Zbulohet sms e Ambras që coi në grackë 17 vjecarin Ismael Luli

27 Korrik 2015, 11:15Kronika TEMA

Një mesazh i nisur nga telefoni i 19 ­vjeçares Ambra ka çuar në grackë 17­vjeçarin Ismail Luli, i cili u vra pak ditë më parë nga i dashuri i vajzës Igli Meta, në Sant’Angelo Vado në Itali.

Sipas mediave italiane, Ambra ka plotësuar kërkesën e të dashurit të saj dhe i ka dërguar një sms Ismailit ku i kërkonte ta takonte: “Eja, dua të takohemi”.

Por pavarësisht këtij fakti, studentja me origjinë nga Maqedonia nuk rezulton mes personave të përfshirë në vrasjen e të riut.

“Nuk mendova se Igli do ta vriste” ­ mësohet tu ketë thënë vajza hetuesve të çështjes. Sipas hetuesve, lidhja mes Ambrës dhe Ismailit nuk ka qenë thjesht fryt i fantazisë së vrasësit. Vetë vajza i ka rrëfyer të dashurit të saj Iglit për lidhjen me Ismailin, duke çuar në konfliktin mes të rinjve që i kushtoi jetën 17­vjeçarit shqiptar.

Ismail Luli u gjet i vrarë më 21 korrik, në San Martino. Trupi i tij u gjet pranë një përroi me prerje të thella në fyt dhe shenja të tjera dhune. Policia italiane arrestoi të riun shqiptar Igli Meta, i cili pranoi autorësinë e krimit.

“Po unë e çova atje afër kishës dhe e lidha në kryq. Por ishte vetëm për ta trembur, doja që përpara një dëshmitari tjetër të thoshte se kishte pasur raport me të dashurën time. Pastaj më iku mendja”­ ka rrëfyer Igli.

2 komente në “Zbulohet sms e Ambras që coi në grackë 17 vjecarin Ismael Luli”

  1. Tirons says:

    Rrobt ku ti kesh kafshe e keqe. Ne fakt dhe hijenat jan si lepurush perpara teje. Ne pidh te rrobve shkofsh

  2. coli says:

    po keta pasken qene grup bashkeautore ne ket krim se ambra e ka dashte aqe shume 17 vjecarin sa e coi drejte vdekjes nga gjelozia pastaj thuhet se smori pjese ne vrasie, drejtesi prej zoti e robi per ket fatekeq, mos e lini te behet gjaku uje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje