Konstituohen këshillat në Kavajë dhe Elbasan/Betohen kryebashkiakët Roshi dhe Sejdini

24 Korrik 2015, 13:06Politika TEMA

Kryetari i ri i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe ai i Elbasanit Qazim Sejdini kanë bërë betimin, ndërsa janë konstituuar këshilli bashkiake të bashkive Kavajë dhe Elbasan.

I pranishëm në aktivitetin e konsituimit të kryebashkiakut Roshi ishte edhe Prefekti i qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi. Gjatë fjalës së tij perfekti tha se mbështetja i qeverisë për bashkinë e Kavajës është e pakursyesr. Kjo bashki sipas Vorpsit është shumë e rëndësishme sepse pjesë e saj tashmë janë edhe komunat bregdetare të Kavajës.

Këshilli bashkiak i Kavajës ka 31 antarë, pasi një antare e këtij këshilli dha dorëheqen në mbledhjen e parë të këshillit.

Ndërsa në Elbasan, Altin Idrizi është zgjedhur kryetar i këshillit bashkiak të Bashkisë së Elbasanit.

Në votim morën pjesë 49 antarë, të cilët votuan me 36 pro dhe 13 kundër Idrizit.

Po ashtu në takimin e sotëm, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini bëri betimin para këshillit bashkiak.

I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe Ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi, i cili i dha edhe shiritin e kryetarit Qazim Sejdini.

Në mometin e dhënies së shiritit Çuçi tha se Sejdinit meriton të marrë 13 shirita po të bashkohen të gjitha vitet dhe mandatet e tij në krye të Bashkisë së Elbasanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje