Korrupsioni/Prokuroria con në Gjykatë dosjen për gjyqtaren Parashqevi Ademi

24 Korrik 2015, 17:00Kronika TEMA

Prokuroria ka cuar në Gjykatë dosjen për gjyqtaren Parashqevi Ademi dhe avokatin Gjovalin Ndokaj, të akuzuar për korrupsion pasiv, pasi morrën  200 mijë lekë ryshfet për zgjidhjen e një çështje në Gjykatën e Lezhës.

Hetimet për këtë rast janë kryer nga prokuroria e krimeve të rënda e cila në më pak se dy muaj, ka mundur të provojë mitmarrjen të prangos gjyqtaren dhe avokatin e të kompletoj kërkesën për gjykim.

Sipas hetimeve ka rezultuar se Ademi dhe avokati Ndokaj i caktuar kryesisht nga kjo gjykatë për shtetasin A.P që bëri denoncimin, kanë kërkuar që për të shmangur dënimin me burg duhej një kafe për gjyqtaren.

Pas këtij denoncimi është bërë dorëzimi i kontrolluar i parave dhe Avokati së bashku me Gjyqtaren janë arrestuar në flagrancë.

Gjatë kontrollit personal të gjyqtares Parashqevi Ademi dhe avokatit Gjovalin Ndokaj uniformat blu mundën të sekuestronin dhe sasinë prej 200 mijë lekësh të cilat ishin paguar nga kallëzuesi A.P..

Aktualisht këta dy zyrtarë janë në masën e sigurisë arrest me burg dhe pritet që gjykimi ndaj tyre të nis në muajin shtator në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

3 komente në “Korrupsioni/Prokuroria con në Gjykatë dosjen për gjyqtaren Parashqevi Ademi”

  1. HASIMJA says:

    Gjyqtaria model dhe simbol i korrupsionit te atyre te plepave!
    WTF!

  2. kol says:

    Kjo gjyqatare, i ka dhene pronen e tjetrit njerit ne Lezhe, me pretendimin se vlera e ndertimit eshte me e madhe se vlera e truallit, tek ish fabrika e letres, duke perdorur foto virtuale te projektit per kete qellim, si ndertese 4-5 kateshe, kur aty, ne kohen e vendimit, nuk kishte as ndertese njekateshe. As sot nuk ka, vecse nje ndertim me materiale te levizshme, 1 katesh!
    Kjo eshte gjyqtarja e Drejtesise Shqiptare!

  3. altini says:

    Po gjyqtari,qe kerkoi te beheshin 4 AKTE EKSPERTIMI njeri pas tjetrit ,per te llogaritur shumen e PA PAGUAR te pensionit tim te PARAKOHSHEM si ish ushtarak,duke filluar nga shuma qe me jepte AKTI i PARE 4.5 milion leke,pa i shqyrtuar 3 AKTET e tjera,por shqyrtoi vewtem AKTIN qe kishte shumen me te vogel,prej 200 mije lekesh,cfare eshte:I PA AFTE apo i KORRUPTUAR??
    Si mundet qe 4 AKTE EKSPERTIMI te perpiluara nga EKSPERTE KONTABEL TE MIRATUAR E REGJISTRUAR dhe me LICENCA ZYRTARE,te njohur edhe nga Gjykatat e Tiranes si Eksperte Gjyqsore,te hartojne AKTE me shuma kaq te ndryshme nga njeri tjetri???
    Ose eshte gjyqtari i PA AFTE E I KORRUPTUAR,ose jabe ekspertet te tille!!!
    Ja kjo eshte DREJTESIA E PADREJTE e Shqiperise dhe habiten kur populli thote se DREJTESIA ESHTE E KORRUPTUAR,E PA AFTE ose e KRIMINALIZUAR,shqip:KANCERI I SHTETIT!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje