Policia e Lezhës njofton se në kuadër të operacionit për asgjesimin e lëndës narkotike ka proceduar dhe një shtetas si autor të dyshuar. Policia e Lezhës sqaron se operacion është pjesë e luftës së policisë për të parandaluar prodhimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.
Siç mësohet nga blutë e Lezhës operacioni është ndërmarrë nga komisariati Kurbin dhe është jetësuar në Mirditë Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Skuraj, Milot, Kurbin, në afërsi të banesës së shtetasit L.M, vjeç 49, banues në Skuraj, Kurbin, u konstatua 1 parcelë e hapur në mes të shkurreve ku ishin të kultivuara 75 bimë lëndë narktike.
Teksa një ditë më parë, Komisaritit të Policisë Mirditë, gjatë kontrollit të ushtruar për kultivimin e bimëve narkotike, në vendin e quajtur perroj i Preng Kolës, në fundin e kodrës së Livadhëzit, Mirditë, në sektor pyjor, me shkurre, është konstatur një parcelë e mbjellë Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegjes.
I kemi parajlajmruar.