10 të plagosur në dy aksidente rrugore, disa në gjendje të rëndë

27 Korrik 2015, 19:54Kronika TEMA

Rreth 10 persona mbetën të plagosur në dy aksidente automobilistike të ndodhura në aksin Lezhë-Laç dhe Rubik-Rrëshen.

Sipas policisë, nga përplasja e një automjeti tip Benz me një Opel te kryqëzimi i Shënkollit në aksin Lezhë-Laç,  mbeten të plagosur dy drejtuesit e mjeteve F.M 37 vjeç dhe l. K 59 vjeç.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se drejtuesi i Benzit F.M ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.

Ndërsa në aksin Rubik-Rrëshen mbetën të plagosur 8 persona nga aksidentimi i tre mjeteve, dy prej tyre një Ford me targë AA 776 LD dhe Volkswagen me targë BHY 264, raporton Ora News.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa janë transportuar me autoambulanca drejt spitalit të Rrëshenit.

Policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e aksidentit

5 komente në “10 të plagosur në dy aksidente rrugore, disa në gjendje të rëndë”

  1. Shqiptaro & Australiani says:

    Nuk e kuptoj pse duhet te tregohen targat e makinave kujt i intereson edhe pse?

    1. ufot says:

      Injoranca gazekareske albanistanase nuk e kupton se ça eshte informacion e ça eshte detaj i pa vlere……kjo eshte bere gazete per te fshire bythen……

  2. ed snobisti says:

    u kthye ministri nga pushimet?

  3. ismeti says:

    o ruhi se ne ket akes ka ma shum pijanica se normal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje