Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade teksa foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, kërkoi që të vihet drejtësi për të gjitha krimet e pazbardhura në vend.
Një nga ato sipas Dades, është dhe zbardhja e vrasjeve të 21 janarit. Dade pohoi se kjo çështje është nën petkun e politikës.
“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe SHBA-ve përbën një hap të rëndësishëm.
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e SHBA-ve bien dakord për miratimin e këtij projektligji. Këto projekte vinë dhe në linjë me fushën e drejtësisë, pasi thellohet progresi. Jo si gjykimet që janë bërë sot, që shqiptarët kanë kuota më të ulta.
Projekti i dytë ka të bëjë me parandalimin e krimit dhe rritjen e cilësisë penale. Një nga fushat që merr vëmendje të veçantë është forcim i kapaciteteve kundër korrupsionit.
Do ftoja çdo gjyqtar. Kemi ende drejtësi të munguar, për vrasjet e 21 janarit, nën petkun e politikës.”, tha Dade.
Nga ana tjetër ajo i bëri thirrje që pjesë e luftës kundër korrupsionit, ruajtës së rendit dhe sigurisë të bëhet dhe opozita.
Sipas Dades, duhet të vihen para ligjit të gjithë ata që kanë kryer krime, duke përmendur kështu rastin e importimit të armëve nga Shqipëria drejt Bosnjës për luftën në Srebrenicë.
“Sa për përfaqësuesit e opozitës, do dëshiroja që të jenë ën anën tonë pasi na i lanë peshqesh dhe na kanë lënë një gur të rëndë në kokë trashëgim.
Do na ndihmonin. Duhet filluar nga ata që bënë krimin, që nga Gërdeci, që nga presidenti dhe Kryeministri në vitet 97’.
Edhe armët e Srebrenicës, ka prova e fakte që u morën nga Shqipëria, dhe pas kësaj qëndron ish-kryeministri. Se harrojmë ne që ai ka qenë dhe president”, tha Dade.
Nuk e di kujt i a drejton kete pyetje kjo zonje. Une kam nje sugjerim: Reformoni sa me pare sistemin e drejtesise, pasi, bashke me sistemin e shendetesise, jane vatrat me malinje ne shpinen e drobitur te ketij kombi!
Burri i kesaj ‘Zonje: ‘ ka qene inxhinier elektronik shume i mire. Ka patur nje dyqan te vogel tek shallvaret. Punonte sa per te fituar pak. Befas nje dite erdhen 2 tipa dhe e vrane me silenciatore. dhe nuk u morr vesh kurre. Do ishte mire te zbardhej dhe kjo zonje te fliste per kete.
Te paska ngel sahati akoma ne oren 12 o Arta. Pa ti cojme pak edhe ata cunat e tu para drejtesise per maskaralliqet e krimet qe kane bere!
Pas 97-tës e kishit ju moj zonjë. Pse nuk e çuat para drejtäsisë. Apo doni dënime pa fakte, të orientuar. Ju edhe mund ta burgosni, e keni bërë këtë për 50 vjet.
Arta dade keto qe thua i kemi degjuar me miljona her. 97 iku nuk behet me drejtesi se e kishit 8 vjet dhe kishte prova te padiskutushme qe berisha hante burke, dhe nderkombetaret kete prisnin nga ju qe te denohej berisha pe 97. Po ju me te super korruptuarin nano e prut prap ne pushtet berishen. Per mua berisha dy krime ka ber 97 dhe vrasjet ne bulevard ne 21 janar. Po mos te kishte ber keto dy krime berisha do ishte mbajtur ment ne histori per mir, kurse tani do mbahet mend qe ishte diktator nga 92 deri ne 97 dhe i korruptuar dhe vrases nga 2005 deri ne 2013.