Asgjesohen mijëra bimë narkotike në Tiranë, Tropojë e Fier

22 Korrik 2015, 10:46Kronika TEMA

Policia vijon aksionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa janë asgjesuar disa mijëra rrënjë kanabis në Tiranë, Fier e Tropojë.

Në komunën e Zallbastarit në kryeqytet policia ka asgjesuar rreth 1455 rrënjë bimësh narkotike të dyshuara si kanabis sativa të ndara në 23 parcela.

Policia e kryeqytetetit i ka asgjesuar bimët me djegje duke përmbyllur kështu operacionin e koduar “Koordinata5”.

Ndërkohë po punohet për  identifikimin dhe kapjen e poseduesve dhe kultivuesëve të bimëve.Në cilësinë e provës materiale sipas bluve të kryeqytetit u morën disa mostra të bimëve për eksperimente të mëtejshme laboratorike.

Rreth 1200 rrënjë bime narkotike të kultivuara në 3 parcela janë asgjesuar nga policia e Tropojës duke finalizuar kështu një aksion antidrogë të koduar “Lugu i Zi”.

Ndërkohë po procedohet penalisht kryeplaku i fshatit  L.T, vjeç 39, si dhe është shpallur në kërkim autori i kultivimit të bimëve.

Gjatë kontrollit në Malin Lugu i Zi në kufi me Kosovën janë gjetur bimët të prera e të vendosura për tu tharë. Bimët ishin vendosur në një banesë të vjetër të pabanuar pronari i së cilës mendohet të jëtë personi i shpallur në kërkim si kultivues

Gjithashtu, tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit për kultivim të bimëve narkotike. Bima narkotike ishte mbjellë në fshatin Kurjan ku u gjendën  1280 bimë narkotike kanabis sativa në një tokë të marrë me qera.

2 komente në “Asgjesohen mijëra bimë narkotike në Tiranë, Tropojë e Fier”

  1. , says:

    Mir qe i asgjesoni kto o funderinat te ksaj bote ,
    qe jeni te afte vetem ,per idiotlliqe ,duke i perdorur ato si argumente
    te punes tuaj ,
    por , i krijoni vende pune atij populli ,
    o jo a shkerdhefte shqiptari shtetin tuaj rrumpall

  2. Kol Tivari says:

    Humbëm një betejë në Lazarat, por nuk u mundëm, sepse…vazhdojmë “luftën guerilase” në qytet dhe “luftën partizane” në fshat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje