A do të jetë Italia, Greqia e ardhshme?

24 Korrik 2015, 09:12Politika TEMA

Nga Megan Williams

Ndërsa shumë evropianë shikojnë me ankth nga Greqia, disa kanë frikë tani për të ardhmen e Italisë. E megjithatë kryeministri energjik Renzi do të krijojë përshtypjen se ekonomia italiane ka nisur kursin e zhvillimit.

Borxhe të mëdha, një ekonomi në stanjacion, një shërbim publik i fryrë dhe joefikas – para disa vitesh dukej sikur Italia mund të hynte në krizë dhe të merrte me vete të gjithë Evropën.

Që atëherë profetët e kësaj fatkeqësie vërtetë nuk po ndihen më me kaq zë të lartë dhe në tregjet financiare kanë rënë bastet kundër Italisë. Por ekonomia e tretë më e madhe në Evropë vazhdon të jetë ende në gjendje të vështirë dhe pa një drejtim të qartë për të ardhmen.

Cinzia, pronare e një picerie dhe e një pastiçerie në veri të Romës, tregon se kohët kur klintët vinin dhe porosinin për festa familjare torta dhe biskota, kanë marrë fund prej kohësh dhe është e vështirë të zgjerosh rrethin e klientëve. Po ashtu ajo thotë se këtë vit do të shkojë vetëm ca ditë për pushime në Greqi dhe se familja e saj ka disa vjet që nuk e ndjek më traditën dikur të shenjtë shumëvjeçare për ta mbyllur dyqanin gjatë gjithë gushtit.

Normaliteti i ri?

Cinzia, si shumë italianë në tjerë, është mësuar me rrethanat e reja. Dhe si shumë italianë të tjerë, ajo e sheh këtë gjendje si një gjë normale dhe jo si ndryshime të përkohëshme, megjithë shenjat e para të një çlodhjeje të lehtë ekonomike.

Kështu prodhimi industrial është rritur në tremujorin e fundit me tre për qind, kryesisht për shkak të industrisë së rëndë si ajo e automobilave dhe industria mekanike.

Kryeministri Matteo Renzi e sheh këtë si provë e efektivitetit të reformave të tij. Për të ringjallur tregun e punës, qeveria e tij futi stimuj dhe përfitime fiskale për investimet, si dhe lehtësime tatimore prej 80 eurosh në muaj për njerëzit me të ardhura të ulëta. Renzi gjithashtu vë në dukje se tani ka më pak të papunë dhe më shumë kontrata punësimi afatgjata.

Por disa vëzhgues mendojnë se kjo është vetëm kozmetikë politike: shumë të papunë nuk janë të përfshirë në statistika, sepse ata nuk janë regjistruar zyrtarisht tek autoritetet si punëkërkues. Dhe më shumë kontrata afatgjata nuk do të thotë më shumë vende të reja pune, por thjesht zgjatjen e kontratave ekzistuese.

Edhe për rritjen e vogël të prodhimit industrial, ka sipas tyre shpjegime të tjera: nafta është më e lirë, euro e dobët përmirëson mundësitë për eksport, si dhe kreditë që janë vënë në dispozicion, pasi Banka Qendrore Evropiane i furnizon bankat me parata të lira. Por e gjithë kjo mund të ndryshojë shpejt.

Një pakt i ri

E megjithatë kryeministri i ri dhe energjik Renzi do të krijojë përshtypjen se ekonomia italiane ka nisur kursin e zhvillimit dhe shpalli madje edhe një “Pakt të ri me italianët” që parashikon lehtësime fiskale prej më tepër se 50 miliardë euro brenda 50 vjetëve të ardhshme.

Ndërkohë borxhi i shtetit italian ka arritur shifrën e frikshme prej 130% të prodhimit ekonomik – vetëm borxhi i Greqisë është më i lartë. Dhe Renzi e di se në rast se Greqia falimenton dhe del nga eurozona, Italia do të humbasë edhe deri në 40 miliardë euro, prandaj nguli këmbë në Bruksel që Athina të pranojë kushtet e BE-së dhe të kreditorëve të tjerë.

Por edhe pse italianë janë të nervozuar me burokracinë jo efikase në vendin e tyre, me taksat e larta dhe korrupsionin e vazhdueshëm, ata nuk besojnë se Italia mund të bëhet Greqia e radhës. Kështu mendojnë jo vetëm kometatorët politikë, por edhe njerëzit e thjeshtë. Cincia thotë se “edhe Italia ka problemet e saj, por jo si Greqia.” Ajo kujton se gjatë gjithë viteve që shkon për pushime në Greqi nuk i kujtohet të ketë marrë ndonjëherë ndonjë faturë hoteli apo restoranti. Greqia – thotë Cinzia – ka një rrugë shumë të gjatë përpara për t’u bashkuar me Italinë apo Evropën.” /DW/

24 komente në “A do të jetë Italia, Greqia e ardhshme?”

  1. anticensurë 369654 says:

    shtesa me 40 miliardë e borhit italian!?
    nuk e lëviz aspak përqindjen e borxhit italian!!mund të lëvizë ndonjë numër pas presjes dhe disa zerove!!
    PBB 2 014 382 milioni di Euro (12)+30%!
    mund të ndikojë diku kjo 40tshja??

    1. Xhemajli says:

      @Xhemile alias anticensure, shkruaj shqip se askush s´te merr vesh, ok?

      1. anticensurë2587456 says:

        prap e paske ndrru emnin moj lavire nga balliste na u bone xhemojl??
        zemra,si e ke këtë punën e të grricmes??një herë në javë kur të japin leje për të dalë jashtë gardhit??
        motra,ti je e nxeht gjith vitin,por me këtë vapë kush e di sa të ka shku afshi??nuk të del drini me të ftoh!nuk është problem shqipja time,është afshi tënd që stë lë të kuptosh!!
        futi një të ftofme dhe lexoje dhe një herë!!
        nëse se kupton prap!?
        VK se nuk ke hum gjo!!trap e trape ke për të met!

  2. WEB says:

    Hahahaha gallate italianesh,shteti me humbjen fiscale me te larte ne europe qahet per mungese fature ne greqi,dhe cinzia makarona qe nuk deshiron te perfundoje para bankomatit si è dhjere .Do mbarojne nje dite edhe kursimet e juaja o breshkaxhinj Po nuk nderruat apo te kuroni sado pak genin e mafiozit

    1. Dervish Malluta says:

      @WEB, kukuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu mori zhaba syfryte greqe, ti ia qane hallin Italise?

    2. adi says:

      Zviceran apo Suedez je qe flet keshtu nga lart poshte dhe i jep mend Italianeve?

      1. WEB says:

        Une per italine kam komentuar dy apo tri here mbi te njejten teme ,eshte vend qe e njoh sepse kam qene ,tani jo me ,normale kur me dy profesione dhe dy lloje patentash nuk gjen dot pune, detyrimisht do kthehesh ne vendin e lindjes .Une as qe kam ndermend tu jap mend italianeve por thjesh njoh situaten ,kane te njejtin aparat publik njelloj si ai grek ,ndersa greku e perdori per te ulur papunesine ,keta e perdorin per privilegje dhe super -rroga ,dhe me sa po shoh nga situata qe lash une, nuk ka ndryshuar asgje ,kjo persa i perket dyshimit tend .Ishte edhe tjeter komentues qe perralliste mbi italine e lamborginit dhe ferrarit ,apo maseratit e detit dhe pices ,sigurisht lajme qe shikonte ne televizor apo ne ndonje kartoline te llustruar ,kush do pune te zeze (po e gjeti )le te vije ne itali ,keshtu qe me duket habi qe kjo zonja nga roma ku puna e zeze mban rekordin ben te skandalizuaren per mungese fature ne greqi .Sa per ty o dervish ,,,vari cifteline ,,,se nuk ke kuptuar as edhe nje fjale nga ato qe kam shkruar

        1. Dervish Malluta says:

          @Po mori zhabe syfryte, hajde nonjihere ketu ne Como dhe shiqoje se cfar krize ka, ti noshta e nje Lampedusa-n, apo nonji katund te Calabrise, por jo Italine, pyte Careshen bythpele – Katharinen e modhe, ajo shpesh me veziton!

          1. WEB says:

            Ik mor trap ,ne mes te malit dhe gezohesh me eurot e te pasurve,qe nuk kane paguar nje fature ne jeten e tyre ,firence te duket katund ty? Ku shqiptaret bredhin dhe kenaqen me nje jave pune se nuk leviz asgje ,vetem Como paska ngel parajse ne itali ,aty ku rri ti,te dhjefsha ty me gjithe katerinen

            1. Dervish Malluta says:

              @WEB, hahahahahahahaha, kuuuuuuuku kopa t´u keshe, WEB-iut ia dhjeva nervat, shkoj per lesh i shkreti!

              1. WEB says:

                Sinqerisht ,,,moj malluta e dervishit kunder pergjigjet e tua as ma ulin,, ,,,,,dhe as ma ngrefin ,,,,malluten

        2. Spartaku says:

          Web! Ke shume te drejte pèr ato qe shkruan.Por do te shtoja se Italia po shkon poshte e me poshte.Kriza ekonomike eshte e dukeshme.Eshte turp per nje shtet si italia qe ka qene nje nga vendet e fuqishme ekonomike(ne shtateshe)dhe sote ajo ka nje papunesi te madhe.Por turpi me i madhe eshte se merre punetorin ne pune dhe i lidhe nje kontrate 10 apo 15 ditore.Kjo ndodhe ne Itali dhe ne disa vende te Europes.Ne disa vende te tjera sidomos jashte europes nuk njihen kontrata kaq brutale si ne Itali.Ne kanada apo ne amerike,pronari te jep punen,te jep doren te uron pune te mbare,dhe nuk i shkon ne mende per ta shkurtuar punetorine nga puna,veç nqs do te ikesh vete.Keshtu qe shpresat ne Itali per nje permiresim te situates se keqe ekonomike,jane te humbura.Punetoret,sidomos emigrantet jane te persekutuar.Ka te rinje me profesione elektriçiste,mekanike,saldator etj etj. dhe nuk i pyet njeri,rrine papune,duke ngritur duaret nga qielli,i luteten zotit per ti ndihemuar.

    3. anticensurë2587456 says:

      gërku
      italia është vënd i kontrasteve ekonomike!!
      veriu i saj ka një zhvillim ekonomik më të lartë se gjermania!jugu i saj është më keq se atdheu tënd,graqia!!
      europa veriore,duke pasur italinë si shëmbull,nuk duhej të ishte futur në këtë BE!!ata sipas përvojës italiane duhej ta kishin kuptuar se nuk mbushet voza pa fund!!me gërkun tënd është njëlloj si të mbushës një vozë imagjinare!!të vetmen pjesë që ka voza greke është tapa!por për fat të keq nuk e vë dot në punë!!
      mund të përdoret për të taposur gojët tuaja,ndoshta!?se nga pas ja taposni njëri tjetrit!!

      1. WEB says:

        O anticensure,n.q.s komenti jot me ishte drejtuar mua atehere ti je me trudhjere se dervishi i kasabase,se kujtoni se po komentoni me nje grek.Po lexoja nje artikull ketu ne tema qe nje dite shqiperia di mbizoteroje ne ballkan,,,,,,,mos o zot ,,,,mbizoterimi i injorances do ishte titulli me i pershtatshem ,duke filluar nga ju qe i futeni diskutimeve me 8 klase shkolle

  3. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Sigurisht e ka rradhen italia per reformen e pensioneve. Gjithe vendet perendimore do perfshihen

    1. Dervish Malluta says:

      “plepat dhe budallt bohen te gjate” thote ky gugjeli ketu ma nolte, une thom qe shkurtabiqat jan me te meta trupore dhe psiqike, pos kesaje jane edhe te rrezikshem, une kur i shoh i shutirati shkelma si topin, sepse i kom merzi!

  4. loku says:

    Epo te mos i hame hakun Er Velise e Rames per reformen e pensioneve ne Shqiperi atehere.

  5. krasta says:

    Na kan heq 600 lekshin e komp.te energjise.
    Loku te pafsha me pension shqipetar

  6. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ti qe ke qene ne itali, asgje nuk kupton

    1. WEB says:

      Hahahahahaha d.m.th borxhi rreth 130% jane thashetheme ,degjo shoku plepi!sot eshte nje dite e bukur me diell ,ik ne plazh ,dhe mos me trego gjera qe i kam kaluar ne kurriz per me shume se 10 vjet ,,ok ??

  7. Nje emigrant says:

    Italia eshte praktikisht nder vendet me te pasura ne bote. Familjet italiane kane kursyer nder vite dhe kane euro sa 4 fishi i borxhit publik qe ka shteti. Asnje vend ne bote nuk ka nje raport te tille ndermjet borxhit publik dhe privat. Italia ka nje diversifikim shume te madh te ekonomise, ka nje prodhim agroelementar qe nuk e ka asnje vend. Ne Itali ndodhen rreth 60 perqind e tere pasurise kulturore boterore etj. etj. Ulja e prodhimit te pergjitheshem ne keta kater vite, eshte vetem si rezultat i zhvendosjes boterore te prodhimit industrial kryesisht drejt Azise ( Kine, Indi etj), sepse u gjet nje krah pune i lire por fitimet jane perseri te italianeve.

    1. WEB says:

      Italia eshte e 93 ne bote persa i perket ekonomise ti na thua dengla,mos kishin pasur tregti me kinezet due indianet Italia sot nuk dinte ku ti shiste motorrat dhe makinat,70 % e industrise italiane eshte trasferuar jashte per ti shpetuar taksave,se ku è shikon ti fitimin e italianeve Vetem ti è di

  8. alban says:

    sigurisht nje titull provokues sepse asnje argument nuk jepet qe mund te krahasosh italine me greqine. Sa per borxhin, japonia ka kaluar 200% te pbb dhe megjithate vazhdon te kete besimin e kreditoreve. Franca ka nje ekonomi shume me pak prodhuese se italia. Sidoqofte ky artikull i DW ngjan me shume me propagande per te demtuar imazhin e italise prej mosmarveshjeve qe kane me germanet ne lidhje me greqine.

  9. tomsojeri says:

    Ore ju cudia qe i “dini te gjitha” dhe sulmoni kedo qe del jasht horizontit ku me bindje argumentoni ate cka “dini” ! Kjo Itali qe notoka ne pasuri dhe borxhi i saj esht 2.6 tilion $ baraz me Irlanden e ndjekur nga Hollanda me 2.5 trilion$ Luksenburgu 3.4trilion€,Franca 5.7 trilion,gjermania 5.5tr. Japonia2.8tr Mbreteria Bashkuar9.5 me Ameriken qe mban kampion me 18.5trilion $ Pra sic shikoni asnji nuk e ka bythen te that nga borxhet,sepse keshtu u ndertua ky sistem ,sepse ky esht lloji i pushtimit te ri pa arm dhe avash avash mbas Greqis ju vjen radha atyre qe jan me te dobet ! Edhe greket plot i kan bangat me € si dhe me shtepia jasht vendit te tyre por tani kercenohen tju a qethin e te lepijn gishtat pastaj, sepse ,kta gangster fajdexhij, kan ne dor te tyre edhe centin e fundit si brenda edhe jasht vendit ! I vun ne radh te qendrojn me or te tera neper banokmate te marin 60 € e ju a “hoqen breket” Ci-prasit me shok e spo din ku ti cojn pordhet paraelektorale ! Spo din kujt tja fusin fajin kur te gjith jan bashkfajtor dhe me kushtet qe ju vun ,kurr, skan per te ngrejtur kok (kerkun b… dhe e hongren ne b…) !Prandaj ti miku mos te vi aspak cudi se kush mundet ta ket radhen mbas Greqis se po te kishin byth nuk shtonin borxhin !Ata qe ndertuan kte sistem i kan ber shum mir llogarit ,e din shum mir qe nuk shlyhet dot borxhi dhe e din shum mir si do perfundojn kta borxhlij viktima !WEB mos u merzit e as mos u brengos nga kta “dinshumet” qe per fat te keq flasin me kompetenca per nje “loj shahu”dhe prapaskena “gjigandesh”ku ne jemi akoma ne spermen e gjysherve per nga dija ! Greqia esht nje penxhere, apo me mir brima e celsit qe na hedh pak drit ne kte “gates” se si esht ndertuar kjo luft e “tret” ne kuriz popujsh viktima ! Kur ta provojm ne kuriz ton, sidomos femijt tan, thundren e rend te ktyre fajdexhijve shekullor do te jet shum von ! Vetem nje shperthim i madh popujsh rezikon kta fajdexhij te mos rojn ne kuriz te tyre, por goditja qe mori Cipra qe guxoi te ngrej kok, le shum pak shpresa per tu cliruar nga borxhet e pashlyshme…….dhe “filmin” e kemi perpara…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje