Litari si burim frymëzimi

22 Korrik 2015, 20:35Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Nuk dëshiroj të bëj replikë në lidhje me shkrimin e Ermir Hoxhës te faqja elektroniketesheshi.com, “Budallenjtë na qenkan dhe vrasës!”, edhe pse dikur së bashku me Ermirin shpotisnim Mustafa Nanon dhe Fatos Lubonjën që i shkruanin letra shoqi-shoqit në gazetë. Megjithatë, në këtë shkrim Ermiri ka çelur një debat tashmë të vjetër në Shqipëri, atë për rivendosjen e dënimit me vdekje. Fotografia që ka mbetur në kujtesën e tij dhe timen është shkrepur nga Armando Babani në 25 qershor 1992, në qendër të Fierit. Dy vëllezër, Josif dhe Dritëbardh Çuko, vranë më 29 maj të atij viti anëtarët e familjes Puto, me qëllim grabitjeje. Mes viktimave ishte një foshnje tetëmuajshe. Vrasësit u prangosën shumë shpejt, dhe gjyqi ndaj tyre zgjati vetëm 24 ditë. U varën në qendër të qytetit, dhe dekikën e Babanit e plasim në faqe të parë sa herë ka krime monstruoze në këtë vend.

Sot, kur e shoh atë foto, mendoj se është dëshmi e një shoqërie postprimitive. Spektakli që ka dhuruar gjykata në këtë rast është shenjë e mentalitetit diktatorial, që dëshmon një shoqëri fisnore, e cila merr vendime të rrufeshme, pasi ka frikë të shohë plagët që i janë majisur në trup. E di që nuk jam popullor me këtë këndvështrim, por nuk mendoj se dënimi me vdekje zgjidh ndonjë hall të madh për sa u përket ngjarjeve kriminale të tipit Sarandë apo të turistëve çekë. Filozofia se frika e ruan vreshtin, mua personalisht më tremb. Sa herë që shteti është munduar të vendoset nëpërmjet dhunës së ligjit, dhe frikës si metodë edukuese, ka dështuar, dhe qëllimin nuk e ka arritur.

Unë e shoh ndryshe çështjen. Rastin e cubave të Kurbinit, që i morën jetën një marangozi të shkretë në Sarandë, do e përshkruaja tëpkë si Ermiri, ama do të thoja që ata nuk janë vetëm kriminelë të sëmurë, por janë po ashtu bijtë e një shoqërie tejet agresive, e cila ka një kod nderi, në mos të çuditshëm, tribal. Në Shqipëri mungon edukimi. Shkolla nuk hyn në busullën tonë. Në kohën e diktaturës është folur për një sistem të mirorganizuar, por edhe atëherë pedagogjia e Makarenkos i jepte udhë drurit, sa veç këtu mund të gjesh prindër që i thonë mësuesit a mësueses se, edhe po ia lëshove një dackë, mirë i bën fëmijës. Shkolla është arenë dhune, bulizmi, ndërsa edukimi mbetet një sfidë, që nuk është për t’u konceptuar si pikë programi e një qeverie, por si detyrë brezash. Ende nuk ia kemi nisur. Ministria e Arsimit në çerek shekulli ka vrarë mendjen për shkollat e larta, por kurrë nuk paraqiti një projekt të shkollës bazë.

Fëmijët që ulen në banka vijnë kryesisht në familje ku autoriteti i babës është absolut, ku kërcet huri, ku varfëria ka mbjellë farën e vesit dhe dhunës tek gratë e tek të miturit. Gjyshërit, prindërit janë hajna, janë trafikantë, janë të pabesë. Ky është tharmi edukativ që përcjellin tek të rinjtë, bijtë, nipërit. Kronika e zezë në Perëndim rrëfen se sa të egër janë tutorët shqiptarë, trafikantët, njerëzit që kontrollojnë edhe territoret e lavazheve. Në Shqipëri përciptas po të them që has në rrugë arrogancën e horrit dhe i hap udhë. Sa herë na ndodh kur vozisim që, nëse nuk e kalon menjëherë cakun sa ndizet e gjelbra, dikush të parakalon me vrull dhe të rrezikon jetën, të çan trapin duke i rënë borisë. Grindesh me të? Jo, sepse kllufi mund të ketë hekur në kroskot, dhe ikën për dhjamë qeni. Ky është modeli që përcjellin etërit e Kombit në Kuvend. Çele televizorin dhe dëgjo si shahen, fyhen, akuzohen. A ka gjë më të frikshme se dëshmitë e parisë në prokurori për Tom Doshin? Ne vetë, që mbahemi për pak më sqimatarë, sa herë kemi rënë në vulgun e mërisë dhe kemi lëshuar publikisht aguridhe të tmerrshme?

Ata që vranë marangozin e gjorë të Sarandës janë pjellë e këtij sistemi dhune që është kapilar, ndaj, si t’i varësh në shesh a t’ua këpusësh kokën në gijotinë, të tjerë do nisen e do bëjnë pesë orë rrugë për të hequr qafe dikë që i ka thënë dikujt, “pse më sheh?”. Besoj që heqja e dënimit me vdekje ka qenë vendim shumë i shëndetshëm. Por dështimi ynë si shoqëri në edukim, në përballjen me Zotin, në mënyrën e të jetuarit si mision, nuk mund të na çojë te sakica, sepse jetën nuk na e dha robi, që të na e marrë po robi!

Tesheshi.com

42 komente në “Litari si burim frymëzimi”

  1. tfgs says:

    ne litare gjithe kriminelet sunite,madje perpara se ti varin tiu futin dhe nji hu ne bithe………….

    1. Adriatik says:

      Enkel e ke qare kete shkrim.

      Tani te ngelet te pagezohesh pak si Dimitrios dhe behesh super.

    2. Cidrizi says:

      Une do ti ED qevpara se te shaje parlamentaret, sic eshte e udhes te beje per te thene te drejten, te kujtojevse ishte gruaja e tij qe i tha nje kolegu se duhej varur tek palma!! Mjaft me keto leksione nga katranjoset nese me lejohet krahasimi. Ata duhet te rrine dhe ta qepin gojen dhe te mos bejne si prifti Beni si them une dhe mos beni si Bej une!!!

    3. sgft says:

      O yll tfgs.Po pse e prish bukurinë qe zoti të fali me këtë retorikë boshe që përcjell kaq kohë këtu.Bëj atë që një femër di ta bëjë më mirë se kushdo.Zbut shpirtra me delikatesën dhe sensualitetin tënd.

      1. arbereshi says:

        HAHAAAAAAAAAAAAHAHAHAAAA

  2. So ein Pech says:

    NDOSHTA UN SI NJOH TE GJITHE PUBLICISTET ATY PERVEC SE KTYRE QE CFAQEN HER PAS HERE KTU KE TEMA ,
    POR MUNDET PA ME TE VOGLIN DYSHIM TE KONSTATOJ SE

    ENKEL DEMI

    ESHTE NJI NDER PUBLICISTET ME TE TALENTUAR NGA TE GJITHE ATA QE JANE CFAQUR KTU KE TEMA

    1. lola says:

      Nje shkrim qe mua nuk me pelqen. A ka gje me te tmerrshme qe nje vrases bene kur vrete njerz dhe i jepet nje denim maksimumi 25 vjet dhe ne se e pranon fajin i ulet 1/3 e denimit? dhe Enkeledi na shet pallavra duke mos e quajtur te drejte denimin me pushkatim? Une nuk mendoje se ky gazetar eshte me i mencur se gjeneral Hoxha,sigurisht nuk mund te krahasohen te pakrahasueshmet,i cili aplikoje denimin me vdekje dhe jo vetem nuk kishte vrasje por u pushua dhe gjakmarrja. Nje njeri qe vrete ligji e denon,ose nuk e denon fare duke nxjerr nje raport mjeksor, dhe kur ky dele nga burgu i interesuari e eleminon, e atehere si do ishte me mire? Po vrave duhet te vritesh dhe ketu mbyllet cikli. Ne rendet me diktature ka rend e qetesi per shkak te ligjeve te ashpera dhe popullates keto lloje ligjesh i interesojne,pavaresisht sistemit shoqeror, ne fund te fundit ligjet e ashpera vendosin rregull. Perrallat e Enkeledit nuk i hyjne ne pune askujt, vecese shtojne rastet e vrasjeve pa bere krahasime te metejshme qe bota e qyteteruar aplikon denimet me vdekje ne emer te drejtesise shoqerore.Ne vendin tone kjo eshte emergjemce.

      1. lola ,
        un s’i jam referuar konkretisht kontektsit ,permbajtjes se shkrimit ,
        por e kam par ate ne kendveshtrimin e talentit te te shkruajturit ,
        e kam lexuar disa her rastesisht autorin dhe si njeri jo i letrave por qe edhe vet e njoh cdo te thote talent per te shkruajtur ,
        thash se ED qendron me lart me lubonja ,mucua,e disa te tjer .
        Ora arti i te shkruajturit .
        Permbajtjen se lexova te gjithe me vemendje ,sinqerishte .

      1. PROTESTANT says:

        islam,
        me vjen keq qe s’ta plotesoj dot deshiren ,
        Jam vegetarian .

    2. elbason says:

      camet shume i shajne thone qe ska cam te mire dhe camet jane te poshter por cami enkel demi ka talent per te shkruar dhe ky eshte cam i mire ben emisione te bukura dhe shkruan me mend .

  3. artur says:

    Eshte hera e pare qe bie dakort me nje te pabese si Enkel Demi.

    1. eljo says:

      Ti bashke me ate gaforren aty siper qe masturboheni
      siper tastieres se kompiuterit jeni shume te beses.

      Aq te beses jeni sa besoni edhe genjeshtrat tuaja.

  4. leka says:

    T’i varim te palma keshtu thote jote shoqe.

  5. frankieuk says:

    tfgs dhe ca ca shok te tij dhe gjakprishurit shqipfoles qe dashurojne rrocken e janullatosit ne fshehtesi, por dashurin dhe propaganden greke e shprehin hapur ketu, respekt per gjith shqiptaret e vertet dhe jo kta filo greket qe hidhen si muti pas shurresh qe te shprehin dashurin dhe propagande greke, persa i perket feve te gjitha jan gjaktare te perhapura me dhune dhe prerje kokash si islami po ashtu edhe christianismi, po ashtu edhe fete tjera, fete dhe ata qe ushtrojne fete sjan asgje por te semur mendore, feja eshte nenshtrim ndaj te paditurit dhe injorantit,e krijuar per perfitime ne nje kohe te caktuar per njerzit qe e krijuan, jo po ca do na thon, kristianizmi eshte fe e paqen,edhe nuk eshte perhap me dhune, PO eshte perhapur me dhune, ne ameriken e jugut , europe, sapo romaket u ben kristian vetem prerje kokash dhe dhune skamje ne gjith europen dhe e kthyen ne vend kristian,me dhune, si islami i mutit,e njejta gje, kjo dmth tfgs ska asgje me pak se ata militantet e isis qe vetem shan nje fe tjeter te caktuar dhe shan shqiptaret, ta garantoj qe po te kete mundsi si ISIS ai do bente te njejten gje sic ben ISIS, tfgs si orthodox i devotshem beso qe jesusi eci mbi uje, dhe sheroj ate te verberin, dhe qe hebrenjte jam njerzit e perzgjedhur nga zoti dhe ne jemi pa asilloj shanci sepse nuk jemi te “zgjedhurit” apo tjetra tfgs beso qe mesia do vij prap, do vij prap i hipur ne nje mushk dhe me mjekerren e isis, dhe me nje pirun ne sum, epo po e them edhe i here posht militantet e feve islame e kristiane, tfgs prite se do vij jezusi me papac dhe do ta sheroj sumen e shkaterruan nga janullatosi, shko tashi merr pensionin e grrekun ,e ke shit sumen per 200 evro,

  6. Patriot says:

    Mendoj se Enkeli ka te drejte deri diku dhe ndoshta me shume se kaq. Problemi qendron se per te gjithe ne qe jemi pro zgjidhjes se ceshtjeve te Kombit Shqipetar ku pa asnje diskutim ka vendin e saj ceshtja came,eshte jo e lehte ti dalim ne krah matrapazeve si Idrizi qe e perfaqesojne ceshtjen tuaj. Eshte i padrejte etiketimi i cameve me te gjitha te zezat por eshte e vertete qe ata duhet te gjejne figurat e duhura per ti perfaqesuar.

  7. Para Laci says:

    Enkel, pikes i ke ra… Nuk zgjidhet problemi duke mjekuar simptomat dmth duke I denuar me burg apo me prerje kokash. Enveri kte beri po ajo menyre vetem e mbajti problemin duke fjetur por jo te zgjidhur. vetem edukimi e zgjidh kte problem por problemi esht se kjo kushton shume dhe ana tjeter esht se na mungojne edhe edukatore te mire prandaj qeverite perdorin ndeshkimin si metode qe te ndaloje krimin.

    E gjith kjo me kujton nje film kur nje princ pyet nje nga njerzit e tij qe po torturonte nje skllav: cfare po thote skllavi e pyet princi, po thote se nuk po i dhemb, i pergjigjet torturuesi. Atehere pse vazhdon ti biesh, thote princi.

    Kshtu esht edhe me qeverine tone… Burgjet jan plot. Te burgosurit flejne gjum me turrne sepse nuk ka krevate per te gjith ata dhe ne prap mundohemi ti biem njerzve me kamxhik se kujtojme se do marrin vesh, ne vend qe te gjejme ndonje menyre tjeter shpetimi.

  8. jeton says:

    O Enkel, sa leke te jep Erdogani per shkrime tek faqja e pagatoreve te tij tek tesheshi,com? Dmth pagatory yt eshte Ermirua, por leket i ka te Erdoganit..he fol shkoqur

  9. Daje Ceni says:

    Popull dembel e kriminel, te rinj qe duan makina e celulare pa punuar asnje dite, deputete e ministra milionere Pa firmosur askund ne bordero, njerez te pabese, prinder qe nisin femijet ne emigrim e i porosisin te merren me pislleqe si gjithe te tjeret, e asnje fjale per ndershmerine, moralin, drejtesine. Popull maskara e Pa asnje te ardhme, i destinuar te mbetet Delja e Zeze e Europes se Edhe fene e nderroi per dy aspra turke e nje pushke.

  10. EN says:

    Enkeli ka shkruajtur bindshem. Por ne nje shoqeri qe nuk ka moralin, nuk njeh rregullat e mardhenieve civile, kerkon te ushtroje dhunen si pjese e zgjidhjes, shteti mendon per prosperitetin e kesaj shoqerie dhe ndalon me te gjitha format zgjidhjet tribale. Dhe I kerkon ndihme historise se vendeve qe e kan patur dhe PSE e kane hequr denimin kapital. Pasi kane marre rezultate morali, edukimi, frike ligji, denime shembullore dhe publike, deri edhe me prerje koke, denime shembullor te krerve te shteteve, Kane hyre ne analizen kristiane te dhenies dhe marrjes se jetes.

  11. the truth hurts says:

    E ka fajin ADN mazlleme turke. Cili vend me kete fe te qelbur eshte ndryshe nga ne. Te tjerat jane perralla.

  12. "BALASHI" says:

    Bravo Enkel!!! Nuk dua te “prodhoj” fjale te tjera boshe, Trajtim me vend. Bukur mire…

  13. katarakti says:

    Jo, jo. Nuk jam fare dakort me kete llogjike te E.D. Nuk eshte shoqeria dhe as shteti pergjegjes per kriminelet. Jane ata vete. Ne rast se do te ishte shoqeria, atehere te gjithe duhet te ishin kriminele! E njejta gje edhe per hajdutet. Po te ishte fajtore shoqeria, do te ishim te gjithe hajdute. Mund te jesh i varfer dhe i pashkolluar dhe i ndershem. Mund te jesh i pasur dhe me Master dhe je maskara me brire. Siç jane psh politikanet tane. Lombrozo thoshte qe disa lindin me prirje krimogjene. Dhe ai kishte percaktuar disa fizionomi fytyrash, qe sipas tij, ishin te prirura per tu bere kriminele. Disa ngandonjehere qe ne femijerine e tyre me sjelljet e tyre te pashpirta dhe mizore ndaj kafsheve, shprehin tendencat e tyre kriminale. Jeten nuk na e dha robi, qe te na e marre robi,- shkruan si lloj postulati ne fund te shkrimit E.D. Por edhe krimineleve Zoti nuk u tha vrisni, grabisni, perdhunoni dhe trafikoni dhe mos pyesni per jeten e tjetrit. Si perfundim dhe qe t’i bije shkurt denimi me vdekje eshte nje mase profilaktike ne te mire te shoqerise. Eshte njelloj sikur operon apandesitin. Ndryshe te pret vdekja. Dhe mos na beni shume te shenjtin. Ne bote per shkak te luftrave, agresioneve, shtypjes, varferise,urise, semundjeve, korrupsionit shteteror etj etj vdesin apo vriten çdo dite me mijera njerez. Burra dhe gra, femije dhe pleq. Te pafajshem. Qe nuk kane vrare, grabitur dhe perdhunuar askend.Qe nuk i kane bere keq as edhe nje mize. Dhe askujt nuk i behet vone per ta. Askend nuk e vret ndergjegja. Perkundrazi shohin se sa para kane vene ne banke, sesa u eshte ulur çmimi i naftes etj etj. Dhe disa si E.D. po na mallengjejne me denimin me vdekje ndaj krimineleve. Qe eshte dhe duhet te jete minimumi qe meritojne keto qenie me dy kembe, qe nuk mund te quhen njerez. Mallengjimi, dhembshuria dhe mirekuptimi per kriminelet, deshmon edhe per nje lloj zvetnimi dhe perversiteti moral dhe shpirteror edhe te artikullshkruesit.

  14. b says:

    Eshte per te ardhur keq qe ne kete kohe qe jetojme me shume te drejta kane kriminelet se sa viktimat. Krimineli vret dhe ka te drejt te jetoj ndersa viktimes I hiqet e drejta e te jetuarit ne cdo moment qe kriminelet I mushed mendja te te heq qafe. Pra te gjith ne qe as na shkon mendja te lendojme njeri e le me te vrasim skemi as nje te drejt me shume se krimineli. Jo me shume koment.
    Ky eshte nje problem I madh dhe probleme te tilla zgjidhen me referendum

  15. Kol Tivari says:

    Dënimi me vdekje, do të ulte shumë numrin e krimeve, sepse shqiptarët (sidomos kriminelët), janë pordhacë dhe frikacakë si lepuj…(???!!!) Ata janë “trima” dhe katilë pa shpirt, vetëm me të dobëtit dhe dhiten në brekë, kur shikojnë “forcën”…!

    1. adi says:

      Ti ke te drejte nga nje ane, po shqiptaret kane dhe nje problem tjeter qe nuk u punon truri aq mire dhe kete nuk e zgjidh as denimi me vdekje. Edhe si popull kemi shprehjen unike me kapi 5 minuteshi si gje normale. Ne nje vend tjeter nje njeri me 5 minutesha dergohet ne psikiatri, kurse ketu eshte nje cmendine e madhe me tek tuk ndonje njeri normal.

      Gjithesesi personalisht jam kunder denimit me vdekje

  16. mesila says:

    litarin te palma per ty,per mua, turkofagosin dhe gjith b,,lepirsat…si burim frymezimi

  17. islam says:

    nje cope budall

  18. islam says:

    pse ate qe vrasin kriminelet kush e ka bere.

  19. islam says:

    keshtu si shktuan ai [te na rrojne kriminelet]

  20. sportisti says:

    “bukur” e ke shkrujt kte shkrim o gazetar
    s me mbetet gje tjeter vecse “ta provosh vet”!
    pasandaj dil e shkruaj edhe nanji shkrim tjeter ,”si ky”!

  21. mesila says:

    te lexosh demin,si gje e pare fare duhet te jesh turkofag rracekembyer

  22. turisti xix says:

    po mer po!
    pirdh se kshtu te don europa!
    si ata qent qe lehin ke i zoti.
    vare ti ate qe vrau,si qen zagar vare fshatshe.
    vari edhe ata qe bejn 5 apo 500 or rrug per me vra.
    vari edhe ata qe i ndihmojn vrasesit.
    dhe fshati do pastrohet nga pislliku.
    kshtu esht bo edhe perndimi.
    jan var kta lloj tipash dikur neper perndim qe sot pasardhsit e tyre as nuk guxojn me te mendojn per me vra,dhe na duken ne “tipa t but”.
    ca t butesh jan anglest apo hollandest nga 2 metra dhe 120 kg!!!
    ata jan te vetdijshem ,jo te but. dhe vetdija e tyre esht gdhend ne shekuj edhe me denimin me vdekje qe e kan pas der dje dhe e shofin perdit si eveniment neper filma ,per mos me e harru.
    kurse n shqipni esht e kunderta.
    “vrit,pagu,rri ca koh mren dhe dil”! ky esht mentaliteti i malokarit qe duhet hjek me denimin me vdekje.

  23. Tema says:

    Litari nxjerr viqin nga barku lopës.

  24. kiu says:

    Shkrimin e Z.E.Demi,i cili qenka publicist une nuk e kuptova,popullorshe =nuk ishte as mish as peshk=.Vdekja eshte krejtesisht e lidhur me jeten.Madje ne deren e morgut para disa vjetesh shkruhej:Ketu vdekja i sherben me shume jetes”.
    Z.Enkel e paska harruar se heqja e denimit me vdekje nuk erdhi si rezultat i ngritjes se nivelit kulturor,shpirtror,ekonomik e shoqeror i shoqerise shqiptare.Ai u diktua nga Bashkimi Evropian si kusht per te hyre ne Evrope.Qeveritaret shqiptare servile klasik te Evropes,rober te kolltuqeve qeveritare dhe tenderave menjeher e hoqen ligjin e denimit me vdekje.Ky veprim mjaft i parakohshen natyrisht u be pas kurrizit te popullit.Populli asokohe shfaqi shume pakenaqesi dhe kurre nuk e miratoi.Deri sot une nuk kam pare ne mediat shqiptare ndonje studim mbi efektin dhe pasojet e ketij veprimi.Z.Enkel thote se heqja e denimit me vdekje ishte veprim i shendetshem.Meqenese une nuk kam lexuar ndonje studim qe te vertetoi se heqja e ligjit e ka bere me te shendetshme shoqerine shqiptare,sigurisht une nuk kam bere nje studim te tille,po jap vetem disa konstatime qe te gjithe i hasim cdo dite:-Cdo dite vriten shqipate,cdo dite behen vrasje makabre si djali vret babane,djali vret mamane,babai vret vajzen.vellai vret motren,dashnori vret dashnoren,buri vret ish gruan,mbesa vret gjyshin e gjyshen ka perseri per Z.Enkel po deshi.Behen vrasje per sherre krejt te pa kuptimta perse me shikon ne kete menyre,perse kercen me kete vajze,per nje vije uji,per nje cope toke.per pak para etj.Natyrisht po i perjashtoj vrasjet qe ben mafia shqiptare ose e huaj pasi mafia shqiptare ehte ulur kembekryq ne shtetin tone.
    Z.Enkel thote se filosofia popullore “vreshtin e ruan friga” eshte e frikeshme,diktatoriale.Ama ka dhene efekt.Nga heqja e ketij denimi jo vetem qe nuk eshte vendosur demokraci ne shoqerine shqiptare por eshte vendosur nje diktature e re e diktature e klaneve kamufluar me gjoja integrimin ne Evrope.Natyrisht e gjitha kjo mbulohet me velin e Evropes dhe SHBA.Politika shqiptare pret se cfar do te thone dy ambasadoret dhe pastaj sulen mbi popullin shqiptar i cili i thote me shpesh amin.
    Personalisht mendoj qe kesaj radhe ne fushaten e madhe te reformes se shumepritur ne drejtesi te pyetet populli duhet te rivendoset ligji i denimit me vdekje per disa veprime monstruoze.
    Kjo do te tregoi se ne duhet te guxojme te kundershtojme ndonjeher edhe ata qe na drejtojne realisht BE dhe SHBA.

  25. Ardjani says:

    duhet veprim “Prevenzione!”

  26. Spartaku says:

    Ne fakt eshte mire qe eshte hequr denimi me vdekje,se tregon per nje kombe te edukuar,por kur nuk eshte i till,duhet vendimi me vdekje.Kriminelit i linde dhe i njihet e drejta te vras e te marre vendimin me vdekje.Atehere pse te mos e beje dhe drejtesia e shtetit kete denim me vdekje? Shteti kete vendim me vdekje duhet te marre ne mbrojtje te drejtave te jetese se njerzeve te pafajshem.Pra sote me shume se kurre,qe ne po shohim krime makabre,duhet denimi me vdekje.

  27. Klimax says:

    Le te marrim nje shemull. Kina dhe SHBA-ja, dy vende te medha qe kane ne fuqi denimin me vdekje (ne SHBA shume shtete te saj). Mos valle ne keto dy vende krimi eshte me i vogel se ne vendet europiane qe nuk egziston ligji i denimit me vdekje? Jo.
    Plotesisht dakort me argumentimin e artikushkruesit Enkel Demi!

  28. Dek Palma says:

    Dakort per denimin me vdekje mos te jete pervec rastit kur ekzekutimet te behen me varje tek palma e kryeministrise , ti Kelo c’a thu per kete se te myti gruja.

  29. SPECIALISTI 8 says:

    JAM DAKORT SI PROBLEM PO JO SI ZGJIDHJE QE REKOMANDON K. DEMI. PO DISKUTOJME PAK ME NDRYSHE. DIHET 97. SA U VRANA. SO U DENUAN.SA KAN DAL NGA BURGU SOT PREJ MBARIMIT TE DENIMIT QE KAN MARRE PER KRIMIN E KRYER. PO THEM NJE SHIFER QE DO TE JU HABISE 47. SA TE VRARE U KTHYEN PRAN FAMILJEVE TE TYRE. 0.TJETER SA I KUSHTON SHTETIT NJE I BURGOSUR. POJU THEM UNE 6000EURO .KU I GJEN SHTETI EUROT PER TE MBAJTUR KETA
    VRASES. FLASE VETEM PER ATA QE KANE BERE VRASJE. DHE CUDIJA ME E
    MADHE ESHTE QE KETO EURO I PAGUAN POPULLI OSE ME TROC TE GJITHE FAMILJET
    QE KANE UMBUR JO HUMBUR POR VRARE NGA KETA 47 QE U KTHYEN NE SHTEPI NGA DREJTESIJA SIC ISHTE RASTI I VRARSIT TE CEKVE. NGA STATISTIKAT PO TE PYESNI TE GJITHA VRARSIT JAN KONTIGJENTI I 47. POTE JU ISHTE VRARE LARG QOFTE FEMIJA I G RUCIT S BERISHES J.TOPALLIT S BRAOS ,STRAZIMIRIT, RISTANIT LUL BASHES, I METES, E SHUME DEPUTETVE
    GJITHMON LARG QOFTE SHUME PROKURORVE, GJYKATSVE ,ETJ DO TE KERKONIN LEKE PER ULJE DENIMESH. POR THOJNE LARG BYTHES SIME .MJER POPULLI. PO SHOQERIJA CIVILE KOMITETET E PAJTIMEVE TE GJAQEVE ETJ KU JANE PO VETEM TE MARRIN RROGAT .PER MENDIMIN TIM DUET TE BEHET NJE REFERENDUM POPULLOR PER TE VENDOSUR LIGJIN ME VDEKJE PER KUSHTET E VENDIT TONE.

  30. james says:

    Jam dakort te vendoset denimi @ me vdekje keshtu do zgjidhet perfundimisht krimi ne shqiperi.Duhet me dit se krimineli mbasi e ka ndare mendjen te vrase dike ku paguhet mire nuk e ka problem neqofte se e kapin ta burgosin sikur cfardolloj denimi te mare se ne burg me mire se jashte eshte. Aty ka per te ngrene as pune asgje kurvat i porosit si te doje pare is i paguan i sigurte eshte se gjen gje per kete dhe te tjera arsye kush vret pa rethana qe nuk e justifikojne vrasjen te vritet

  31. afrimi says:

    Enkel! Megjithese jam i lodhur do ti theme dy llafe; Shkrimi eshte shume o dobet. Kohet e fundit je bere aktive ne shkrime tek Tema. Mund te keshe dhe ti armiq nga keta te sotmit qe duke i shikur ne sy te vrasin. Lere me shkrim qe tani qe po te vrau ndonjeri, te falet deri sa shoqeria te edukohet qe nuk vret me. Keto jane lajthitje te kesaj bote. Kush merr jeten e tjetrit me dashje nuk ka te drejte te jetoje. Ky duhet te jete ligj i padiskutuar. Te fala mendjes te gjitheve kush kerkon te mbroje jeten e vrasesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje