FOTOT/Krijuan laboratorin e heroinës, rreth 30 vjet burg për shqiptarët

23 Korrik 2015, 11:47Kronika TEMA
FOTOT/Krijuan laboratorin e heroinës, rreth 30 vjet burg për

Gjykata Italiane ka vendosur dënimin për të gjithë shqiptarët e arrestuar pak kohë më parë me akuzën e krijimit të një rafinerie heroine e të një qëndre tregtimi të saj në lagjen Spip të qytetit të Parmës.

Shqiptarët e arrestuar ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare me një aktivitet milionar në prodhimin e lëndëve narkotike në sasira mjaft të mëdha e tretimin e tyre në të githë territorin italian.

Operacioni i policisë në tetorin e viit 2014, i koduar “Prerja” coi në arrestimin e 10 italianëve me profesionin ushtarakë e 7 shqiptarë.

Gjykata Italiane me një gjykim të shkurtuar ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg, 34 vjecarin Artur Bregu, i konsideruar si truri i organizatës kriminale e që administronte cdo fazë të aktivitetit të saj që nga makieritë e përdorura për prodhimin e heroinës, seleksionimin e dozimin e saj, tregtimin në territorin italian, si dhe importimin e lëndëve narkotike nga Europa Lindore drejt Italisë.

Shqiptarët Gëzim Hasa e Denis Tfili të konsideruar si kimistët e grupit janë dënuar me 5 vjet burg e 16 mijë euro gjobë ndaj shtetit italian.

Marcello Panariti, korrieri i organizatës i arrestuar më 100 kg drogë në automjetim me të cilin udhëtonte është dënuar me 4 vjet burg e 14 mijë euro gjobë.

Po me 4 vjet heqje lirie janë dënuar Ded Bajraktari e Velino Koroveshi, ndërsa Bledar Brahimi është dënuar me 2 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë.

Ky vendim është marrë nga trupi gjykues i drejtuar nga kryegjykatësja Paola Artusi.

2 komente në “FOTOT/Krijuan laboratorin e heroinës, rreth 30 vjet burg për shqiptarët”

  1. ari says:

    Te ishin kapur ne greqi na merni dopio denim,dhe do u mernin dhe na ca leka
    Shqiperia ska ligjet as te shtetit fashiste,po i ka me te keqija.
    Shqiptaret e shkrete u kalben burgjeve tani ne demokraci,dhe shajne ENVERIN qe
    I burgosi. Te bejn njeher keta demokratet sa burgaxhinje ka tani dhe sa ka pate
    Ne kohen e xhaxhit. Sa vdesin tani dhe sa vdisnin ne ate kohe
    Sa kan vrare keto qeveri tani,dhe sa ka vrare qeveria e Enveri
    I rrofshin ka..n ENVERIT

  2. ari says:

    Te maten keta pseudo analistat sot me ca beri,ai shtet na 1944 deri ne 1970 dhe te marin dhe ca ka bere demkrazia na 1990 deri ne 2015. Keto 25 vjete po e vjellin po e grabisin po e shkateroin dhe spo e mbaroin akoma. Shkllatacia e ketyre vetem degjenirim ka sjlle dhe kurveri. Per kete do mbahet mend demokracia e ketyre spiunve te sigurimit. I rrofshin k…n ENVERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje