Katër prej 10 të aksidentuarve me makine në aksin Milot-Rrëshen ndodhen ende në rrezik për jetën në sallat e reanimacionit të spitalit të Traumës në Tiranë.
Shefi i shërbimit të anestezi-reanimacionit në Spitalin e Traumës Tefik Zhurda shprehet situata e tyre është e rëndë dhe ata ndodhen në rrezik të madh për jetën.
“Ne aktualisht në reanimacion nga aksidenti tragjik i ndodhur dje në Rrugën e Kombit kemi vetëm katër pacientë, të cilët janë për fat të keq nga dy familje është për tu theksuar që të katër pacientët që janë në reanimacion janë në gjendje të rëndë dhe prezantojnë dëmtime që ju kërcënojnë jetën.
Elvis Bytyçi 14 vjeç në gjendje tepër-tepër të rëndë, prezanton një enjtje të madhe të trurit dhe aktualisht ai sot është në gjendje tepër të rëndë, është i sëmuri më rëndë që kemi në reanimacion” , shprehet Zhurda, për A1 Report.
Doktor Zhuerda sqaron se atyre u është dhënë ndihma e specializuar m,enjëherë por pavarësisht kësaj ata ebnde nuk kanë dalë nga situate e rrezikut.
“Mendoj që të katër pacientët që janë në reanimacion janë të kërcënuar për jetën po u sigurojmë të gjitha kushtet të përfitojnë maksimal ju urojmë atyre dhe familjarëve të tyre të shkuara”, tha doktor Zhuerda për A1 Report.
Katër të plagosurit mbërritën në Spitalin e Traumës mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti në Rrugën e Kombit në aksin Milot-Rrëshen ku makinat e dy familjeve u përplasën me njëra-tjetrën. Fillimisht numri i të plagosurve ishte tre por situata është përkeqësuar me kalimin e orëve ku në reanimacioni e Spitalit të Traumës janë aktualisht 4 të plagosur që po luftojnë me jetën.
Personat e plagosur:
Klevis Hametaj 16 vjeç
Lavdije Hametaj 43 vjeç
Elsuida Hametaj 20 vjeç
K. Hametaj 12 vjeç
Agron Hametaj 40 vjeç
Artjola Hametaj 40 vjeç
Merita Bytiçi 41 vjeç
E. Bytyçi 14 vjeç
Azem Bytyçi 46 vjeç
Arbelinda Bytyçi
TE VJEN KEQ PER AKSIDENTIN KA ARDHUR TE SHKELJEVE TE KODIT TE QARKULLIMITRRUGOR , NE KETE MUAJ TE VITIT QE VIJNE REFUGJATE NDODHIN
AKSIDENTE TE BERA NGA REFUGJATET TE CILET ABUZOJNE KUR VIJNE NE
SHQIPERI , ME PIJE ALKOLIKE DHE TEJKALIM SHPEJTESIJE DHE TE PA AFTE
SI SHOFERA..PO DHE TRAFIKU NE TIRANE ESHTE I VESHTIRE. POLICISE I DELE
DETYRE QO TE SFORCOHET NE SHERBIM DHE TE MOS TE TOLEROJE TE GJITHE
ATA QE ABUZOJNE .I BEJE THIRRJE POLICISE DHE ASAJ RRUGORE NE VECANTI./
POLICE TE POPULLIT JU LUTEMI SI PRINDER DHE QYTETAR TE SFORCOHENI DHE
PAKE ME SHUME SE VETEM JU MUNDE TE SHPETONI JETEN E NJERZVE Q
I BEJE THIRRJE POLICISE SE POPULLIT SE VETEM JU MUNDE TE SHPETONI
JETEN E QYTETARVE QE KANE DALE PER PUNE E HALLE NE RRUGE..I BEJE THIRRJE TE GJITHE QYTETARVE TE KENE KUJDES PER VETEN SHOKUN DHE TE
MOS BEHEN SHKELES TE QARKULLIMIT RRUGOR . JETA EHTE E SHTRENJTE NA E KA
DHENE ZOTI DHE VETEM AI TA MERR. JU FALEMINDERIT PER MIRKUPTIMIN.
Të bëhen dalje nga gjëndja civile.
Sherim sa me te shpejte te gjithe te plagosurve. Mjeku Tefik Zhurda eshte nje specialist shume i mire dhe shume i respektuar, se bashku me te gjithe stafin e tij.