Dorëshkrimi i Mozartit, 237 mijë euro

23 Korrik 2015, 10:12Lifestyle TEMA

Fondacioni ”Mozarteum de Salzbourg” ka blerë për 237 000 euro, në ankand një prej dorëshkrimeve më të rralla të Wolfgang Amadeus Mozart (1756-91) që mungonte në koleksionet publike, njoftoi ai sot.

Prezantuar sot në kuadër të festivalit të muzikës në Salsburg, qyteti i lindjes së kompozitorit, dokumenti prej 12 faqesh me një format mesatar mbante transkripte nga dora e të riut Mozart, të nëntë lëvizjeve të një “Stabat mater” të Eugenio di Ligniville (1727-1778), kompozitor i njohur italian.

Vlerësuar 167 000 stërlina (237 000 euro) nga ”Sotheby’s” në Londër, dorëshkrimi, që daton që prej vitit 1773 sipas ekspertëve, mban gjithashtu komente të babait të Mozartit, Leopold.

“Pjesa më e madhe e dorëshkrimeve të Mozart ndodhen që prej shumë kohësh në koleksionet e prekshme për publikun”, theksoi Mozarteum në një komunikatë.

Sipas fondacionit, ky dokument ka një rëndësi të veçantë sepse ai provon interesin e qendrueshëm të familjes Mozart për artin e linjës melodike të Ligniville, i cili ashtu si Mozarti ishte anëtar i akademisë së famshme filarmonike të Bolonjës

1 komente në “Dorëshkrimi i Mozartit, 237 mijë euro”

  1. Ne nji doreshkrim ka edhe nji pjes poesie ?
    ku ai i drejtohet te dashures braktisur :

    “Me quajti,te pashpirt,pa zemer,te pa fe,
    Ajo,qe aq shum desha mbi kte dhe .

    Me quajti ,te marr,kur mes pyllit t’rret me la,
    shfryU gjith urrejtjen ,e c’nuk me tha !!!

    Me quajti ,besthyer,por si mjaftoj ,me quajti edhe idiot,
    mua…qe pa Ate, s’jetoj dot !

    Dhe tani ,pse di mir se vetem Ate dua ,
    flete shan si mundet , e m’thellon plagen mua …

    Ohhhhhhh.., AMORE +++ Why +++

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje