Akuzat e Berishës/Rama: S'kanë lidhje me politikën, objekt i fushës së psiqiatrisë

23 Korrik 2015, 15:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit efektivin e RENEA-s në Lazarat e vranë miqtë e ministrit të Brendshëm.

“Ka gjithmonë një kufi përtej të cilit nuk duhet shkuar se kur thuhet se efektivin e RENEA-s e vrau ministri, nuk është çështje politike, por psikiatrike dhe s’është objekt i debatit politik por i spitalit psikiatrik. 

Kur thuhet se ne kemi mbeshtetur Policinë e Shtetit ne nuk mund të mos kujtojmë se familja e ministrit Tahiri u vu në një sulm terrortist me bomba jo vetëm nuk pati asnje shprehje solidariteti, por pati reagim përtej politikës dhe përtej asaj që përbën politikë. Reagime që pa më të voglin dyshim i shërbejnë fushës së psikiatrisë.

Askush ndër ne nuk u cua të thotë se grupi i strukturuar kriminal që vuri bomba për të goditur familjen ishte i urdhëruar nga ju se ishin miqt tuaj e askush se tha pasi është jashtë imagjinatës tonë.

Papritur na del se vrasësist e efektivit na qënkan miqtë e ministrit sigurisht s’do hyjmë në debat ne jemi shumë të vendosur që mos i ndajmë njërezit në tanët e tuajt në këtë betejë.

Ne kemi vendosmërinë që nëse me përgjegjësinë e tyre marrin përsipër akte kriminale tu tregojmë vendin përmers forcës së ligjhit dhe shtetir dhe smund të akuzohemi por të njihet si një standard i ri në sjelljen  e policisë së shtetit.Përgjegjesia është individuale”, theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi me bindje se kjo është e vetmja qeveri që e ka marrë seriozisht luftën ndaj krimit  që deri dje ishte element sundues në vend

“Është fakt i provuar e i stërprovuar i marrë si gurë themeli në luftën kundër krimit, kjo është e para qeveri që po lufton me nje element sundues në Shqipëri, por që deri dje s’po dilte ne TV aksioni i policisë së shtetit sepse sishte aksion.

 Dëgjova këtu të përsëritet histria e një krimineli me damkë që na qenka aq i lidhur pas ministrit të Brenbdshëm e pas meje saqë kjo u përcaktua nga gjithcka në sjelljen e policisë ndaj krimit. Mos harroni se ky këtu e ka humbur një gjyq dhe është deklaruar shpifës nga Gjykata e Lartë e dhe së shpejti do përballet me ndeshkimin për dëmshmpërmblimin.

Vazhdoj të jem i prirur të besoj se ata para do ti përdor për të hapur një seksion terapie për shpifesit, ka sesione terapie kundër atyre që janë addicted dhe një sesion i tillë do të mbështetej edhe nga SHQUPI për të lëhtësuar barrë e këtij deformimi psiqik që ka sjellë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh me bindje për punën e Policisë së Shtetit  duke e mbështetur këtë në fjalët e ndërkombëtarëve dhe në bashkëpunimin me FBI-në.

“Ndqërkohë që mund tju them me plot gojën pa ndrojë se mos gaboj, jam shumë krenar kur gjendem përballë ndërkombëtarë dhe kur dëgjoj se çfarë thuhet për Ministrinë e Brëndshmë, ministrin dhe Policinë e Shtetit shqiptar. 

Ky është fakt që edhe angazhimi i drejtëpërdrejt i FBI për të punuar në terren në Shqipëri është pjesë e besimit të krijuar se më në fund qeveria policia ministria janë një kundër krimit dhe kundër shkeljes së ligjit. 

Këto fjalë më janë thënë drejtëpërdrejtë nga delegacioni i lartë i FBI-së, po ju se dini ,s’jeni të detyruar ta mbani mend. 

Ju bllokuat Byronë Kombëtare të Hetimit por me ju ose pa ju ne do ta bëjmë, me apo pa atë, bashkepunimi me FBI ka nisur dhe nuk ka asnjë vijë ndarëse se kush janë tanët kush janë tuajt.

Besoj se një qeveri që ka moralin dhe vendosmërinë të distancohen nga ata që kapen për krim meriton të repsketohet”, tha Rama .

Kryeministri i vendit shprehu keqardhjen që gjatë debatit të një marrëveshje me kaq vlerë për Shqipërinë për luftën kundër lëndëve narkotike me SHBA niveli i diskutimit është kaq i ulët.

“Ky diskutim nuk i shërbën marrëveshjes. S’kemi si mos ndajmë opinione të ndryshmë për punën e Ministrisë së Brëndshëm apo të policisë kemi disa shifra dhe fakte jam krenar ti rikujtoj.

Që nga janari deri sot Shqipëria ka më pak se 50% të vrasjeve të të gjithë viteve më parë duke i krahasuar vit pas viti dhe ka një regjistër për këtë.

Shprehje kuptim plotë e një procesi ku kemi futur policinë.Është larg të qëniurit i persosur por ka rezltate të pamohueshme

Kanë sjell rezultate që vetëm një muaj më parë ishin të paimagjinushme. Trashëguam policinë më të papaguar më të paarsimuar të rajonit, në moshën më të vjetër në rajon e në Europë e padyshim më të korruptuar. Pastrimi ka vazhduar dhe vazhdon çdo ditë.

Janë dërguar për ndjekje penale apo janë liruar nga policia për shkelje administrative 11% e trupës së policisë

Dhe ky proces vazhdon.Vetëm policë të arrestuar gjatë vitit në vazhdim janë 36 për shkelje të ligjit. Nga ana tjetër latë një polici që ishte bërë objekt barcaletash dhe burim dëshpërimi në raport me krimin e hajduterinë e të gjitha problemet e sigurisë që ishin kthyer në lajtmotiv e cdo familje.

Gjatë gjithë periudhës së 2013 kryefjala e cdo qytetari ishte krimi krimi krimi ,pasiguria pasiguria .Sot sigurisht jemi ende larg objektivit që në kemi larg ambicies që ne duam, të ketë polica . Do ta mbajmë zotimin do ta bejme policinë model për rajonin do ta ngremë nga treguesit që matem”,u shpreh Rama.

3 komente në “Akuzat e Berishës/Rama: S’kanë lidhje me politikën, objekt i fushës së psiqiatrisë”

  1. PROTESTANT says:

    PSIKOPATLLIKU Z.KRYEMINISTER SIPAS STUDIMEVE TE PSIKOLOGEVE TE BOTES

    ESHTE NJI SEMUNDJE NGJITESE –

    PYETJE ;

    1- NQS JU KUPTONI SE KENI TE BENI ME NJI SKICOFREN TE PAVETEDIJSHEM

    PERSE VAZHDONI TA MBANI NE PARLAMENTIN SHQIPTAR ?

    PER TE SEMURUR VEHTEN DHE BERE PSIKOPAT GJITHE PARLAMENTARET

    FLAS PER ATE PJES E CILA ESHTE ALA E DYSHIMT QE S’ESHTE E INFEKTUAR

    NGA VIRUSI BERISHA ?

    2- KUSH JANE TE PASEMUR NE ATE PARLAMENT

    JU LUTEM NA I TRGONI SEPSE ME CPO JETON KY POPULL

    E CPO I SHOFIN SYTE – NUK ARRIN TE DALLOJ DOT NJI POLITIKAN

    NORMAL !

  2. ananananananannannanana says:

    Njeri me psikopat se tjetri.

  3. kaqi i zi antikomunist says:

    Zoti rama ,sala eshte i afte te percoje budallallekun e tij te i gjithe grupi i deputeteve njethundrake te shqupit.Nuk ka sot shqiptar qe nuk e di se ne lazarat pedja fiton me mbi 95 % te votave.Ky fshat i drogs eshte zemra e pedes,dhe per cudi, keta ekstremiste te djathte te sales ,tradhtuan ate qe i lejoi te mbillnin droge per 15 vjet dhe befas u bene pjese e te majtes qe i persekutoi sipas tyre qe nga viti 1944 ?Duhet te jesh njethundrak shqupi ta thuash dhe ta besosh nje genjeshter kaq te trashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje