhe AKBN, në raportin paraprak për vlerësimin e shkaqeve të shpërthimit në pus, që gjendet në saitin përkatës të internetit, se “këto janë shpërthime të njohura në naftë dhe që lidhen me gabime njerëzore”, është qëndrim zbutës ndaj përgjegjësisë që kanë vetë këto institucione e që mund të vijë edhe nga mungesa e përvojës për rreziqet e punës në kantieret e naftës dhe në naftë.
Por me një apo disa artikuj shtypi, specialistët e huaj që punojnë sot në kantieret e shpimit dhe nxjerrjes, nuk e mësojnë dot përvojëntonë e aq më pak mund të mësohen “specialistët” nëpunës të institucioneveshtetërore në MEI apo AKBN.Njësitëqë duhej të ruanin dhe shpërndanin atë përvojë janë shuar me Vendime Qeverie.
Po vëmë në dukje disa nga kushtetfillestare gjeologo-teknike dhe rrisqet, të cilat duhej të ishin të njohura paraprakisht nga investitorët e huaj,nga të cilat do të vareshin edhe zgjidhjet e përshtatshme teknike e teknologjike në projektin e zhvillimit të rezervuarëve në Marinëz. Njohja e rrisqeve do të ishte parësore për kompaninë “Bankers Petroleum” e sidomos, pas dështimit spektakolar të kompanisë Anglo-Albanian Petroleum (AAP), që megjithse me pjesëmarrjen e specialistëve të Albpetrolit, pas tetë vite pune njohjeje të kushteve konkrete dhe testimeve, në vitin 2003, deklaroi pamundësinë për të njohur situatën e rezervuarëve në fjalëe aq më shumë për të punuar në ta dheu largua.
Bankersi, fillimisht si “Saxon”, besojmë nisur nga disa premisa fillestare gjeologo-teknike të rezervuarëve të Marinzës, që i gjykoi me interes por edhe përvojës kanadeze në përpunimin e naftave jo konvencionale, shpresojmë duke njohur dhe pranuar edhe rrisqet, zgjodhi për shfrytëzim pikërisht një teknologji e cila edhe nga ideatorët e saj, konsiderohet tepër agresive e që në themel ka sigurimin e sasisë maksimale të naftës në kohën më të shkurtër. Ajo është quajtur CHOPS (shkurtim i termave anglisht, e që lexohet çops).
Firmosja nga Kryeministri i rradhës më 16 Korrik 2004, i një kontrate që për nga termat dhe kushtet tashmë të njohura nga shtypi, lehtësonte mjaft kthimin me fitim të sigurtë të shpenzimeve të kompanisë në fjalë, i ka dhënë shtysë besoj, fillimit të shpejtë të veprimtarisë së shfrytëzimit dhe zbatimit të asaj teknologjie, pa qenë plotësisht i bindur për ato rrisqe dhe teknikat që do përdorte.
Por cilat ishin rrisqet sipas meje?
Së pari, situata politike dhe ekonomike e paqendrueshme brenda vendit. Ngjarjet e viteve ‘94,’96, ‘97, ‘98 dhe lufta e Aleancës së NATO-s që shpuri në çlirimin e territorit të Kosovës, për investitorët e huaj, ishin rrisqe madhore me mundësi ripërsëritje. U provua kjo, në Mars ‘99, kur kompanitë e huaja që punonin në Industrinë e naftës, u larguan me shpejtësi. Po ashtu, debatet e përhershme parlamentare mbi pavlefshmërinë e kontratave me kompanitë e huaja dhe zotimet përkatëse për rishikimin e tyre pas marrjes së pushtetit nga opozita e radhës kanë qënë rrisqe të paralajmëruara. Gjithashtu, kusht madhor për mbështetjen e investimeve, ka qenë edhe qëndrimi i komunitetit ku do të zhvillohej ai investim. Pas përmbysjes së ekonomisë së centralizuar në vitin ‘90, gjendja ekonomike e komunitetit në zonat rurale, përgjithësisht u rrënua gjë që nxiti informalitetin dhe përvetësime të ish pasurisë së përbashkët, përfshi edhe investimet e huaja.Mund
të gjykohet se mbështetja e tij të ketë qenë e dyshimtë.
Megjithatë, qeveritë, njera pas tjetrës, pavarësisht deklaratave, vazhdojnë ende punën e tyre pa u shqetësuar as vetë dhe pa shqetësuar as kompaninë.
Së dyti, investimi teknologjik në vendburimin që shfrytëzohej prej rreth pesëdhjetë vitesh. Në të, gjendeshin të shpuar mbi 2500 puse vertikalë me një dëndësi tepër të dukshme. Shkurt, mund të flitej edhe për një “pyll nëntokësor çeliku”,me trungje vertikaletë puseve, kolonave etj. Dhe jo vetëm kaq. Secili nga trungjet e puseve vertikalë, ka pasur një sërë rrisqesh të tjera të lidhura me cilësinë dhe vjetërsinë e kolonave rrethuese, me cilësinë e dobët të gurit të çimentos rreth kolonës, etj etj. Përdorimi i metodave të nxitjes së prodhimit në zonën rreth fundit të pusit, riperforimet, acidifikimet, injektimet e ujit, gazit karbonik, të holluesve etj, remontet e herëpashershme për pastrimin e tapave të rërës, e kanë ndërlikuar situatën dhe mjedisin nëntokësor. Pra, rrisqet e zbatimit të teknologjive të reja me puset ekzistuese kanë qenë shumë të mëdha. Ndoshta jo më kot AAP, braktisi investimet. Megjithatë, veprimtaria intensive vazhdon dhe do të vazhdojë edhe me shpimin e puseve të rinj, sidomos me trungje horizontalë, midis trungjeve vertikalë të atij “pylli” të dendur çeliku.
Së treti, por ç’ishte vendburimi i naftës në Marinëz, para se të ndërhynte Kompania “Bankers”?
Zona në fjalë, ka tre grup rezervuarësh naftëgazmbajtës të cilët deri para se të firmosej kontrata me kompaninë “Bankers”,kanë qenë në shfrytëzim gati 50 vjeçar. Së fundi, rezulton se rezervuarët naftëgazmbajtës nuk paskan qenë të vazhdueshëm, siç i kemi pas supozuar ne, por të ndërprerë e të ndarë në blloqe “dhoma” të veçanta nëpërmjet prishjeve tektonike (çarjeve) të cilat kanë qenë dhe janë gati të lidhin dhe të rilidhin sipas rastit, të gjithë rezervuarët që gjenden lart e poshtë rezervuarit në shfrytëzim, po u prishe ekuilibrin. Veç kësaj, këta rezervuarë, deri në vitin 2004, përjashto testimet e kryera nga AAP, janë shfrytëzuar sipas një sistemi relativisht “të qetë”,me të cilin, sigurohej naftënxjerrja përfundimtare më e madhe e mundshme, pavarësisht kohës së zgjatur të prodhimit por me shpenzimemonetaremë të ulëta.Duhet theksuar fort, se ky shfrytëzim bëhej sipas rregulloreve të caktuara teknike dhe shkencore,sidomos të rishikuara dhe rinovuara në vitin 1977, pas dëmeve të pa riparueshme të shkaktuara në vendburimet e naftës, nga një shfrytëzim tepër i sforcuar, i urdhëruar politikisht nga institucionet vendimmarrëse. Si pasojë e tyre, në vitin 1974, u arrit prodhimimaksimal prej rreth 2 milion e 400 mijë ton naftë. Në ato rregullore, një kapitull të veçantë e zinte “Ruajtja e nëntokës” që bënte fjalë për ruajtjen maksimalisht tëekuilibrave natyrorë të shkëmbinjve poshtë e lart rezervuarëve të naftës, që bënin të mundur edhe ruajtjen e rezervave të naftës, gazit, ujërave, të nëntokës, të vetë tokës, mjedisit etj etj. Kanë qenë normale kontrollet dhe qëndrimet e ashpëra ndaj shkeljeve,të cilat ishin baraz me ndjekjen penale. Kontrolli i zbatimittë atyrerregullave, lidhej drejtpërdrejt me një hierarki të posaçme administrative që fillonte nga ndërmarjet deri në Ministrinë përkatëse. Di që deri sot, nuk është formuluar Rregullore e re, përveç se është “fshirë” edhe hierarkia administrative për ruajtjen e nëntokës, së bashku me Institutin e Naftës. Në relacion me vitin kur filloi prodhimi nga “Bankers Petroleum”, me teknologjinë “agresive”,sasia e naftës dhe e rërës, në vitin 2014, u rrit gati katër fish. Natyrshëm kjoka intensifikuar mjaft prishjen e ekuilibrave, uljen e tokës jo vetëm nëpër çarjet e vjetra por edhe të krijuara rishtaz, për të rivendosur ekuilibra të rinj por tashmë edhe me burimeaksidentesh të mirënjohura, tërmetet dhe shpërthimet. Institucionet përgjegjëse ose nuk e kanë thënë fare fjalën e tyre ose e kanë mjegulluar atë. Njihet qëndrimi i IGJEUM, që ka qënë për t’u mëshiruar, për mungesën e theksuar të guximit shkencor.
Së katërti, në vendburim, sidomos gjatë fundviteve ’50, vitet 60 dhe 70, nuk i kushtohej kujdes i posaçëm grumbullimit të gazit shoqërues të naftës. Ai në përgjithësi, lihej të çlirohej në hapësirë. Gjithashtu, sistemi i grumbullimit dhe transportit të naftës, megjithëse me tubacione, nuk ishte tërësisht i mbyllur ose hermetik. Gjatë remonteve të shpeshta të puseve sidomos për shkak të tapave të rërës, gjithë nafta, rëra dhe ujërat shtresorë janë derdhur në tokëduke ndikuar drejtpërdrejt në keqësimin e cilësisë së mjedisit për punëtorët por edhe për banorët e fshatit dhe gjithë botën e gjallë bimore dhe shtazore. Efekt i këtij trajtimi jashtë standarteve, zona e Patos-Marinzës, me të drejtë ishte shpallur nga OKB, si zona e kategorisë së parë, më e ndotura nga industria e naftës. Futja e kësaj zone brenda standarteve botërore të mjedisit të shëndetshëm, natyrshëm do të kishte një kosto tepër të lartë për kompaninë që do të investonte. Kjo kompani, është përpjekur të rehabilitojë mjedisin fizik por jo dëmet në njerëzit banorë vëndas dhe botën e gjallë bimore e shtazore. Gjendja shëndetësore e botës së gjallë, ka qenë dhe mbetet e pa vlerësuar edhe sot e kësaj dite. Instituti i Shëndetit Publik, duhej t’a kishte në qendër të vemëndjes gjëndjen shëndetësore të banorëve dhe prej kohësh të propozonte masat përkatëse organeve shtetërore dhe kompanisë shfrytëzuese.
Ç’vlerë ka pasur ndërprerja e liçensës për gropat e grumbullimit të mbetjeve teknologjike nga Agjensia e Ruajtjes së Mjedisit, kur në gjakun e banorëve ka pasur dhe gjenden elementë kimikë helmues të naftës dhe gazit?
Së pesti, gjatë shfrytëzimit dhjetëra vjeçar të Marinzës, është pasur gjithmonë parasysh prania e zonës së banuar të fshatit. Banorët, të përfshirë në Kooperativat bujqësore, ishin mbajtur me detyrim, larg zonës industriale. Pas viteve ’90, strukturat e organizuara u prishën dhe i u la dorë e lirë nismave individuale. Nga viti 1990 dhe deri në vitin 2004, pati një rritje të vrullshme e të pa kontrolluar të zonës së banuar, me investime të mëdha në ndërtesat e banimit dhe infrastrukturë. Fshati, u zgjerua drejt Perëndimit, duke arritur kufijtë e zonës industriale. Kompania, detyrohej të merrte në konsideratë pikërisht edhe këtë ngarkesë. Pushteti qendror dhe ai lokal nuk është kujdesur
të ndiqte zhvillimet urbane dhe të kontrollonte atëe për të penguar zgjerimin dhe ndoshta zhvendosjen e banorëve që kur u njoh me programin e zhvillimit të vendburimit të Marinzës.
Dhe me gjithë këtë shumicë rrisqesh, Kompania “Bankers”, mori përsipër investimin për zhvillim të atyre rezervuarëve, duke përdorur teknologjinë CHOPS dhe puset horizontalë të lidhur me të, të zgjedhur si metoda kryesore.
Por ç’është teknologjia CHOPS? Pse është agresive? Ç’thotë literatura bashkëkohore?
CHOPS, përdoret për shtresa ranore naftëmbajtëse jo kompakte, me trashësi të vogël dhe që kanë edhe një farë sasie gazi të tretur në naftë. Sipas përkufizimit, shfrytëzimi me metodën CHOPS, nënkupton ose lidhet edhe me prodhimin e rërës dhe ky është problemi madhor, prishja e ekuilibrave natyrorë, ose edhe intensifikimi i prishjes, shkak i mundshëm i shumë dukurive negative, përfshi tërmetet por edhe shpërthimet.
Teknologjia CHOPS, lidhet me formimin brenda shtresës të “tuneleve” si “vrimat e krimbave të dheut”, që zgjaten e zgjaten brenda shtresës. Puset për teknologjinë CHOPS, mund të jenë puse vertikalë por edhe horizontalë. Ata, pasi tubohen me kolona çeliku, çimentohen dhe perforohen për të ndërlidhur fundin e pusit me shtresën naftëmbajtëse. Pas kësaj, në fund të pusit vertikal, vendoset një pompë thithëse e fuqishme, që krijon diferenca agresive midis presionit në rezervuar dhe fundit të pusit. Kjo diferencë presioni, bën që gazi i tretur të shpërthejë nga nafta duke e shkumëzuar atë. Bulëzat e gazit dhe nafta e shkumëzuar shkëpusin nga shtresa kokrrizat e rërës duke zgjeruar trungun me përmasa sigurisht të mëdha, një trung që i ngjan tunelit ose “vrimës së krimbit”. Kur fillon prodhimi, siç kuptohet, së bashku me naftën e shkumëzuar nxirret edhe mbi 10% rërë në volum, por edhe ujë e gaz. Sado të interesuar, inxhinierët e nxjerrjes, nuk njohin asnjë metodë që të tregojë se si janë shpërndarë ato vrima, ku janë përhapur, në cilën gjatësi ose diametër. Lëkundjet sizmike sipërfaqore, mund të japin një ide për shpërndarjen dhe dendësinë e tyre. Koeficienti i naftënxjerrjes për puset CHOPS është i ulët, tipiku arrin më pak se 10%. Në Kanada, kostua e nxjerrjes vlerësohet të jetë 14 deri 17$. Prodhimi i naftës nga këta puse ndalet kur tuneli në fjalë takon një zonë ujëmbajtëse, rast që bën ujin të shpërthejë e të lërë pas naftën.
Dhe çfarë ka ndodhur në Marinëz më dt 1 Prill 2015?
Qysh nga viti 1957 deri në vitin 2005, kur filloi punë kompania “Bankers”, janë nxjerrë rreth 135 milion fuçi naftë. Sipas përvojës së huaj ku shfrytëzohen këto nafta jo konvencionale, kjo sasi nafte e prodhuar, mund të arrijë maksimumin prej dhjetë përqind të asaj që gjendet në rezervuarë, pra në nëntokë, të kenë qenë rreth 1 miliard e gjysëm fuçi nafte. Gjatë kësaj periudhe shfrytëzimi me teknologjitë e përcaktuara si efektive, për shkak të nxjerrjes së vazhdueshme të naftës, gazit, ujit dhe sidomos rërës, sado me sasi të kufizuara, në shtresat krijohen boshllëqe. Ato boshllëqe, gradualisht mbushen nga shkëmbinjtë e mbivendosur të cilët rëndojnë mbi shtresën në fjalë dhe kjo është një dukuri krejt e njohur dhe e pranuar botërisht. Zhvendosja (shëmbja) e shkëmbinjve të mbivendosur bëhet gradualisht, pa tepërime pa tronditje, nëpërmjet përkuljes së tyre dhe ky ka qenë dhe është qëllimi i inxhinierëve shfrytëzues të naftës apo gazit dhe rregulloreve. Ndryshe, do të ndodhnin lëvizje tronditëse të Tokës, krijimi i çarjeve, riaktivizimi i çarjeve natyrore ekzistuese deri edhe shkatërrimi i impianteve të grumbullimit të naftës dhe gazit ose ndërtimeve industriale apo edhe dëmtime në banesat e rastit. Inxhinerët e shfrytëzimit, të paktën deri në vitin 2008, kanë punuar duke i ruajtur disi ekuilibrat natyrore dhe i a kanë dalë.
Teknologjia CHOPS, nuk ruan pikërisht atë kusht, ekuilibrat natyrore dhe që këtu, kanë marrë zanafillën tërmetet dhe shkatërrimet e zonave të banuara. Siç e paraqitëm, efektiviteti i teknologjisë CHOPS, u matkërka pikërisht me sizmicitetin e zonës ku shpohen puset. E kam përmendur shpesh rastin e pusit 586 në Marinëz, i cili gjatë shpimit, për shkak të shpërthimit të gazit dhe rërës shoqëruese, jashtë kolonës (pra nuk mund të kontrollohej dot), u krijua një gropë me diametër rreth 45 metër dhe thellësi 75 metër, e cila përpiu kullën e shpimit së bashku me motorrat. Kjo ndodhie veçantë, është e njëjta me atë që ndodh gjatë shfrytëzimit por me shtrirje në kohë. Siç kemi evidentuar edhe më parë, nga ata rezervuarë, nxirren si naftë gaz, ujë dhe sidomos rërë, deri 4000 metër kub material në ditë që është baraz me një kub me brinjë 15 metër. Natyrshëm që do të kishte tërmete dhe shkatërrime. Është pikërisht kjo sasi nafte, rëre dhe uji që për shkak të përmbajtjes së lartë të rërës, nuk mund të transportohet me tubacione dhe pompa si e transportonim ne nga Marinza në Zharrëz, por nëpërmjet makinave “bote”, të cilat gjithashtu kanë ndikimin e tyre në mjedis për gjithë rrugën që përshkojnë nga Marinza në Vlorë për te “Petrolifera”.
Si ndodhën shpërthimet? Në zonën ku shpohej pusi 57-61, pas shpimit të trungut të nëntë, gjatë manovrave për të korregjuar këndin e trungut në shpim, gjatë ngritjes së instrumentit, ndodhi pistonim, që uli presionin e kolonës së lëngut në trung në relacion me presionin e grumbullimit të gazit karbonik në zonën e pusit afër trungut të ri. Kjo solli gazifikimin e menjëhershëm të solucionit argjilor dhe për pasojë rritjen e presionit në grykën e pusit në shpim në masën deri tre herë e gjysmë nga presioni i lejuar në grykë. Dhe këtu, fillon gabimi i brigadës së shpimit. Mbyllja e menjëhershme e grykës, solli shpërthimin e solucionit të gazifikuar nëpër të gjitha çarjet që shoqëronin zonën rreth pusit në shpim, pasojë e lëvizjeve intensive të masave shkëmbore mbi shtresat naftëgazmbajtëse. Fundet e puseve të ujit me thellësi 74 dhe 65 metër,brenda zonës së banuar, u bënë ndërlidhësit e parë të asaj mase fluidesh me sipërfaqen dhe pastaj me rradhë kudo që pati ndërlidhje çarjesh me trungun e pusit.
Nuk po zgjatem shumë për këtë problem, pasi tashmë është bërë mjaft i njohur.
Kompania “Bankers Petroleum” i a doli të sigurojë një kontratë zhvillimi dhe të zgjedhë metoda shfrytëzimi në kushtet natyrore dhe rrisqet e rezervuarëve të Marinzës, duke qenë ajo zgjedhësja dhe vendimmarrësja.
Zgjatja e periudhës prej rreth 11 vitesh për kryerjen e shpenzimeve për zbatimin e programit, të zhvillimit, përmirësimet teknologjike dhe punimet e shërbimit dhe ndihmëse për zhvillimin e vendburimit Marinëz, është e pa justifikuar. Rezervat e naftës janë të zbuluara, kantieri i ngritur gjithashtu ekziston përvoja e gjatë në librat e puseve dhe në punonjësit. Zgjatja e punimeve dhe vazhdimi i shpenzimeve teknologjike, e ka ulur së tepërmi përfitimin që duhet të ketë vendi ynë nga kjo pasuri e çmuar natyrore.
Gjatë gjithë kësaj veprimtarie, ka qenë i pandjeshëm “pronari i asaj pasurie”, shteti dhe hallkat e tij, të vetmet që duhet të përgjigjen jo vetëm për të siguruar përfitimet nga ky aset i rëndësishëm i ekonomisë, por edhe për ruajtjen dhe sigurimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Nuk është i përligjur qëndrimi i specialistëve të MEI, se kompania po zhvillon një vendburim në fazat e fundit të jetës dhe shfrytëzimi agresiv është i duhuri dhe i vetmi. Është i pa justifikuar qendrimi i AKBN, si Agjensi Kombëtare e Burimeve Natyrore, që u gjend “bosh” dhe u përfshime vonesë në monitorimin e situatës pas aksidentit. Që nga viti 2006, nuk ka mbetur specialitet jashtë fushës së burimeve të pasurive natyrore, pa u “testuar” në drejtimin e asaj Agjensie. E vetmja këshillë e bërë publike nga ta, është “të mos trëmbim investitorët”.
Sot, nuk ka asnjë njësi shkencore që të përgjithësojë, shpërndajë përvojën dhe të këshillojë të interesuarit vendas dhe të huaj për zhvillime të mëtejshme të atyre rezervave të naftës dhe të gazit. Rezultatet tepër të suksesshme javët e fundit në një nga vendburimet e konsideruara me rezerva të mbaruara, tregojnë se specialistët e naftës që gjenden krejt të pa angazhuar sot, shumica pensionistë, janë të aftë të këshillojnë e rekomandojnë mënyra bashkëkohore për rigjallërimin dhe shfrytëzimin e rezervave të ashtuquajtura “të mbetura” të naftës dhe gazit. Nuk duhet lejuar që këto burime të pasurojnë vetëm kompanitë e huaja duke përfituar nga paaftësia apo dhe mosveprimi i institucioneve shtetërore përgjegjëse.
Premtimi së fundi për të ringritur një Institut Nafte me grante të huaja, është gjithashtu një keqkuptim. Nafta, i ka vetë mundësitë financiare në se e vlerëson se i duhet ai Institut. Specialistët e aftë të ish Institutit sot, janë jashtë shteti, emigrantë. Shkolla e lartë, pas ndryshimit të planeve mësimore për t’i u përgjigjur “Konventës së Bolonjës”, u shndërrua në qëllim në vetvehte. Prej mbi 20 vite, nuk ka pasur degë të posaçme për gjeologji nafte dhe po aq kohë nuk ka fonde për të zhvilluar praktika profesionale të mjaftueshme që të formojnë inxhinierin e aftë të naftës.
Këto dukuri tregojnë se nafta, gjatë gjithë viteve të tranzicionit, nuk është vlerësuar sa e si duhet nga shteti. Ajo, i është lënë në dorë drejtuesve të rastësishëm, shpesh militantë e të pa përvojë në atë fushë gjë që ka sjellë çoroditje qoftë nga padija qoftë edhe nga mundësia për përfitime individuale. Institucionet shkencore në vend, si Akademia, Universiteti Politeknik, MAS, ME sidomos MEI duhet të krijojnë kushtet për të përgatitur si duhet specialistë të rinj qoftë edhe jashtë shtetit, por edhe për të tërhequr ish specialistët tanë nga jashtë. Rezultatet e fundit të kërkimeve të naftës në vendin tonë, por edhe ato të rigjallërimit të vendburimeve të vjetra, kërkojnë marrjen e masave të shpejta dhe efikase për të sjellë vendit përfitimet që i takojnënga kjo industri.
ZHDUKINI TE HUAJT SE ESHTE PASURIA JUAJ O QORRA
Pershendetje profesor!
E keni sqaruar si jo me sakte kete fenomen, e keni bere te kuptueshem dhe per dike me njohuri te pergjithshme nga teknika por jo nga nafta. Si nje ish student i juaji, tani ne emigrim por qe kam punuar ne vendburime, pata rastin te shikoja nga afer injorancen skandaloze te nje tjeter kompanie fantazme qe i ra fati te shfrytezonte nje tjeter vendburim. Pa marre parasysh aspak kushtet e vendburimit (po i bie shkurt me fjalen kushtet), eksperiencen e stafit dhe dokumentacionet per cdo pus (qe nga shpimi i tyre)filluan “shfrytezimin” per te fituar kohen e humbur. Nuk dua te perseris sa eshte shkruar me lart, por mund te them qe demi qe i kane bere keto kompani vendburimeve eshte i pariparueshem. Si shume gjera te tjera ne Shqiperi. Mallkuar qofte kush eshte tallur me pasurite kombetare.
fajin e ka Berisha eshe per kete..!!!
Sigurisht dhe mos u cudit fare per kete.
Profesor,ju jeni një zë në shkretëtirë dhe ne po aq të pashpresë.
Politika ka thirrur në radhët e saj trafikantë të të gjitha llojeve dhe vrasës të çertifikuar.
Kur profesorët rrinë jashtë parlamentit dhe politikën e bëjnë kriminelët e ardhmja është shumë e zymtë.
bankers vazhdon grabitjen dhe shkaterrimin…?
I nderuar profesor,ke absolutisht te drejte,askush nuk e di historine e pusit 542,kush do te dije Nano me pushime ne Greqi,Sala me pushime ne gjirin e kurvave,Rama me Merkelin apo Fevziu me Frangajn.Askush nuk te degjon,mjere populli i Marinxes qe nuk eshte i zoti i vehtes,atje uji dhe toka nuk mbijne me,Ministri as nuk e ka idene,ndonje specialist thote une marr vetem rrogen,e keshtu u degjenerua cdo gje ne Shqiperi.Eren e squfurit nuk e duan ,shteti merret me Blushin dhe Doshet,me naften merren hajdutet dhe Fevziu i ngrate me pa corape.
Te falenderoj per dashurine qe te ka ngelur akoma nga nafta .
I nderuar profesor Gjergji Foto, klasa politike shqiptare ne keto 25 vitet e fundit ka demtuar shume rende ne ekonomi interesat e venit dhe te popullit shqiptar. Shqetesimi i vetem qe kane pasur eshte : sa marr une, sa fus ne xhepin tim. Tere koncesionet dhe eskluzivitetet e bera kane sjelle vetem humbje dhe asnje lek ne arken e shtetit. Ju lumte qe i tregoni publikut te verteten duke i bere edhe nje analize problemit te naftes qe iu grabit popullit tone.
Fajin nuk e ka politika. Ne jemi njerez de diplomuar por te pa mesuar. Pa disipline dhe regull s’ka perparim. Te me falni por historia Ilire eshte e mbushur me raste te turpshme dhe te pa falshme vetem se jemi te pa afte e te keqinj.
I nderuar profesor ! Me shkrimin qe keni bere Ju ,tani i gjati dhe xhuxhi do meren me seriozisht . Sidomos xhuxhi ,Llla floriri do i turret me njihere se nuk e ka ditur qe aty eshte paraja . I shoqeruar dhe nga i gjati Rama. Mjere populli qe ka rene ne dore te ketyre karagjozeve dhe vampires.me shume detyre i del popullit te Marinzes qe tuveri kufirin te thana ketyreve vampire .Por cfar ndodh? Veta populli i kesaj zone i voton maximalisht keta gjakpires . Atehere le tavuajne bashke me femijet e tyre.
Tradhëtarë!!!!
Bashkohem me Profesorin per puset, jam plotesisht dakort me te. Por doja te sillja ne vemendjen tuaj edhe jetet njerezore. Shikoni per kete reagimin e Avokatit te Popullit :
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=299188
Respekt per profesorin Gjergj Foto , bashkpatriotin ! Megjithese i vetem ne kete problem gjeologjik , zeri i tij perfaqeson thirrjen e ndergjegjes qyetare , intelektualit patriot dhe te pergjegjshem per te cilin ka nevoje shoqeria shqiptare .
Populli ne vija te pergjithshme e di qe qeverite jane bashkepunetore ne krim jo vetem ne fushen e gjeologjise , por analiza juaj profesionale eshte argumenti faktik per cka ndodhi me pusin e Marinzes .
Ju pershendes profesor me shume respekt dhe ju uroj shendet !
ish studenti i juaj
SHIHNI EDHE
https://naftetari.wordpress.com/probleme-per-naften-dhe-gazin-sot/a-eshte-koncensioni-zgjidhja-e-vetme-me-e-mire-per-naften-dhe-gazin-e-shqiperi/
https://naftetari.wordpress.com/probleme-per-naften-dhe-gazin-sot/
Gracka të papritura për të ardhurat nga Burimet Natyrore (https://youtu.be/b8f7MSOLMRk)
https://naftetari.files.wordpress.com/2015/04/mbi-administrimin-e-tc3ab-ardhurave-nga-vc3abnd-burimet-e-naftc3abs-dhe-tc3ab-gazit.pdf
Po ku ke qene deri sot mor professor, nuk je ndier fare edhe kur dikush ka bere thirrje qe te ngrihen intelektualet e naftes dhe te mbrojne pasurine kombetare te naftes qe po grabitet nga kompanite e huaja e qeveritaret dhe sidomos vb e zbuluara me gjakun dhe djersen e popullit. Keto vb ishin te zhvilluara dhe te kompletuara me puse dhe nuk kishin nevoj per shpime horizontale dhe pompa kaqe te fuqishme qe nxjerrin naften dhe reren ne sipaerfaqe per shkake te depresioneve te larta qe krijojne ne reservoir. Sidomos ne reservoiret e Patos-Marinezes ku porositeti arrine 35-37% dhe cimentimi I tyre shume I dobet. Kame shruajtur disa here dhe asnjeri nuk eshte ndjere. Ky vb nuk ishte ne fazen e fundit te shfrytezimit sikurse eshte trajtuar sepse kur u futen kompanite e huaja aty ishin nxjerre jo me shume se 6-10% e reservave, dhe sasia e tyre ishte kolosale, ju e dini mire kete. Trajtimi I vb ne kete menyre eshte nje krim I rende qe kan nxitur qeveritaret e te gjitha qeverive. Ky vb eshte nje nga me te medhenjet ne Ballkan dhe do te siguronte te ardhura kolosale ne vite per ekonomin shqiptare dhe brezat e ardhshem. Ne asnje vende te botes nuk jepen vb e zbuluara dhe te zhvilluara me parat e popullit me koncension. Ato jepen vetem ne rastin kur kane vajtur ne fazen e fundit te shfrytezimit dhe mund te aplikohet ndonje metode e re per te rritur naftenxjerrjen dhe contrata eshte e ndare gjithmone me kompanine kombetare. Patos -Marineza nuk ishte ne ate faze sic e trajtoni ju dhe perdorimi I pompave te fuqishme nuk eshte ndonje metode shkencore e perparuar por e sforcuar, ku prdoret per te marre sa me shume ne njesin e kohes, por marinza nuk I permbush kushtet per t’ju pergjigjur ketyre pompave. Per kete katastrofe te krijuar ne vb shqiptare ku kompanite e huaja marrin nafte falas dhe nuk paguajne asnje qindark dhe shfrytezojne ne maximum dhe pa kriter keto vb duhen nete e dite te tera per te folur. Qeveria e tanishme akoma me keq qendron sehirxhije me kete pasuri. Te kujtoj vetem gjoben qe mori BP ne gjirin e meksikes per fontanen qe krijoj dhe naften qe derdhi ne det. Ne shqiperi shteti dhe axhensite hajdute merren me preventoret, u hap su hap, u mbyll su mbyll. Ajo fontane dhe shfrytezimi barbar I vb qe ka cuar ne cfaqjen e nje morie fenomenesh negative kane vetem zgjidhje vetem te detyrojne kompanine te paguaj demin e shkaktuar dhe te heqin licensen. Ajo eshte thjeshte nje kompani operatore qe I eshte dhene ky vb per shfrytezim, kurse pasuria eshte e shqipetareve. Prandaj professor fol me shkoqur dhe leri politikat, qeverite jane pergjegjese per shkaterrimin e vb te naftes ne shqiperi. Kompanit e huja aty jane nga me te dobetat, te krijuara enkas, pa experience dhe erdhen aty per tu pasuruar. Ato nuk marrin dot kontrata te tilla ne vende te tjera dhe u bene bashkepuntor me qeveritaret per te vjedhur pasurite kombetare.
Z. FOTO,
E lexova shkrimin tuaj dhe po po bindem plotesisht se nuk paske ndryshuar:
1. Gabimi, sipas meje, nuk eshte i punetoreve te shpimit por i kartes teknollo-gjike dhe i rregullores per veprimet ne raste te tilla “te mitatuara”.
2. Nga kjo e sipermja kujtoj zellin tende te dikurshem per denimin e speciali-steve te larte dhe serilizmin tende kur ishe edhe Kryetar i Bashkimeve Profesi-onale.
3. Pyetjes qe te bejne “se ku ishe deri tani profesor”, mund ta sqaroj une :
Mendohet te organizohet nje berthame per naften. Z. Gjergj eshte angazhuar ne maksimum qe te ngrihet ne Tirane me qellim qe ai dhe shume pensionista me banim ne Tirane ta uzurpojne.
Ne dy komentet e mesiperme perveç të mires së te menduarit ndryshe nuk konstatoj argumenta ballafaques për të hedhur dyshime të argumentuara teknikisht për ato që ka renditur artikullshkruesi dhe ca me pak ne tre argumentet e Komentuesit B.Zani.Ne shkrim nuk theksohet një pergjegjesi e ndare por e gershetuar ne disa vite qeverisje dhe persona apo kompani që kane menaxhueseve v.b.Patos-Marinez dhe konkluzioni sipas autorit eshte njohje biografisë së v.b.zones si dhe përdorimi i metodes se shfrytezimit me bekimin e qeverise qe ka pasur atributet e nenshkrimit te specifikave te kontrates.Ndersa permendja e rregullores per naften eshte me vend sidomos per v.b.me shtresa ranorike me lidhje te dobeta te vertetuara si në v.b.e naftes ashtu edhe në ato te gazit. Mjafton të permend se Instituti Teknologjik ka patur nje kabinet të posacem qe ndiqte dhe kontrollonte qysh ne fazen e përvetesimit të puseve dhe gjat gjithe jetés se pusit apo shtratimit si dhe po me kete rregullore u vendosen edhe percaktime për analizat e shfrytezimit të v.b.ne afatet, perfshirjet, kush i kryente kush ishte bashkpuntor si dhe ku analizoheshin dhe miratoheshin te cilat në cdo hap, per cdo nderhyrje caktonte kompetent dhe pergjegjesite.Ajo rregullore është hartuar per rreth një vit pune të disa specialisteve me shume pervoje ne fushen e shfrytezimit gjeologjise se kantieret shpimit transportit etj dhe i rezistoi kohes deri sa shume rregulla dhe qendrime ndaj disiplines teknike e shkencore në nafte ata qe punonin dhe drejtonin ne naftë e dinin se ato nuk kishin të bénin as me komunizmin as me diktaturen e as me demokracine por vêtem me ruajtjen e prones se te gjithe shqiptareve perfshi edhe tuaj (A.Pyke dhe B.Zajmit) Sa për verejtjen e tretë lidhur me strukturimin e nje berthame per naften në se edhe artikullshkruesi mund të jape më shumë eshte ndër zgjidhjet me racionale që i behen problemit per naften dhe gazin nuk ka pse te kete asnje lloj smire, perkundrazi ,dhe se fundmi nafta dhe gazi nuk kane nevoje të diskutohet se ku do të vendosen zyrat, ato mund të vendosen kudo në veçanti në kohen e sotme (mjafton të permend disa emra që lane Tiranen, Shkodren Durresin etj etj dhe punuan në Marinez,Patos Kuçove etj si R.Xhabia P.Prifti R.Perhati E.Beci. S.Pili S.Kumbaro E.Shtino.V.Tashi.N.Velaj.L.Fejziu E.Imami e shumë e shumë të tjerë ne kushte tejet të pa krahasueshme me ditet e sotme.Dhe do te shtoja sesekomentet do te ishin shume me të mirpritura të shtonin argumenta apo te kundershtonin më shumë artikullshkruesin per objektin e analizes pa kaluar në llafollogji komentuesish te rendomte pasi sipas komenteve të tyre duket se kane qene ne nafte por ata nuk e kanë pare as naften dhe as gazin por edhe nafta dhe gazi nuk i ka pare ata…….
Mirepo ca kanace boshe, per te thene se jane akoma gjalle, zhurmerojne, sic kane bere gjithe jeten dhe nuk e pranojne dot argumentin, ndaj dhe lehin kunder argumenteve dhe konkluzioneve qe dalin prej tyre. Nuk e pranojne dot faktin se vecanerisht pas viteve 90, eshte bere puna me e poshter ne shfrytezimin e vendburimeve. Dhe kur ua argumenton kete pune me shifra e me fakte, nisin te lehin.
Je i madh Baci.
Duhen mbajtur ne arshive keta profesora dhe duhen azhornuar edhe me kohen sepse z.Gjergj eshte nje pedagog i nderuar por kaq mund te arrije,nese duhet te ecet me larte duhen djem te rinj dhe te reja per te ndryshuar teknologjine dhe per te azhornuar cdo skeme shpimi etj etj.
Boll rrenje keni vene ne universitete se po shkoni nga 100 vjec edhe jepni mesime ne derrase duke hipur mbi karrige.
Ikni lironi vendet per brezin e ri.
Boll e ndalet kete zhvillim te nentokes duke shpjeguar akoma teorite dhe mekanizmat e viteve 70.
Koha juaj ka ndalur, lereni brezin e ri te tregoje arritjet e koheve moderne dhe te viteve te fundit.
Gamo over for you.
Bye by me.
I paske mesuar tre fjalë te huaja me shtatë shkronja …. Aferim mor bir por shiko se kur të plakesh sipas eres që fryn, balluket e tua tregojne se do të perpiqesh shume per t’i kujtuar edhe ato tre fjale por nuk do të mundesh t’i kujtosh …
.
se cfar ndodhi e pse ndodhi ekuptoj shume mire si specialist,por dua tju kujtoj,se ky shfrytzim barbar po te ndodhte para viteve 90,nuk do gjenin brime ku te futeshim,por me qe scan bythe kerkush(me falni per fjalorin),vazhdoni xhvateni sa me shume e sa me shpejt,pa care bythen(me keqardhje) se cfare pasojash shkatrrimtare lini pas.te gjitha i paguan populli i Marinzes!!!
Shkrim shume i nevojshem, shume i gjate, po te kihet parasysh se behet per nje publik te gjere. Gjithsesi, kontribut, por me shume hap se zgjidh probleme.
Komenti i “Ali Pyka”‘ shume realist dhe ngre shqetsime te medha.
Gjerat ngrihen me shume vonese, kur “e ka marre ferra uraten”.
Ndotja katastrofike, helmuese e larte, ishte rasti qe
a) te behej nje demshperblim disa qindra milion dollare shtetit dhe banoreve dhe ti tregonte vendin kompanise, dhe
b) te rinegocionte kontraten, duke kerkuar program te ri
Heshtja e shtetit apo vijimi normal, tregon se nuk ka aspak trasparence dhe ngre pikpyetje te medha.
Kjo pike mbetet ne rend te dites.
Problemi qe ngre “Ali Pyka”, se kur filluan te huajt shfrytezimin ishin “nxjerre vetem 6-10% te rezervave”, duhet te jete objekt i nje Seminari/konference te hapur dhe trasparente.Problem i madh ekonomik per Shqiperine.
Po keshtu problemi i raportit Shqiperi-Kompani perben nje drame te madhe per vendburime gjigande si Patoz-Marinza, qe po u sherben vetem te huajve(dhe mase, nje grushti njerzish qe marrin therrime/ryshfete ne te gjitha nivelet.
Krahesoeni me Kroacine, qysh ne kerkim per here te pare, ka vendosur 60% pala kroata dhe 40% kompania qe do filloje kerkimin!
Mendimi perfundimtar:
Konference e hapur ku te shperndahet “Njoftimi per rishikimin e pasurive te vendburimit gjigand te Patos-Marinzes dhe koncesionit ngjitur te Kucoves” i organizuar nga Shoqata Civile.
Referimi i pare- Pse Shteti shqiptar ka dhene nje koncesion gjigand, kur raporti duhej te ishte 65-70% per Shqiperine dhe 30-35% per kompanine.
Referimet e lira, te rregjistruara ne film dhe ne leter te evidentojne gabimet dhe te dalin ne Propozim-Vendime per qeverrine.
Vendburime dhe fusha te tilla nafte gjenden nje here ne 200 vjet dhe populli me to mund te jetoje, nuk po them si ne Arabine Saudite, por me mire se shume fqinje ballkanik, me siguri, 100%.
Njerez/specialist me te kaluar ne dem te shoqerise dhe specialistve te naftes, duhet tu tregohet vendi, apo te vijne dhe bejne autokritike.
Asnjehere nuk eshte vone.Kurajo per ballafaqim se lehsohet shpirtrat.
pershendetje Profesor Gjergji Foto!Te gjitha mendimet e tua ne kete shkrim brilant,jane te drejta dhe te sakta.Edhe une jame nje specialist i naftes,ku punove dhe u rrita e deri sa dola ne pension.Me vjen keq kur shikoje dhe degjoje mbi shfrytezimin qe i behet vendburimeve te naftes nga disa firma te huaja.Keto firma qe operojne sote ne vendin tone,jane si ato shushunja qe thithin gjakune njerzeve,dhe shkeputen nga trupi vetem kur ato ngopen.Keshtu ndodhe edhe me vendin ton.Ato bejne sote nje shfytezim barbare,nuk mednojne per asnje momente per kohezgjetje e jetes se vendburimit,por o burra te merrim sa me shume nafte sote, se neser nuk dihet, jemi apo nuk jemi.Me kujtohet shume mire,deri ne vite 70 apo 80,ishte pothuajse urdher nga sherbimi gjeologjik,qe,vendburimi te shfrytezohet me nje regjim te rrept teknologjik,duke mbajtue nje presion optimal te shtresave te naftes.Te gjithe specialistet e dine mire se ne vb e Marinzes ekzistonin shtresat te emertuara M1,M2,M3,M4,M5 dhe me siper shtresa me nafte viskoze e quajtur “Driza”Per shfrytezimin e tyre kishte kritere te forta dhe t rrepta,me qellimi qe vendi yne te kishte prodhim per shume vite.Por sote nuk behet fjale fare se ka ndryshuar politika.Te huajit nuk i dhimbeset vendi i tjetrit.Vetem te zotit te shtepise i vjen keq per shtepine e tij.Por sote shtepia e jone nuk ka zote,dhe u eshte lene ujqerve ta shqyejne pren e tyre si tu doje qejfi,ta coptojne.Eshte per tu ardhur keq.Sote,kaq kemi mundesin,vetem te shprehim keqardhjen ton,deshperimin ton,dhimbjen ton.
Zoti Gjergji! te pergezoi per shkrimin tend,dhe te uroje gjithe te mirat.Je nje specialist shume i mire,se te njohe mire,dhe ke respktin tim te plote.Pershendetje dhe suksese.
Naftetar i vjeter,
Piken 2 po ta permend edhe njehere, se me sa kuptoj edhe ti duhet te kesh qene luftetar i devotshem per denimin e shume specialisteve te larte te naftes ne vitin 1975. Ata emra qe permend jane shume pak, sepse mbi 95 % e inxhiniereve qe kane punuar ne nafte, ishin nga e gjithe Shqiperia. Nga disa emra ( sidomos tre te fundit qe kane nje kotribut minimal, sepse trupin e kishin ne Patos apo ne Ballsh, mendjen e kishin ne Tirane), kuptohesh sa “naftetar i vjeter” je.
Nuk ke dyshimin se emrat që permenda ne Koment nuk qendrojne, per mendimin tim kjo mjafton, opinionin Tuaj për ndonjerin prej tyre është e drejta Juaj t’a ruani, ata nuk permenden për heroizem sepse nuk jemi ketu per te bere vleresime të tilla por të sjell im fakte dhe argumenta për ceshtjen që diskutohet
Jam dakord me Ju se ka mjaft emra të tjerë që mund të renditen,dhe sipas detyrave qe kanë patur të kenë kontribuar edhe me shume. Sa për denimin e specialisteve po theksoj se kjo menyre se si e trajtoni Ju nuk mendoj se është e drejte. Qofte dje,sot,neser dhe kurdo për cilindo që thyen disiplinen teknike dhe shkencore apo edhe ligjin e vendosur nga shumica ndeshkimi nuk duhet pare si hakmarrje por si një veprim qe ne mbeshtetje të argumentuar perjashton ose riparon efektet negative të shkeljeve me pasoja ekonomike ose teknike apo teknologjike per shkeljet jashte kornizes se rregullave të miratuara apo miratuara nga organi kompetent
Konkluzioni që keni permendur është absurd dhe rezultat i nxitimit në gjykim …
N.v.sh.
Kam lexuar shume komente per artikullin e prof. Gjergji Foto, por reagimin tuaj nuk e kuptoj. Ndoshta dhe ju mund te keni qene aktor ne denimin e specialisteve ” per sabotim” ne nafte . Asnjeri nuk ka permendur masat ndeshkimore per thyerje te disiplines teknike, por per sabotim.
Nuk jeni treguar i vemendshem ne lexim Thelbi i shkrimit te profesorit eshte pikerisht kjo mos zbâtimi i rregullave, kritereve dhe rregullores se Naftës. Ju dhe ndonje komentues tjeter deshironi që të zbuloni armiq sot; vaj halli se c’do te benit ne vitet 70-80