Presidenti tërhiqet nga bllokimi i emërimit të ambasadorëve.
Të paktën i tillë duket dekreti i tij i radhës, që i dha miratimin emrit të Bardhyl Canajt si përfaqësuesi ynë diplomatik në Izrael.
Top Channel ka siguruar dekretin me firmën e kreut të shtetit, për emrin e propozuar nga qeveria si diplomat.
Bardhyl Canaj nuk do të tërhiqte asnjë vëmendje nëse nuk do të ishte një nga tre emrat e propozuar njëkohësisht nga qeveria për ambasador, së bashku me Visar Zhitin si i propozuari i qeverisë në Vatikan dhe Fatos Rekës në Maqedoni.
Për të tre këta emra, presidenti pati deklaruar se nuk do t’i dekretonte për shkak të mungesës se konsultimit me të të ministrit të Jashtëm.
Por, vetëm pak nga zotimi i presidentit për të bllokuar këtë proces deri kur qeveria të konsultohej me të, Bujar Nishani dekretoi si ambasador në Shkup Fatos Reken.
Dekreti i tij u firmos vetëm dy ditë pas ngjarjeve në Kumanovë, çka i linte mundësi kreut të shtetit të argumentonte me nevojën urgjente të përfaqësimit tonë me ambasador në Shkup.
Por tani dekreti për emrin e Bardhyl Canajt mbetet më i pashpjegueshëm.
Kjo lëvizje e kreut të shtetit përmban dy mundësi: ose ai është tërhequr nga kërkesa që dikur e pati quajtur detyrim kushtetues të qeverisë për konsultim me të, ose përforcon qëndrimin e qeverisë se vetoja e presidentit për të bllokuar ambasadorët kishte si shkak vetëm emrin e Visar Zhitit, për të cilin kreu i shtetit u tregua deri në fund këmbëngulës për të mos e dekretuar.
Kjo duket të jetë gjasa më e madhe, sesa zbutja e qasjes së presidentit ndaj qeverisë për çështjen e emërimit të ambasadorëve nëse do të sillet në vëmendje se dy prej propozimeve të Ministrisë së Jashtme për lirim nga detyra, ai për ambasadorin tonë në Londër dhe ai në Romë, prej më shumë se një viti nuk janë pranuar nga presidenti.
nuk mundet ejjj nuk mundet presidenti te bllokoje emerimin e ambasadoreve. max mund ti kerkoje qeverise te rishikoje, per motive le te themi ne menyre sh te pergjithshme oportuniteti, emerimin. kushdo qe ka bere dy mut faqe te drejte kushtetuese e di kaq gje. cudi si nuk e dine keshilltaret juridike te Kapterr Jarit, le qe ka mundesi ku pyet kapterri i bere president per keshilla. po ne gjendje lufte kapterr jari i vendos strategjite e zhvillimit te luftes duke qene se eshte k.komandant i forcave te armatosura. ejjjj. se kryetar i keshillit te drejtesise eshte bere pa e marre njeri mundimin te drejtohet te pakten ne gj kushtetuese per interpretim korrekt, edhe pse nuk ka nevoje se ka mekanizma qe nuk e lejojne jarin te beje si te doje. ku jane gjoja kostitucionalistet shqiptare apo varja. neper bote po te kepusesh te tilla idiotizma nuk e sheh per nja dy muaj deren e provimit te se drejtes kushtetuese. po ja qite nene atij vendi.
ambasadoret jane funksionare te larte te shtetit, ne cdo rast jane shprehje e orientimit politik qe ndjek qeveria. edhe pse jari nuk mund te behet thjesht legalizues i cdo akti qeveritar, pushteti i tij nuk shkon me shume se sa nje kthim per riverifikim.
JARI SI BUJARI,SHTYJE SHTYJE ,DHE NE FUNDE SHIKON NGA SALA ,POR KY I FUNDIT NGREN SUPET DHE JARI SI BUJARI ME NE FUND FIRMOS E VULOSE.
Formalitete pa rëndësi.