VIDEO/ PD përgjon bashkëshortin e Nikollës, për t’i bërë shantazh ministres

22 Korrik 2015, 00:41Politika TEMA

Në seancës e së martës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka paraqitur një regjistrim.

Bëhej fjalë për një përgjim që i ishte bërë bashkëshortit të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Në këtë përgjim, Ligor Nikolla, që është dekan i Shkencave të Natyrës, shprehet kritik me ligjin e ri të arsimit.

Ligor Nikolla, dekan i Shkencave të Natyrës, bashkëshorti i ministres së Arsimit.

Qytetarë të dashur, kur këta nuk kanë arritur t’i mbushin mendjen atyre që kanë në shtëpi, imagjinoni se çfarë u servirin shqiptarëve”, tha Paloka në parlament, në një përpjekje për të shantazhuar ministren e Arsimit për ligjin në fjalë.

Përgjimi:

“Këtë draftin që na u dërgua elektronikisht ne si fakultet e shpërndamë tek stafi i fakultetit dhe në çdo departament është diskutuar me seriozitetin më të madh dhe ditën e mërkurë, në Dekanat dhe çdo departament, kemi katër njësi të tilla, na kanë sjellë me shkrim të gjitha vërejtjet dhe mendimet që kishin departamentet.

Ne bëmë mbledhjen e këshillit të fakultetit, ku përveç materialit që ishte dërguar u diskutua edhe si anëtarë të këshillit.

Madje edhe struktura e këshillit të fakultetit meqë shefat e departamenteve janë anëtarë, kështu që u diskutuan të gjitha ato që kishin sjellë departamentet.

Tani, pak a shumë këto javë vërtitjet dhe vërtetë janë shumë të vlefshme, sepse kemi një ambient shumë të interesuar dhe shumë të kualifikuar për ligjin e Arsimit të Lartë.

Neve si fakultet kemi bërë 4 faqe vërejte.

Ua kemi sjellë edhe me shkrim edhe në trajtë elektronike.

Shumë gjëra edhe përsëriten sepse në këtë ambient jemi…

Kemi bërë vërejtje në fushën ku organizimi akademik dhe organizimi akademik dhe administrativ i institucioneve të arsimit të lartë.

Kemi 1, 2, 3, 4, 5 vërejtje.

Kemi gjithashtu tek institucionet e arsimit të lartë 7 vërejtje.

Tek organizimi i studimeve në institucionet e arsimit të lartë, kemi 5 vërejtje në nenet përkatëse dhe kemi tre mendime për mospërputhje, d.m.th kontradiktë midis tyre.

11 komente në “VIDEO/ PD përgjon bashkëshortin e Nikollës, për t’i bërë shantazh ministres”

  1. Al says:

    He mer thuthuq…Demokraci pra. Pse duhet te jete dakort ai se ka grua ministren e arsimit?! I ka bere 4 faqe verejtje edhe ben mire ti dorezoje qe ti merren parasysh e te behen ndryshime ne ka sugjerime me te mira.Keshtu behet jo me oborrtare ca mendon deputeti mendon i gjithe fisi i tij. No more auu iuu

  2. Aqifi says:

    I doli koka edhe Vishos dhe Vishove te tjere…

  3. filani says:

    Po cfare ka thene more idiota, o shtaze prehistorike? Ka thene se ka verejtje, nese do ishte dakord atehere do thonit qe ja shih si bien dakord, ka konflikt interesi. Ju jeni hiena, kurva, te pabese. Por sa me shume te flisni aq me shume do ju njohin, se denonconi falas sa rrota kari keni qene dhe jeni.

  4. 22072015 says:

    kjo pd eshte shendrruar vertet ne nje parti te vogel me njerez te vegjel. Dhe nese ky burri i ministres eshte kundra ne disa pika kjo sdo te thote asgje. Secili ka mendimin e tij , por mesa duket kjo fryme nuk funksionon per pd, ajo i mendon gjithe antaret dhe familjaret e tyre si ushtare.

  5. Lili says:

    Ky idiot Halla qenka ne kohen kur detyrimisht gruaja duhet te mendon siçmendon burri i saj?
    Gruaja ne kete rast nuk perfason zerin e burrit te saj po zerin e qeverise,o debil!

  6. afrimi says:

    E ç’te keqe ka?! Vrejtje do behen, seicili ka mendim per ta rregulluar me mire, por nuk degjoj asgje qe eshte kundra aprovimit te ligjit. Po kjo qe ben paloqja eshte shanhtazh njesoj si ato te Berishes qe e lene nga nje ore te flase e nuk e degjon njeri. Berisha thote se flet ne parlament ta degjojne shqiptaret. Mbaroi Saliu bashke me paloqen. Bile ministrja Nikolla, me qytetari e kulture shkon edhe prane Saliut per ta sqaruar se ai nuk merr vesh nga keto pune por leh kot.

  7. Labi Vlore says:

    Shqiperi hesapi.Berja publike e pergjimeve denohet ashpersisht me ligj.Ne Shqiperine e Edi Rames,pergjimet behen publike brenda ne Parlament,duke sfiduar hapur ligjin.Ky eshte Mjerim.Kryeprokurori ben sehir.

  8. Anonim says:

    Po cfare ka ketu,
    Kjo tregon se fakultetet, akademiket jane pyetur, dhe ato kane paraqitur vetejtjet e tyre.
    Buoh sa injorant jane keta te PD,
    Jo se kam ndonje simpati per Ligorin, qe e kam pas pedagog.

  9. Opinionisti says:

    I ka bere reklamen me te mire integritetit te familjes Nikolla. Por nuk duhet harruar se ketu kemi te bejme me rastin e rradhes se “Sigurimi in Action”
    Nuk shkeputen dot nga zakoni i keq keta! Nuk rrine dot pa u futur ne krevatet cifteve.

  10. I.lir says:

    Epo PD esapi.
    Debati, kundershtia, dialogu jane themeli i demokracise, pa to ajo vdes e kthehet ne diktature.
    Yryshti i PD per te hedhur poshte projekt ligjin i con ne pergjime, pra ne iligjimitet. Nuk heqin dot dore nga rrumpalla.
    Perpjekje mjerane per te treguar se edhe ata jane aty. Demek opozite. Arsimi ne pergjithesi dhe ai i larti ne vecanti ne keto vite e vecanerisht tetevitet e pushtetit te fundit te PD u shkaterua, u shpartallua aq sa mund te gjesh dhe mastraxhijn analfabete . Dashte zoti qe perpjekjet e qeverise Rama te mos shkojne kot.

  11. Bureto says:

    Turp per Keta te neveritshem qe fatkeqesisht perfaqesojne PD nje parti e madhe dhe alternative qeverisjeje. Po me mire qe e nxjerrin fytyren. T’i njohe me mire elektorati dhe t’u veje munxat ashtu sic ka bere dy zgjedhjet e fundit. Sa i oerket pergjimit, mendoj se s’kemi te bejme me ndonje te tille. Cdo njeri qe ja sot nje telefon qe i ka keto opsione mund te kryeje nje regjistrim bisece. Ne kete rast ne komentet e dekanit , bashkeshort i minustres, qe nuk del se ku eshte bere kjo bisede, ka qene jo vetem nje qe eshte minimalisht anetar i PD dhe me jete rast ka bere gjoja detyren per te ndihmuar partine, por mund te mos kete qene dhe vete dakord me p/ligjin. Deri ietu nuk ka asgje te keqe. E keqja qendron se sa poshte ka rene PD qe opozicionin ndaj ligjit kerkon ta arrije me te tilla bnalitete. Kurre nuk mund te kete p/ligj te persosur. Ai persoset nepermjet debatit por jo obstruksionit si dhe ne kete rast nga nje pjese e stafit akademik dhe nga PD. Keto jane ceshtje madhore, qe isherbejne se ardhmes se arsimit pra dhe gjithe shoqerise, dhe kerkojne konsensus sa me te gjere. Kjo arrihet kur ne debatet rreth ketij drafti te kete aftesi, pergjegjesi, ndershmeri dhe ne fund jo partishmeri per qellime te politikes se dites. Komisionet poarlamentare jane struktura te rendesishme te puneve te shtetit per diskutimin e p/ligjeve. Dhe ne e kemi pare se cfare palacolleqesh behen aty. Me kete soj politikanesh, sigurisht qe pastaj do te vendose forca e kartonit.. Gabim eshte kur ndodh eshtu, por e ka bere me dhjetra here me pare edhe PD. Kjo ka sjelle kete gjendje qe ky vend nuk ka stabilitet dhe ka pazbatueshmeri ligjesh se vjen e iken nje maxhorance dhe ben apo ndryshon ligjin jo sipas nevojave te shoqerise, por interesave te grupeve te interesit. Keshtu po ndodh edhe ne kete rast. Gjithsesi ligji u miratua. Tani i mbetet qeverise dhe universiteteve ta zbatojne ne rigorozitet qe gradualisht t’i shikohen rezultatet. Ne fund te fundit eshte kjo qe kjerkohet dhe jo palacolleqet e Bershes, Topalit, apo sherbyesit te rradhes te tipit Paloka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje