14 vite burg rrezikon shtetasi Fisnik Cepaj i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbetur ne tentativë” dhe “Trafikimit të armëve dhe municionit luftarak”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Hetimi dhe gjykimi ndaj këtij shtetasi është zhvilluar në mungesë. Nga hetimi, rezulton se ky shtetas, nëpërmjet autobusëve të një kompanie private, ka tentuar të trafikojë nga Vlora në drejtim të Italisë një pistoletë dhe 420 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, tip çokollatë.
Sipas Prokurorisë, trafikimi është tentuar të realizohet nëpërmjet vendosjes së armës dhe lëndës narkotike në disa kuti gjalpi të ngrirë.
Këto kuti i ka vendosur në një çantë të vogël dhe ka kërkuar nga punonjësit e autobusit që ta merrnin si porosi e ta dërgonin në Romë, shkruan Shekulli.
Nga ana e punonjësve të kompanisë është kryer kontrolli në çantën e vogël, por nuk është konstatuar ndonjë problematikë, pasi gjalpi ka qenë i ngrirë dhe çdo gjë dukej normale.
Po ashtu, të pandehurit i është kërkuar edhe fotokopja e kartës së identitetit, një rregull ky i vendosur nga kompania për personat që dërgojnë porosi me autobus.
Fisnik Çepja ka vendosur në çantë emrin e pritësit “R….” në Romë dhe është larguar me pretekstin për ta marrë fotokopjen e dokumentit të identitetit, por nuk është kthyer.
Para se të largohej, për dërgimin e kësaj porosie, i pandehuri ka paguar shoferin e autobusit me 2 mijë lekë.
Shoferi ka pyetur punonjësin e ngarkimit nëse e kontrolloi çantën e vogël dhe ai i fundit i tha që e kishte kontrolluar dhe kishte gjalpë të ngrirë në kuti, brenda së cilës nuk dallohej gjë.
Pasi ka mbërritur në port, për t’u nisur drejt Italisë, shoferi i autobusit, duke dyshuar se shuma 2 mijë lekë ishte e madhe për një çantë të vogël, i ka kërkuar policëve të shërbimit që të kryenin një kontroll.
Nga kontrolli ka rezultuar se brenda saj gjendej pistoleta me 4 fishekë, si edhe lënda narkotike, të fshehura brenda kutisë së gjalpit të ngrirë, i cili nga nxehtësia kishte shkrirë dhe kishte nxjerrë dukshëm atë çfarë fshihej në të.
Në vijim të verifikimeve të fakteve, rezultoi se kjo ngarkesë ishte sjellë në autobus nga shtetasi Fisnik Çepaj, për të cilin Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 14 vite burg.
Disa manipulojn dronin luftarak.
14 vjet!!! Mire qe nuk kane kerkuar pushkatim. Delijorgji dhe Shkelzeni vrane 26 veta dhe ja hodhen, njeri me kater vjet dhe tjetri pa i hyre gjemb ne kembe…
levizje e deshperuar me nje akuze akoma me te deshperuar dhe nje prokuror akoma me te deshperuar se keto te dyja qe ngre akuza duke u bazuar ne rrjete sociale dhe jo ne gjykate dhe jepen detaje per nje proces hetimor ne nje media online.shenje deshperimi
Keto ligje ne koren e veriut dhe ne kin jan 14 vjet ca beni o gjykates i futet shqiptaret te ter ne burk. 3000 te burgosur kishte shqipria para 3 vjetesh 5700 tani. I respektoni me shum shtetasit shqiptar sic ben cdo vent evropian me shtetasit e vet.