Prokuroria mbyll hetimet për ish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Mësohet se Fullani do të paraqitet të hënën në Prokurori për tu njohur me akuzat.
Ish-Guvernatori u akuzua për shpërdorim detyre pas zbulimit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.
Skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari u zbulua rreth një vit më parë, ndërsa Prokuroria vendosi arrestimin e të paktën 10 zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, mes të cilëve edhe ish-Guvernatorit Ardian Fullani.
Ky i fundit rifitoi lirinë nga Gjykata e Lartë, pasi shkallët e tjera të gjykimit kishin vendosur masën e sigurisë arrest me burg.
Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën të paktën në 5 pika, duke krijuar kushte që të cënohet siguria e parave të Bankës së Shqipërisë.
Vetë Fullani gjithmonë ka shprehur pafajësinë në lidhje me këtë vjedhje.
Më 20 maj Gjykata e Tiranës dënoi me 13.4 vite burg, Ardian Bitraj ish- punonjës i Thesarit dhe Mimoza Bruzian me 10 vite burg për akuzën e vjedhjes nga Thesari i Bankës së Shqipërisë, në qershor të vitit të kaluar.
Ardian Bitraj ka pranuar se ka kryer vjedhjen duke deklaruar se lekët i kishte humbur në pikat e lotove sportive ku ai luante rregullisht.
Gjykata e Tiranës së fundmi pezulloi kërkesën e Bankës së Shqipërisë për të detyruar Bitrajn të kthejë shumën e vjedhur.
Muti, asnjëherë s’ka për t’u bërë, byrek…!!!
Ky palo njerinuk duhet dënuar nuk duhet ta zini në gojë as me shkrim të humbas në asgjë ky mut
Vari lesht Shqiperi hesapi
Po tani fajin e ka Saliu?
Duhet nje force e re politike
Por jo perseri e krijuar nga Ramiz Alite.
Do Presim dhe nja 100 vjet sa te shuhen ca breza.
nuk behet ai vend as nga te majtey as nga te djathtet
Merjani pasurin qenit dhe shpetoni fukareint qe po vdesin rrugve femijet e tyre.