Në vendin tonë po zhvillohet stërvitja e përbashkët rajonale për emergjencat civile “Joint Reaction 2015”.
Qëllimi i kësaj stërvitje është rritja dhe forcmimi i bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërinstitucional, por dhe mes vendeve të rajonit, Kartës së Adriatikut dhe SHBA-së për përballimin e emergjencave civile. Në këtë stërvitje marrin pjesë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qendra Koordinuese e NATOs, ndërsa si vënde vëzhguese merr pjesë Rumania dhe Sllovenia.
Ceremonia e rastit, u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes, ku morën pjesë zv.kryeministri, z. Niko Peleshi, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, z. Saimir Tahiri, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Donald Lu, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, përfaqësues të pushtetit vendor, ambasdorë të tjerë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues nga dikastere dhe institucione të tjera që marrin pjesë në këtë stërvitje etj.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj nënvizoi se këto lloj stërvitjesh, tashmë reflektojnë qasjen e përbashkët për të angazhuar kapacitetet tona ushtarake dhe rritur ndërveprueshmërinë e tyre, për të adresuar së bashku rreziqet dhe kërcënimet me të cilat mund të përballemi. Ministrja Kodheli vlerësoi ndihmën e dhënë nga partnërët tanë për këtë stërvitje, sidomos të SHBA-së dhe, siç tha ajo, “Joint Reaction 15 dëshmon rolin politik dhe ushtarak të SHBA në shërbim të sigurisë tonë dhe sigurisë e paqes në rajon”.
“Sikurse e gjithë bota edhe rajoni ynë nuk është i çliruar nga rreziku i fatkeqësive natyrore, industriale apo atyre dhe të shkaktuara nga dora e njeriut. Reagimi gjithëpërfshirës rajonal ndaj tërmetit të simuluar kërkonte vendimmarrje efikase dhe ekzekutimin e masave në kohë pothuajse reale, në përgjigje të situatës, sipas fazave të menaxhimit të emergjencës civile. Të gjitha procedurat janë përmbushur me cilësi duke rritur bashkëpunimin civilo-ushtarak, ndërveprueshmërinë midis agjencive të ndryshme ndërqeveritare, partnerëve joqeveritarë si dhe forcave e kapaciteteve ushtarake.
Me pjesëmarrës nga 10 vende (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe Qendra Koordinuese e NATOs për Përgjigjen ndaj Katastrofave (EADRCC), kjo stërvitje konfirmon aftësitë tashmë të krijuara për të ndërvepruar, marrë vendime dhe ekzekutuar me profesionalizëm vendimet e marra.
Stërvitja Joint Reaction 2015, mundëson integrimin e simuluar në nivel kombëtar dhe rajonal të procesit të vendimmarrjes dhe të principeve e standardeve të bashkëpunimit civilo-ushtarak. Forcimi i mekanizmave të bashkëpunimit dhe kooordinimit do të sjellë një qasje të re në mekanizmat dhe procedurat e angazhimit në përgjigje të emergjencave civile. Ajo që spikat në këtë stërvitje është kuptimi i qartë dhe aplikimi i rolit drejtues të autoriteteve të ndryshme kombëtare në gatishmërinë dhe reagimin në përgjigje të emergjencës. Ndoshta hapi i ardhshëm do të jetë institucionalizimi i procedurave standarde të veprimit se si institucionet qeveritare dhe kapacitetet tona ushtarake mund të shërbejnë së bashku në raste emergjencash’, u shpreh Kodheli.
MInistrja me tej theksoi se “Me gjithë suksesin e dukshëm të kësaj stërvitjeje nuk mungojnë as indikatorët e boshllëqeve dhe mangësive që duhen korrigjuar. Të tilla janë burimet e kufizuara në nivelin lokal e qendror, pasi FA nuk e kanë këtë angazhim detyrën apo rolin e tyre parësor. Rritja e efektivitetit të operacioneve ngelet një sfidë e cila do të përballohet me angazhimin e kapaciteteve sipas intensitetit të emergjencës, me më tepër stërvitje dhe angazhim si dhe me përdorimin e duhur të kapaciteteve ushtarake duke mos i shpërdoruar ato”
Stërvitjen “Joint Reaction 2015”e përshëndeti zv.kryeministri, z. Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm, z. Saimir Tahiri, të cilët vlerësuan rëndësinë e kësaj stëvitje të përbashkët shumëkombëshe për çështjet e emergjencave civile, si dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre për realizimin me sukses të kësaj veprimtarie stërvitore shumë të rëndësishme jo vetëm për vendin tonë por edhe për të gjithë rajonin.
Stërvitja “Joint Reaction 2015” përfundon me 24 korrik 2015.
Ne Shqiperi ka vetem nje emergjence: Ajo e trurit
E dha sinjalin Kodheli,,, kete dimer do te permbytet
shkodra dhe rrethinat, dhe do te dale kodheli me shtabin
e emergjencave per te treguar qe shikoni se cfar bejme ne
per ju. Dhe sa taksa do ti kushtoje qytetareve shqiptare
emergjencat per bisnes me fatkeqesine e popullit, gjoja me
shtabin e emergjencave te fusim parat ne xhep.
Kodhelit i vini anash Ju militantet e SHQUP_it se eshte Ministri i Mbrojtjes me i preferuari i Washingtonit dhe NATO-s. Vazhdoni bjerini alla-Berisha ne bodrumet e SHQUP-it duke marre neper goje, share e shpifur per Maxhorancen, per ate force politike qe ne dy vjet ne dy pale zgjedhje fiton me mbi 65% te votes se popullit, edhe pse SHQU-i me Berishen e Berishistat s’lene fjalor te ndyre dhe rrena ndaj kesaj Maxhorance qe ka mbi 65% te votes popullore. Hani hani se ne Opozite do rrini aq gjate sa do rrezikoni te shuheni fare…
Bomba atomike s’pyet për ushtri (si bunkert)