Ligji për Arsimin e Lartë/Basha: Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese, rrugët për kthimin e ligjit

22 Korrik 2015, 13:12Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani dhe më pas Gjykata Kushtetuese konsiderohen nga Partia Demokratike si instrumentat institucionalë dhe ligjorë që do të mund të pengojnë hyrjen në fuqi dhe më pas zbatimin e ligjit të Arsimit të Lartë, miratuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, pas takimit të zhvilluar me një përfaqësi petagogësh dhe studentësh, akuzoi mazhoracën se me votat e injorantëve, të padiplomuarve dhe korruptuarve të kapur nga klientela miratuan një ligj që i shërben kësaj klientele.

“Që nga Presidenti tek Kushtetuesja, janë mekanizmat institucionalë dhe ligjorë që do të përdoren.

Do jemi në mbëshetje të pedagogëve që kanë një plan të qartë veprimi. Mbështesim inisiativën e pedagogëve që ti kërkojnë Presidentit e Kushtetutës të mos e miratojnë këtë pr/ligj”, tha Basha.

Sipas tij, me këtë vendim të parlamentit  Rama-Meta synojnë të vëjnë në rresht e të përdorin pedagogët, asistentët, profesorët dhe ti kthejnë në shtesa apendikse të pushtetit në vend të zërit të pavarur e përvojës akademike shkencnore që janë e duhet të jenë.

“Ky takim vjen menjëherë pas vendimit për të kaluar në mes të natës një ligj shkatërrimtar për arsimin dhe pamundëson studimet e larta për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifa më të larta se e gjithë rajoni. Kjo është vjedhje e organizuar shtetërore që u bëhet prindërve shqiptarë. Cilësia universitare premton të shkojë me decade të tëra më poshtë.  

Me vendimin e djeshëm nuk është mbyllur asgjë por është hapur një betejë e madhe frontale . E kanë ndërmarrë një sërë deputetësh ministrash pa diplomë ose me diploma falso apo me rekorde krimonale.

Reforma në arsim kaloi me votat e të padiplomuarve, injorantëve dhe të korruptuar e të kapur nga klientela që i shërben këtë ligj. Kurrë  më parë nuk ka qenë kaq i qartë dëmi i madh që bëhet”, theksoi kreu demokrat.

Sipas tij, ashtu sikundër ndodhi me ligjin për Arsimin e Lartë, kjo mazhorancë do të tentojë të miratojë reformën në drejtësi me votat e të inkriminuarve dhe deputetëve me precedentë penalë.

2 komente në “Ligji për Arsimin e Lartë/Basha: Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese, rrugët për kthimin e ligjit”

  1. kuriozi says:

    sa leke do te pagoje nje student per nje vit tek FSHN, apo tek gjuhet e huaja?

  2. Arber says:

    Cfare karagjozi. Ligji per aresimin duhet te udhehiqet nga cilesia more trap dhe jo sa eshte niveli I jeteses. Kriteri baze eshte mesatarja e notes per ato subjekte qe do studiosh. Ka mekanizma financiare per te ndihmuar studentet qe nuk e perballojne dot, ata mund te marrin kredi pa interes nga shteti dhe e shlyejne kur fillojne pune, ose shteti u financon nje pjese, keshtu behet ne te gjitha vendet more Lul B. Si mund te vazhdoje vendi me kete katrahure ne aresim, ju duhet te pergjigjeni ligjerisht per ate cfare I keni bere aresimit, e jo te na cani tr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje