Greqia kërkon kredi të re nga FMN

25 Korrik 2015, 14:29Rajoni TEMA

Fondi Monetar Nderkombëtar ka njoftuar për marrjen e një kërkese zyrtare nga Greqia për një kredi të re. Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Financave të Greqisë .Shteti Grek ka kërkuar të marrë kredi nga Fondi i Shpëtimit të Eurozonës. Të premten lideret e partive politike greke premtuan bashkëpunim ndërmjet tyre pas disa muajsh mosmarreveshjesh intensive ndërkohë që vendi po përgatitet për bisedime me kreditorët ndërkombëtarë lidhur me paketën e re të shpëtimit që kap vlerën e 86 miliardë eurove, bisedime këto që janë vonuar. Mesa duket palët nuk po vendosin se ku do të qëndrojnë anëtarët e trojkës për shkak të pasigurisë në vend pas masave të ashpra të kursimit të imponuara mbi Greqinë. Edhe ndryshimet e vazhdueshme të reformave duket se kanë luajtur një rol në vonesën e bisedimeve mes Greqisë dhe Trojkës. Pas humbjes së mundësisë për të shlyer borxhin dhe mbylljen e bankave për disa jave, Greqia ka pranuar kushtet e kreditorëve.Parlamenti ka miratuar dy paketa reformash që përfshijnë rritjen e taksave dhe një rishikim të pensioneve.

2 komente në “Greqia kërkon kredi të re nga FMN”

  1. tomsojeri says:

    Jepi Greqi jepi,!Jepi Cipra jepi !Nuk po meret vesh tani cfar loje bere !!!Mos vall u vure ne rolin e protagonistit tju tregosh ter borxhlijve te tjer se cfar i pret nese luajn bishtin ! Mos vall Greqia isht vendi ku u be “parada” e forces se fajdexhijve ???? Shtypje mizore ,dorzim pa kushte, me kushte akoma me te renda per te mos shpresuar kurr ma! Injorim ,cinizem ,dhunim e cnderim i fale votuseve qe te dhan JO-n e madhe ne referendumin qe provokove !Ti dhe parlamenti nuk perfaqesoni ma popullin tuaj !Jeni komplet te shitur ……..

  2. Tema says:

    E njohim greqin më mir se grexit-ët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje