Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani tha se Shqipëria po paraqet shifra alarmante të trafikimit të lëndës narkotike, duke e cilësuar si rekord historik në 23 vitet e fundit.
“Si gjithnjë SHBA na gjendet pranë në momentin më të vështirë për ne. është për tu përshëndetur marrëveshja. 8 milionë dollar për zhvillimin e sektorit të drejtësisë penale dhe të ligjit për kontrollin ndaj lëndës narkotike.
Aleatët kanë konstatuar se qeveria është e paaftë për të luftuar krimin. Sistemi dhe trajnimi i profesionistëve të fushës është në ditën më të keqe.
Nisur nga këto premise DASH, bujar dhe i angazhuar po ofron këtë mbështetje kaq të madhe.
Ne duhet të gëzohemi pak që po ndihmohemi se duhet të hidhërohemi shumë për gjendjen që kjo qeveri e ka çuar vendin.
Shifrat e krimit në dy vite të qeverisë Rama, dhe e trafikimit të lëndës narkotike ka kapur rekordin historik në këto 23 vite”, u shpreh Ristani.
Arritja me e madhe ishte heqja e monopolit te hashashit nga Lazarati per syte e nderkombetareve dhe perhapja ne gjithe vendin.Nuk di a eshte bere ndonje analize per vrasjen e efektivit te reneas dhe plagosjen e dy te tjereve? Mire qe i cuan derr ne thes po tani mbrapa nuk i ka perfillur njeri as ti vizitoje e tu thote nje fjale te mire dhe kjo eshte arritje e madhe.Arritje te tjera te medha jane mbushja e arkes se shtetit me gjobat e policise dhe matja e punes se policise rrugore me arrestime.Kane arritur qe figuren e policit te qarkullimit ta bejne me te urryeren ku per nje minute ndalese te vene gjoben dhe ske mundesi te hapesh gojen se ndalohesh per kundershtim.