Ditari i 14 vjecares që u mbyt rrugës për në Greqi: "Do më marrë malli për vëllain dhe motrën"

23 Korrik 2015, 11:18Politika TEMA

Jakov dhe Elona Sholla kanë humbur në një mënyrë rrëqethëse vajzën e tyre 14 vjeç, Marie Sholla.

Vetëm pak ditë më parë dy bashkëshortët dhe vajza e tyre morën rrugën e emigracionit në mënyrë ilegale për në Greqi, për Trikalla.

Jakov Sholla rrëfen për A1Report rrugëtimin e nisur në këmbë dhe që zgjati vetëm 10 ditë.

“Deri sa erdhën nja 2-3 mijë euro që të merrnim edhe 2 fëmijët e tjerë që të iknim si familje në Gjermani. Bëj pasaportën unë dhe të kemi lek për rrugë për në Gjermani. I thash gruas, po vajza ku është?! Më pas kërkuam të dy për vajzën dhe e gjetëm 30 metra më poshtë vajzën në një grop të thellë uji. E nxora vet, pasi e nxora vajzën nga uji i dhash ndihmën e shpejtë, i vura duart në kraharor dhe frymë artificiale. Nxori pak shkumë, nxori ushqim”, tregon babai i saj.

Elona Sholla, nëna e 14-vjeçares na rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me Marien. E mitura u mbyt më lum ku kishin ndaluar për të pushuar e për tu freskuar.

“I thash mos lëviz që këtu sepse mami sa të shkojë deri te babi dhe do vijë, mirë moj mami tha ajo këtu do rri unë. Moj mami tha ajo unë s’jam larë asnjëherë në plazh kjo është hera e fundit që po e bëjë unë këtë plazhin tha ajo.

Të keqen mami i thash unë mos ik më thellë, rri këtu edhe ule zërin sepse ishte duke kënduar e duke qeshur vajza. Të keqen mami i thash unë rri këtu sa të iki deri te babi edhe erdha. Neve thërrisnim Maria, Maria, Maria, ajo ishte mbytur”, shprehet nëna e 14-vjeçares.

Por historinë e vërtetë të kësaj tragjedie e rrëfen ky ditar i shkruar nga Maria. Mes rrjeshtash na shfaqet një vajzë me ëndrra, me shpresa për të ardhmen, por që kthetrat e varfërisë e tërhoqën zvarrë në rrugën e kurbetit ku humbi jetën.

14-vjeçarja shkruan se ajo nuk dëshiron të largohet nga vendi, shokët, të afërmit, por shpresa se ky udhëtim do ti japë fund varfërisë bëri që të ndërmerrte rrugën pa kthim.

Për çdo ditë Maria ka rrëfyer rrugëtimin mes shtigjesh të fshehta, momentet kur u duhej të fshiheshin nga policia, vështirësinë e prindërve për të gjetur një punë të përkohshme.

Por në fund të vuajtjeve që përjetonin, Maria shpreson vetëm që të mbledhin lekët për të shkuar në Gjermani, vendi i realizimi të ëndrrave të saj.

Po lë shkollën për shkak të kurbetit, ndoshta rruga është e vështirë, por do ta përballoj, rruga përballohet, por malli jo. Do doja që më mirë të përballoj fukarallëkun sesa mallin.

Ndoshta do ishte fundi i varfërisë. Do të më marrë malli për vëllain dhe motrën, po sikur ti takoj pasi të jenë rritur.

A ta dish sa dhimbje që kam, sepse nuk është thjeshtë të ikësh. Tani kam arritur në Greqi dhe tani që po shkruaj ndodhemi në një pyll që ka shumë dhen ,është shumë lart.

Nesër do nisemi përsëri, por ka shumë policë, dhe kemi tre ditë që fshihemi rrugëve nga policat. Ne udhëtuam shumë dhe në fillim ata (prindërit) gjetën punë.

Tani jemi në një pallat që nuk është as i imi dhe as i prindërve të mi, por shtëpia e dy burrave të moshuar që nuk kanë gjetur nuse dhe prindërit janë punësuar këtu.

Zoti dashtë të na plotësohen lekët për shkollën dhe për Gjermani”.

Emigrantët shqiptarë në Grevena të Greqisë, kanë ndihmuar prindërit të sjellin turpin e 14-vjeçares në atdhe.

Por kjo ngjarje tronditi edhe dy fëmijë të tjerë të mitur të bashkëshortëve Sholla, një djalë dhe një vajzë të cilët qëndrojnë në qendrën rezidenciale për fëmijët në nevojë në Durrës, aty ku ka qenë edhe Maria.

Fëmijët janë rritur në këtë qendër për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve.

23 komente në “Ditari i 14 vjecares që u mbyt rrugës për në Greqi: “Do më marrë malli për vëllain dhe motrën””

  1. Genti says:

    DERGOJA LETER B. NISHANIT, E.RAMES DHE I.METES. TE MOHANE SHUME MUT PO TE NDRYSHOJNE SHQIPERINE SE PO VDESIN NJERZIT RRUGES, TE MERREN ME GJERAT EMERGJENTE ME VARFERIN E JO ME KOMISARIATIN DIGITAL,DIGITALIZIMIN E LIBRAVE TE NDIHMOJNE FAMILJET NE NEVOJE. TE VDESE FEMIJA QE UDHETON PER BUKEN E GOJES TURP TE KENI O POLITIKANE, MALLKUAR QOFSHI JU, U SHOFTE FARA JUAJ.

    IU PREFTE SHPIRTI N PAQE ENGJELLIT.

    1. Nuk lexohet dot deri ne fund…. Mbytesh nga lotet
      Bo ca fatkeqsie. Motra ime te ishte nuk do me vinte kaq keq
      Sa femije me bote te madhe, por edhe sa femij i mbare
      Ju keputen enderrat ne mes

      Pse moj e le vajzen vetem… Pse !

      Ditarin cojani atij idiotit qe zbukuron Pallatin e endrrave te tija

      1. Adriatik says:

        Skandal dhe mjerim nga nje vend qe prodhon skandale dhe mjerim tash 600 vjet.

        I morret piket e ndeshjes me serbet ?

  2. Andreas says:

    Ndersa kryeministri feston mbylljen e sezonit parlamentar duke u ofruar mish e raki gjithe deputeteve(si shtresa me e varfer e popullsise qe jane)!!!

    1. Ne kohen e Berishes jane mbytur ne det dhe lumenj me shume shqiptar ,bile ne grupe.

  3. Patrillo says:

    U prehsh ne paqe o Engjell i vogel!

  4. E TMERRESHME CFAR JETE –
    C’TRAGJEDI SHQIPTARE !
    NUK MUND TE SHKRUAJ ME ASGJE -EDHE PSE KAM AQ SHUME PET TE THENE –
    VETEM NJI GJE MUNDEM TE DEKLAROJ PERBALL KSAJ KATASTROFE NJEREZORE
    QE POLITIKA -COJ JETEN E SHQIPTARIT –

    JUVE POLITIKAN NQS DÓ MUNDJA -DO JU HIDHJA MBI STIVEN E DRUVE E JU DIGJJA TE GJALLE PARA GJITHE BOTES -MONSTRA

  5. Sa turp! says:

    Faleminderit qeverise per keto kushte te mira qe po i krijon vetes dhe

    pasanikeve te pangopur.

    O shqiptare mos vdisni rrugeve po kapini per fyti kete klase qelbesirash

    te majte e te djathte qe ka grabitur cdo gje per vete dhe na kane lene pa

    buke e pa shprese per te ardhmen!

  6. Bobi says:

    O Mero, kete realitet jepni, qe ta marrin vesh te gjithe mrekulline ku

    jetojme. Mos na cani derrasat me bythet e shalet e Ciljetrave, Gixhareve e kurvave te tjera…….

    1. Shume e vertet Bobi,
      ke shume te drejt , por un mendoj se e drejton ne drejtim te gabuar
      thirrjen tende qytetare ,sepse mero ka qen pjes e stafit i cili eshte pergjegjes kryesor per kte gjendje Apokaliptike Shqiptare .
      Kur perballesh perbal te tillave tragjedive njerezore ,
      ndjen njikohesisht dhimbje dhe urretje pafund per ate fat .
      te atij engjulli te vogel ,e cila braktis jeten ne nji far menyre e vetedijshme ,sepse nuk shikon asnji shpres ne ate jete ,sepse jeta per ate femije nuk eshte jete ,por gjithcka tjeter qe i ngjan nji Jete te vertet,
      braktis jeten kushedi ,ndoshta edhe per ti shpetuar poshtersise njeriut te sotem ,perversitetit te ksaj jete te pafytyre ,te cmendur , te pashpirt.

    2. Riku says:

      Po mire ne fshat qe keta ishin 6 muaj pa drita, por ne Tirane qe ikin rregullisht 3 ore ne dite e dinit ju ? Sikur ky gjatoshi po mbledh rekorde nga faturat e paguara, dhe ka fut ne burg ata qe vjedhin energji…ka fut ne burg keta fukarenjt qe edhe leke per llambushke nuk kane e jo me dicka tjeter.

  7. net says:

    Alahu te shperblefte me xhenet se je si Nur dhe totalisht e pafajshme!

  8. kujtimi says:

    histori e dhimbeshme E edheune i nene po lotoj per dite se kam hequr femijet nga ky vend i mallkuar dhe plot vese,Kam mall e qaj cdo dite por mendoj se e mira e tyre eshte te rriten ne nje vend me te mire se Shqiperia plot krime e vrasje.Megjithese une dhe ata e vuajme shume ndarjen

  9. fieraku nga ferrasi says:

    Bobi ke shume te drejte
    Kete vend e ks mbulu kurveria politike
    Che ajo morale
    Po kemi edhe nje shoqeri civile po kaq kurve.

  10. Riku says:

    Ska gje se kemi Tom Doshin qe mbron interesat e Shqiptareve, Fullani qe eshte nje vigan i antikorrupsionit, Berishen nje luftetar i paepur dhe skerfyllin e gjate qe ben lufte kunder ashashit po thith si dreqi.

    Ky popull meriton keta njerez, dhe i meriton edhe me teper sepse ka nje karshellek dhe nje pordhe te padurueshme ndaj atyre qe jane jashte shtetit, dhe ndaj fukarenjve qe mundohen te ikin.

  11. CCTV says:

    O Zot, sa e dhimbshme!
    T’u prehte shpirti ne paqe, moj engjell i pafajshem.
    U dhente Zoti force prinderve ta perballojne humbjen.

  12. A says:

    Eshte nje lajm me teper se i trishtueshem qe nje femije, nje vajze 14-te vjece, MARIA SHOLLA, e bija e JAKOV dhe ELONA SHOLLES mbytet ne nje lum gjate rruges se eksodit, largimit nga Shqiperia per emigrim.
    Kjo eshte nje ngjarje makabre qe vjen pas 25-se vjet te ashtuquajtures demokraci shqiptare. E nje zhvillimi, begatije dhe mireqenie te pa pare qe na kane sjellur 2(DY) PARTITE kryesore PD-ja dhe PS-ja.
    Fatkeqesisht kjo ngjarje kaloj pa u ndjere nga politika shqiptare, si nga pozita dhe opozita. Kjo ndodh sepse keto dy parti dhe njerzit e saj jane pervers dhe mashtrues.
    A u tha nje fjale keto dite ne seancat KUVENDORE per kete ngjarje me humbje te nje jete te nje femije. Asnje per be. Ne kuvend ndigjon vetem kodra mba bregut, per ligje dhe reforma qe nuk kane dale asnjehere me sukses dhe vete ata qe i propozojne dhe i votojne nuk i zbatojne per veten e tyre. Kjo eshte demokracia e pjerdhur e SALI BERISHES, FATOS NANOS, ILIR METES, LULEZIM BASHES dhe EDI RAMES.
    Do te ngrija nje dolli diten kur nuk do te shikoj ftyren dhe ndigjoj zerin e tyre s’bashku me takemin e tyre pervers, mashtrues, genjeshtar, mafioz dhe shperdorues te gjithckaje.
    Nuk ka ngelur tjeter vetem te lutemi qe shpirti i MARIA SHOLLES te pushoje ne paqe. Tung.

  13. Ervin says:

    Ju lutem kemi krijuar nje shporte ku te gjithe mund te kontribuojme sado pak ne ndihme te kesaj familje te gjore. Cdo ndihme sado e vogel eshte e vyer.
    https://www.leetchi.com/c/solidarity-fredi-dhe-elona-sholla

  14. Ervin says:

    Ju lutem kemi krijuar nje shporte ku te gjithe mund te kontribuojne sado pak ne ndihme te kesaj familje te gjore. Cdo ndihme sado e vogel eshte e vyer.
    https://www.leetchi.com/c/solidarity-fredi-dhe-elona-sholla

  15. CANI says:

    Spomundem me ju kuptue mami i thote vazes rri ketu se une po shkoje te babi ,pse ku ishte babi diku tjeter ,ju ishi duke bere pllazhe ne ate lume apo ishi duke e kalue ate lume ,me sa po e kuptoje une mose kujdesja e prindve ka shkue deri te mbytja e vajzes prindit jane fajtore .

    1. Moni says:

      Klluf…..gjyq do I besh atyre te shkreteve ti.

  16. albani says:

    Bravo Rilindja.
    Forcuat dhe konsoliduat parate,bizneset dhe pushtetin tuaj,por fukarenjte po vdesin per te ngrene.
    E pesofshi si ky cifti,si kjo engjelli 14 vjecare.
    Femijet tuaj studjojne ne universitete private,por nga zoti dhe mallkimet e njerezve nuk mund tu ruani.
    Zoti vogelushes ja mori jeten si te varfer dhe te pashkolluar,femijeve tuaj mund tja marre si te zhytur ne dhjame dhe pasuri.
    Mbase mund tja marre gjate rruges per ne Greqi,Turqi,Egjipt,Zvicer,Fixhi,Bahamas,rruges duke shetitur me mercedeset dhe helikopteret e tyre private.
    Forcuat dhe konsoliduat parate,bizneset dhe pushtetet tuaja,por fukarallikun e shtuat,sepse sa me shume ta shtoni ate aq me shume pasuroheni ju.
    Ju qofte haram
    Zoti jua nxjerrte nga hundet,ne menyren me te dhimbshme per ju.
    Mund te keni para me thase dhe pushtete,por perpara zotit jeni njelloj me mua,atje ku vajti vogelushja dhe ku do te vejme te gjithe,pasuria nuk ka vlere.

  17. elbasani says:

    Me vjen shume keqe per kete vajze me lotuan syte dhe po me me dhembe shpirti sepse dua me gjithe shpirte qe zoti marrte hake te keto politikane zorraxhis maskarenje qe zofi I denofte kete qener se populli ime po vuane per nje jete sa me te mire sepse shteti jone po na perzejne sepse dhe une jame nje pjese e vuajtjes per nje jete me te mire ja tani jame ne kanada por e ndjej shume vendin time me ka marre shume malli jeten ma mori imigrimi tani po plakem dhe gjithmone kame jetuar me ate enderr qe kame ne shqiperi ne vendin time dhe grekerit qe kame ne pune I shtype me kembe se populli ime vuane atje ne greqi dhe une ja marre shpirtin grekerve ketu sepse dua qe populli im mose te ofendohet kurre perkundrazi te jemi krenare rrofte populli shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje