Kuvendi do të vijojë punimet, duke zgjatur sesionin parlamentar, edhe javën e ardhshme.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën u vendos zhvillimi i një seance të posacme parlamentare për miratimin e ligjit për Turizmin.
Ky vendim, i miratuar me konsensus, erdhi pasi në seancën parlamentare të sotme, e cila në bazë të kalendarit të punimeve të Kuvendit duhej të ishte e fundit, nuk u gjet konsensusi për të futur në rendin e ditës, propozimin e një grupi deputetësh të mazhorancës, për diskutimin dhe votimit të pr/ligjit të Turizmit.
Opozita pretendoi se pr/ligji nuk është diskutuar nen për nen në Komisionet Parlamentare, gjë që u kundërshtua nga mazhoranca.
Kreu i deputetëve demokratë Edi Paloka dhe Nënkryetari i kuvendit Edmond Spaho deklaruan se drafti i propozuar ende nuk ka marrë miratimin në disa nga Komisionet, gjë që do të thotë se s’mund të kalojë në seancë.
“Ne si opozitë nuk e dimë se kur është zhvilluar mbledhja e Komisionit dhe cfarë është vendosur”, tha deputeti Spaho.
Por për deputetin e PS-së Rakip Suli, komisioni ka zhvilluar mbledhjen të martën, ku edhe ligji është diskutuar dhe miratuar, ndërsa deputetët e opozitës megjithëse ishin njoftuar nuk kanë marrë pjesë.
Por deputetët socialistë i propozuan Kryetarit të Kuvendit që të hedhë në votim propozimin e deputetëve, pasi në këtë mënyrë respektohej edhe Rregullorja e Kuvendit.
“Eshtë seanca që vendos me votë, nëse pr/ligji mund të hyjë ose jo në rendin e punimeve të Kuvendit”, propozuan ata.
Por për kreun e deputetëve demokratë një propozim i tillë nuk është zgjidhje.
“Ky është një pr/ligj që ne skemi asnjë vendim për ta bllokuar, thjesht po kërkojmë zbatimin e Rregullores.
Kemi dy qëndrime, një të opozitës që thotë se pr/ligji ende nuk është miratuar në Komision dhe në anën tjetër mazhorancën që pretendon se ka zhvilluar mbledhjen dhe ka miratuar draftin.
Unë kërkoj verifikimin e procesverbaleve të mbledhjes.
Sa për propozimin se është seanca që e vendos, atëherë me këtë llogjikë i bie që mazhoranca të votojë që hajde ta pushkatojmë opozitën se nuk na duhet dhe kaq“, tha Paloka.
Mjer ne per opoziten qe kemi, ngre pretendime te kota gjithmone. Ne keto dy vite kjo opozite ka snobuar edhe kalimin e reformes territoriale nje reforme me rendesi te jashtezakonshme. Pra e thene ndryshe opozita per cdo ceshtje ngre alibi, vetem e vetem per te futur shkopinj nen rrota, pavaresisht se nga ky gjest i saji ajo nuk fiton asgje.
Jemi mesuar me kete opozite destruktive. Me kot e zvarrit votimin e projektligjit per turizmin. Ndryeshimet e bera ne ligj kane te bejne me turizmin si nje sektor qe pritet te jape efekte reale pozitive ne ekonomine e vendit. Gjithashtu ligji i ri parashikon kushte favorizuese dhe lehtësi fiskale per investitoret.
Ligji I ri parashikon : – kushte favorizuese dhe lehtesi fiskale per investitoret.
-fale investimeve rritet numri i vizitoreve te huaj e vendas ne bregdetin shqiptar por edhe ne zhvillimin e turizmit malor
– Investimet sjellin zhvillim e punesim per zonen perreth.
-Turizmi si sektor shkakton impakt pozitiv ne ekonomi.
Eshte nje ligj qe nqse do ishte bere kohe me pare do kishim nje tjeter turizme sot. me shume vizitor me shume investime te huaja ne turizem edhe mnje shqiperi qe ka me shume se ca ti ofronte nje botes. por opozita si gjithmon do ta mbaj peng kte vend sic ka deshmuar edhe ne 8 vjet qeverisje te tyre!
Smund te pranohet nje opozite si kjo qe ne kemi sot. vetem duan te shkatrojne kte vend asgje tjeter. e kane treguar ne te shumten e rasteve te tyre. ky vend si meriton ato sepse ato nuk duan qe te rregullohet vendi po duan vetem shkatrimin e tij edhe te perfitojne vete nga ky shktarim!
Opozitë e degjeneruar!
Mir që për sa kohë ishin në pushtet nuk bene asgjë për Shqipërinë po edhe tani që po punohet për të ardhmen e vendit tonë përpiqen ku e ku të bllokojnë çdo proces .. fundja ç’mund të presësh më shumë nga njerëz hajdute e mashtrues ordinere.
Personalisht mendoj se ligji i ri për turizmin është jo vetem me i miri qe kemi patur gjer tani por edhe i nevojshem. Me anë të forcës shtrënguese të ligjit interesat e kombit dhe popullit shqiptar do jene prioritare, dhe mbrojtja apo kujdesi për vendet turistike do jete detyrë dhe përgjegjësi e institucioneve perkatese
Turizmi ka qene dhe do të mbetet një ndër pikat më të forta të Shqipërisë. Ishte vërtet për të ardhur keq që gjithë këto vite nuk kemi patur një ligje të mirë për turizmin,një ligj që parësore të vinte interesat e shtetit. Edhe nëse në ndonjë nën të tij mund të ishte përmendur diçka e tillë sigurisht që qeveria e atëhershme nuk do e zbatonte dhe dihet se ku e çoi vendin gjatë qeverisjes së tyre.
Kalimi i ketij ligji eshte me te vertete i rendesishem. Kjo per faktin se vec te tjerash ky ligj i turizmit do beje te mundur klasifikimin e ambienteve ku do akomodohen turistet. Per te mos harruar se ligji synon te rrise numrin e turisteve, rritjen e investimeve ne kete sektor, etj, kjo sjell punesim dhe investim te kapitalit te huaj ne vend.