Reforma në drejtësi/Noterët propozim Qeverisë: Të funksionojmë si agjentë tatimorë

25 Korrik 2015, 14:27Kronika TEMA

Noterët i propozojnë qeverisë që në kuadër të reformës në drejtësi të marrin funksionet e agjentëve tatimorë, ashtu siç ndodh edhe në vendet europiane.

Në një intervistë për Ora News, Fatmir Laçej, zv.President i Dhomës Kombëtare të Noterisë shpjegon se duke u shndërruar edhe në agjentë tatimorë, noterët mund të ndikojnë në uljen e evazionit dhe informalitetit në ekonomi.

Të gjitha këto tatime të mbahen që në momentin që bëhet vetëkontrata e qerasë apo kontratë e shitjes dhe këto të derdhen në buxhetin sipas përcaktimeve që do të bëhen në një udhëzim të posaçëm”, thekson Lacej.

Ai shpjegon se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe në kontratat e shitjes blerjes së pronave nuk vendosin më cmime fiktive, pasi e dinë se në një moment të dytë do të përballen me kostot.

Nëse do të marrim edhe kontratat e shit-blerjes të gjithë qytetarët janë të interesuar që çmimet janë sa më reale. Nëse do të shmangim ndonjë pagese tani, do të jenë përsëri po ata që në një rishtije të ardhshme do të jenë ata që do ta paguajnë këtë barë që e shmangën fillimisht”, shprehet ai.

Laçej bën të ditur gjithashtu se pas vendimit të qeverisë për vendosjen e referencave të qerave ka nisur lidhja e kontratave në bazë të çmimeve të përcaktuara.

Sipas tij, referencat e rritura nuk kanë ndikuar në uljen e fluksit të kontratave.

3 komente në “Reforma në drejtësi/Noterët propozim Qeverisë: Të funksionojmë si agjentë tatimorë”

  1. Tema says:

    Kan ik lekët në beton.

  2. ananananananannannanana says:

    Kush qenka ky bythelepires qeveritar?! Dashkerka te behet agjent tatimor qe te bjedhe dhe ky pak e?!

  3. alba says:

    E keni parë këtë Fatmirin e famshëm me zë e figurë se si e zvogëloi moshën me pesë vite në Pogradec për të vazhduar të punojë si noter. çfarë shteti është ky që bën falsifikatorët me detyra si Zv President . Nuk bëhemi kurrë ne jo. As gjyqtari dhe as ky nuk duhet të jenë më në sistemin e drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje