Ligji për turizmin/Debati "serioz" i deputetëve në Kuvend

23 Korrik 2015, 12:07Politika TEMA

Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate. Deputetët e opozitës kundërshtojnë që të futet në rend dite, projektligji për Turizmin. Ndërkohë, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka njoftuar se ligji në fjalë nuk do të jetë pjesë e rendit të distës së kësa séance por do të bëhet një seancë e vecantë ditën e hënë që komisioni të rimblidhet dhe opozita të ketë mundësi të shprehë mendimet e tyre.

Kemi dy pretendime, të kryetarit të komisionit që e ka lajmëruar opozitën, opozitën që thotë se nuk ka qenë e lajmëruar dhe tjetri që opozita nuk është e përgatitur për të diskutuar për këtë projektligj. U vlerësua dhe u gjykua me konsensus që të bëhet seancë e vecantë ditën e hënë që komisioni të rimblidhet dhe opozita të ketë mundësi të shprehë mendimet e tyre”- tha Meta

Sipas deputetëve të opozitës ligji për këtë temë nuk është diskutuar dhe kaluar nen për nen ashtu sic pretendojnë deputetët e mazhorancës. Kryetari I grupit parlamentar të PD-së ka shtuar se e gjithë kjo është tallëse, gjysma e komisionit thotë që nuk ka kaluar nen për nen, është turp që cohën këtu e bëjnë dëshmi të rreme deputetet, e kemi kaluar thonë por ju keni qenë në gjumë.

DEBATI NË KUVEND

Ruci: Kjo nuk është një nismë e re. Duke qenë se komisioni ka mbaruar, atëherë kjo futet automatikisht.

Paloka: Nuk është e vërtet që ky projektligj ka kaluar nëpër komisione. Nuk mund të diskutohet që të futet sot.

Spaho: Unë e kuptoj momentin që është seanca e fundit e kësaj legjislature dhe mazhoranca i duhet që ta mbylli. Ligjet janë të rëndësishme dhe kanë nevojë për debat. Një projekt kaq i rëndësishëm s’ka se si të kalojë në këtë mënyrë. Ne nuk jemi të përgatitur sot. Për sa kohë që nuk janë njoftuar grupet parlamentare për një ligj kaq të rëndësishëm…

Ruci: Zotërinj deputetë…

Meta: Ka mundësi ta dëgjojmë zotin Ruci!

Ruci: Zoti Spaho, të gjitha komisionet, Komisioni i Ekonomisë e ka kaluar që në datë 06.05 po ashtu edhe Komisioni i Ligjeve… kështu që s’ke argument që ju nuk jeni të papërgatitur. Cfarë diskutimesh keni bërë në komisione atëherë? Është zbatim i të gjithë detyrave që kemi dhe zbatim i rregullores së Parlamentit.

Spaho: Të jemi serioz dhe të mos abuzojmë me fjalët e njëri-tjetrit. Sot nuk është parashikuar për t’u diskutuar.

Papa: Si anëtar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, në komisionin tonë ky projektligj nuk është miratuar nen për nen. Atëherë si mund të shkohet në votim. Më duket se edhe zoti ministër e di shumë mirë këtë punë.

Paloka: Është tallëse, gjysma e komisionit thotë që nuk ka kaluar nen për nen, është turp që cohën këtu e bëjnë dëshmi të rreme deputetet, e kemi kaluar thonë por ju keni qenë në gjumë

Rakip Suli: Ka kaluar nen për nen ky ligj, nuk mbajmë përgjegjësi pse nuk kanë qenë deputetet e opozitës, ka dy ditë që ka kaluar ky projektligj

Islami: Në respekt tuaj, nuk dalim shumë serioz në sytë e publikut, keni në dispozicion sekretarin e komisionit, kërkojini të sjellin procesverbalin, analizoni është respektuar apo jo rregullorja, dhe merrni vendimin përkatës. Nuk na nxjerr serioz ky debat, do ju sugjeroja ndërpriteni debatin se nuk është serioz

Bushati: Është një fasë që ka nisur në mbledhjen e grupit të PS si përplasje mes ministrit dhe kryetarit të komisionit të veprimtarive prodhuese, ka pasur vijimësi në komision që në mënyrë unanime e ka shtyrë dhe procesverbalet janë, përvec atyre kërkoj që të sillnin sekretariati i komisionit të veprimtarive prodhuese, edhe njoftimin që ka bërë për cdo mbledhje, që duhet ti shkonte cdo deputeti,

Meta: Suli insistoni të hidhet në votë apo tërhiqeni?

Suli: Sa për sqarim e dinë shumë mirë që kanë qenë të martën të njoftuar për mbledhjen e komisionit për këtë projektligjin nen për nen dhe e dinë shumë mirë, nëse duam me e bë debat politik, është problemi i tyre dhe jo i yni, nuk kemi pse e diskutojmë, e kanë marrë njoftimin, nëse dyshojnë të kontrollojnë procesverbalet për komisionet.

2 komente në “Ligji për turizmin/Debati “serioz” i deputetëve në Kuvend”

  1. Bobi says:

    Duam shkurtimin e numrit te deputeteve me 50%. Nuk mbajme me te tille debila ne kurriz.

    Keta po na i shkurtojne ditet e jetes, vendet e punes, po na debojne femijet ne emigracionn dhe po na vrasin shpresen.

    Keta jane te gjithe monstra, tallen sikur zihen dhe behen bashke sa here ka ndonje gje per te na vjedhur. Keta jane nje bande ordinere grabitesish.
    E kane te gjithe vendin ne burg.

  2. abcde says:

    Akoma punojne keta “te shrete”na mes te vapes?Gjynah duhet te marrin urgjentisht pushime,jane shume te rradkapitur duke punuar me mish e shpirt per popullin,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje