Golem/ Roja bregdetare shpëton nga mbytja një grua

21 Korrik 2015, 16:43Kronika TEMA

Paraditen e sotme, në plazhin e Golemit, roja bregdetare ka shpëtuar nga mbytja një pushuese nga Tirana rreth 67 vjeçe.

E moshuara me iniciale B.H nga Tirana, u pa nga roja i kullës së vrojtimit teksa po luftonte me dallgët. Roja, Herald Lisaku, student i akademisë së sporteve, i trajnuar për roje bregdetare e gjeti pushuesen pa ndjenja dhe pasi e nxorri ne breg i bëri frymëmarrje artificiale, Veprim ky që i ka shpëtuar jetën gruas.

Ky është i dyti rast, që këtë vit rojet bregdetare shpëtojnë jetë njerëzish në det. Auron Tare drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit tha se ” modeli i ruajtjes së rojeve bregdetare është një model shumë i rëndësishëm për sigurinë në plazhe. AKB ka trajnuar 40 studente si roje bregdetare, të cilët operojnë ka në Golem dhe Rrushbull, Dhërmi dhe Ksamil, në zonat e tjera si pasojë e indiferencës së bashkive ky shërbim ende mungon.

2 komente në “Golem/ Roja bregdetare shpëton nga mbytja një grua”

  1. ventra says:

    bravo djalit e meriton nje shperblim

  2. super ,
    efektiv ne krye te detyres ,rrit ndjenjen e sigurise ke pushusi etj.
    Ku ka gje me te cmuar sot ,se te shpetosh jete …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje