Vrasja e Ibrahim Bashës/Grupi hetimor kthehet në Lazarat për prova të reja

28 Korrik 2015, 11:04Kronika TEMA

Grupi hetimor që po heton vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, krim i ndodhur pak javë më parë në Lazarat, do të mbledhë prova të tjera për të kompletuar dosjen.

Burime nga Prokuroria konfirmojnë se grupi hetimor do të kompletojë dosjen për zbardhjen e ngjarjes, ku nga persona tashmë të arrestuar u qëllua mbi automjetin e efektivëve të forcave speciale RENEA, ku humbi jetën efektivi Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij.

Nga burimet mësohet se grupi hetimor do të riverifikojë vendin e ngjarjes, nisur kjo edhe nga dëshmitë e mbledhura për zbardhjen e vrasjes.

Burimet bëjnë të ditur se përmes një aparati lazer do të tentohet të zbulohet vendi nga ku është qëlluar mbi automjetin me të cilin lëviznin forcat RENEA.

Efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, i shpallur dëshmor i Atdheut, humbi jetën në 24 Qershor, kur forcat speciale u qëlluan pa paralajmërim në një pritë të organizuar.

1 komente në “Vrasja e Ibrahim Bashës/Grupi hetimor kthehet në Lazarat për prova të reja”

  1. Tema says:

    Po të ishte vrar luli do valvitej paqe -ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje