VIDEO/Kjo grua tërheq edhe kamionin

27 Korrik 2015, 11:12Lifestyle TEMA
VIDEO/Kjo grua tërheq edhe kamionin

​Barltlett një ish-frizere në tre vitet e fundit ka arritur suksese të ndryshme, ndërsa është kurorëzuar edhe me dy tituj, raporton Daily Mail.

Gjatë garave ajo ngriti pesha të ndryshme, ndërsa mendohet që në një garë ajo ka ngritur edhe peshën prej 146 kilogramëve.

Kjo femër e “madhësisë dhjetë”, ka shkëmbyer punën që e kishte si frizere me një sport të rrezikshëm, në të cilin ajo tani tërheq kamionë dhe vetura. Ajo konsiderohet si femra më e fortë në Britani.

Veç tjerash ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa në këtë sport ajo u inkuadrua vetëm tre vite më parë, derisa ka arritur të fitojë dy tituj.

Kjo 31 vjeçare nga Hampshire i Southamptonit thotë se ushtron pesë herë në javë deri në 12 orë me trajnerin e saj personal.

Ajo shton se ngarkesat që ngrit ajo janë të peshave të ndryshme, ndonjëherë më pak e ndonjëherë më shumë.

“Ka kohë kur unë ngris vetëm 70 kg, ndërsa njëherë më është dashur të ngris 171 kilogramë në krahët e mi, kjo ishte një gjë e pabesueshme që më është dashur ta bëja”, rrëfen Bartlett.

“Tërheqjet e kamionëve janë më të vështirat. Ato kërkojnë shumë vendosmëri dhe është me të vërtetë vështirë t’i ushtrosh”, vazhdon ajo.

Më herët këtë vit, ajo ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të këtij sporti që u zhvillua në SHBA në shkurt, ndërsa sipas saj ishte një gjë shumë e rëndësishme për të.

1 komente në “VIDEO/Kjo grua tërheq edhe kamionin”

  1. qerosi says:

    Ngris !!!!????? po ne kemi fjalen e bukur shqipe NGRE !!! apo nuk e ka bere zgjedhimin e foljeve ne tetevjecare e gjimnaz ky gazetari??? mos e ke blere gje dipllomen ti more bamke qylollari ??!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje