Portali “Telegraf. rs” ka publikuar një shkrim për bregdetin malazez, të cilin e titullon: “Ja shihni si malaziasit plaçkitin serbët në bregdet: Nuk do t’u besoni syve tuaj kur të shikoni këto çmime.
Kur të merrni ‘krevatin’, të huazuar nga ndonjë restorant, nuk do t’u lejohet të pini pijen tuaj që e keni sjellë me vete. Nuk është sekret që verimi në Mal të Zi kushton si në ndonjë destinim ekzotik tjetër.
Çmimet lëvizin nga vendi në vend dhe kështu ekziston dallimi i madh i gjërave që i blini nga hipermarketi me ato në plazh, ku çmimet mund të jenë pesëfish më shtrenjtë, transmeton zeri.info
Nëse merrni “krevatin” në plazh, e është në kuadër të ndonjë restoranti, nuk u lejohet të pini pijet e juaja që i keni sjellë.
Ndërkaq, nëse blini pemë në ndonjë market, mesatarisht kilogrami do të kushtojë 230 dinarë, ndërkaq në plazh çmimi është dyfish më i shtrenjtë. Uji në shishet gjysmëlitërshe për dhjetë ditë të pushimit do t’u kushtojë 20 euro.
Në plazh birra në kënaçe kushton prej 180 dinarë, madje deri në 500 dinarë Në market çmimi i birrës është prej 180 dinarë. Dallimi në çmimin e “Coca – Coles” është gati dyfish më shtrenjtë e që në plazh kushton 230 dinarë, ndërsa në market 120 dinarë.
Kafja “ness” mesatarisht kushton rreth 350 dinarë, ndërsa “pleskavica” prej 200 – 300 dinarë. Çmimet për “krevatin”, të huazuar, për një orë kushton prej 1.200 – 2.400 dinarë.
Hajdeni ne Sarande se ju a tregojme ne qefin.
Te njejtin fat kan Kosovaret ne Shqiperi!
Ju ka dhen Zoti det , po kujt i ka dhen??? Ca debileve qe zdin ta mbajn!!