Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe ka shprehur një sërë rezervash gjatë seancës së djeshme, si për angazhimin e qeverisë në seancë, ashtu edhe për mënyrën e drejtimit të saj.
Fillimisht Braçe ka shprehur kritika për mungesën e ministrave në sallë gjatë kohës që në të diskutoheshin një sërë marrëveshjesh të rëndësishme.
Më pas ai është revoltuar me mënyrën sesi drejtuesit e seancës po menaxhonin diskutimet, duke lënë deputetët e opozitës që të flisnin për çështje që s’kishin lidhje me rendin e ditës. Ndërsa seancën e drejtonte nënkryetarja Valentina Leskaj, ai ka kërkuar fjalën për procedurë, duke shprehur revoltën e tij për anashkalimin e rendit të ditës.
“Nuk dua të dëgjoj trapllëqe pa hesap nga mëngjesi deri në darkë. Nuk dua të dëgjoj gjëra për të cilat s’më plas fare, nëse do i përmbaheni rendit, mirë, nëse jo, më mirë po shkoj në shtëpi”, – tha Braçe.
Deputeti socialist e ka marrë fjalën pas kolegut të opozitës, Genc Pollo, i cili foli për ligjin e Arsimit të Lartë dhe çështjen shpërndarjes së frekuencave, që nuk ishin në rendin e ditës.
Erjon, ne parlament qe 25-vjet flasin traplliqe sepse perfaqesohet nga trapa te kategoris I.
Edhe une qe jam pa pune e rri te lexoj se pse i plasi Braqes
mbaje lart o braçe se na vrave!!
po ça xehesh re??
po K/ministri është tu bo reklamë për DT!!bile po e paraqet si aritje tujën o braçe!!mos u nxito re!!po ministrat janë tu tall manallin gjithandej!të kanë lënë ty se ske çtë bësh tjetër!!po land ballën ku e ke re??apo do ti zez venin??ai është çiuaua i K/ministrit dhe jo ti!!atë e lëshon pa zinxhir rama,se e di se vetëm leh,skafshon fare!!ti dhe kafshon ndonjëherë,nuk je si land balla!!
Erion,
Drejtuesit e seances se djeshme te Parlamentit tone, jo vetem qe kane shkelur Rregulloren, por jane treguar te intimiduar nga Berisha. Kulmi ka qene kur eshte lejuar deputetin S B te lexoje per se dyti nje material duke thene vete ai:”Po e lexoj per se dyti here”., duke na indinjuar ne njerezve te thjeshte, sepse 8 kanale te TV-ve te ndryshme e jepnin live dhe me pas e ritransmetuan deri ne oret e para te mengjesit te sotem. Ka ardhur momenti, qe Grupi Parlamentar te marre masa ndaj drejtuesve te tille te Kuvendit me shume rigorozitet. A e kuptoni se disa nga ju qe jeni me me reputacion, ne keto momente si dje dukeni te vocerr ndaj “kollosit” Berisha qe e ka zene tribunen e foltores si ta kete privatizuar?
Nese nuk ndodh kjo levizje, deklaroni se do te rrini ne shtepi, por pa hapur TV.
Pershendetje!