Kapet me armë dhe 46 mijë euro fallso, arrestohet italiani

25 Korrik 2015, 11:44Kronika TEMA

Një shtetas italian u arrestua pasi në makinën e tij u sekuestruan një pistoletë, fishekë, si dhe 46 750 euro të cilat dyshohen si të fallsifikuara.

Sektori Kundër Trafiqeve ndaloi në pikën e kalimit të kufirit Durrës, shtetasit Otto Prinoth, 46 vjeç, banues në Itali. Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar:

Mjetin tip “Ford” me targa  EV451GH ;

Një pistoletë TT model 54, kalibër 7.62mm pa krehër ;

Një krëhër pistolete TT me 5 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 ;

46 750 euro të cilat dyshohen të fallsifikuara dhe të padeklaruara në autoritetin doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqsorë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikim i armëve dhe municioneve”, “Fallsfikim të monedhave”dhe”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendëve me vlerë” parashikuar në nenet 278/a,183/ dhe 179/a të Kodit Penal.

1 komente në “Kapet me armë dhe 46 mijë euro fallso, arrestohet italiani”

  1. Tema says:

    Shpërthen një fabrik fishekzjarresh në bari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje