DESHMIA E PLOTE/ Berisha në prokurori: Për "vrasjen" e Tom Doshit, më njoftuan të mitë muaj më parë

21 Korrik 2015, 09:24Kronika TEMA

Kjo është dëshmia e plotë që Berisha ka dhënë në prokurori, në lidhje me akuzat e Tom Doshit, se ka pasur plan që aid he deputeti democrat Mhill Fufi, do të vriteshin nga Ilir Meta.

Berisha thotë në dëshmi, se është informuar nga njerëzit e tij për këtë plan.

Fillimisht Berisha ka dorëzuar një deklaratë para prokurorëve dhe më pas iu është përgjigjur pyetjeve.

Deklarata para prokurorëve:

Me vullnetin e tij të lirë shtetasi Sali Berisha, bën këtë deklaratë:

Jam me banim në adresën e mësipërme dhe aktualisht jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në lidhje me sa pyetem për të dhënë shpjegime në lidhje me procedimin penal Nr.63 të vitit 2015, regjistruar nga ana juaj për veprën penale “Vrasje të funksionarëve publikë”; e mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 79/a dhe 22 i Kodit Penal, kam për të sqaruar si më poshtë vijon: Informacioni për këtë ngjarje nuk e kam nga asnjë nga këta persona që janë përfshirë në këtë ngjarje pasi nuk kam komunikime as me Tom Doshin e as me persona të tjerë që përmenden.

Muaj më parë, nuk mbaj mend se kush, por jam i sigurt se më shumë se një person, më kanë thënë që ka ndodhur kjo ngjarje. Nuk mbaj men nëse me tritol apo snajper, di të them që ajo gjë përflitej rëndomtë në Parlament. Veprimi i vetëm që bëj sa herë që e shoh të arsyeshme e kam denoncuar në frazën “këta ose ju do vrisni njëri-tjetrin”.

Nuk kisha asnjë pengesë për të thënë që Iliri po vret Tomën apo të kundërtën, por mund të thoshte Toma “jo nuk është e vërtetë”.

Këtë ja kam thënë mazhorancës më së shumti publikut. Këto mund ti kem thënë në konferencat e mia mujore ose seancat plenare. Kjo deklaratë mund të jetë bërë rreth dy herë por jam i sigurt që një herë është bërë. E kam bërë që të ulet temperatuar e krijuar midis personave që përmenda më lartë. Nuk kam dëgjuar për Fufin asnjë fjalë. Kur unë kam thënë se ju do vrisni njëri- tjetrin, nuk kam patur dijeni se ky kërcënim i është bërë edhe Fufit. Para rreth një muaji i them “Ja mbyll gojën Tom Doshit”, ose i kam thënë “që cuat Shullazin”, duke thënë që po të kapesh me Tahirin ke të bësh me mua.

Pas kësaj është mbyllur seanca dhe Toma më tha që “nuk ishste Shullazi por ishte diçka tjetër dhe ti e di”. Ai më tha se ka qenë një deputet i yti, që unë nuk e mora vesh dhe se nuk e dija që ishte edhe Fufi i përfshirë. Më vonë pyes të mijtë se çfarë kishte ky me fjalën që tha, dhe ata më thonë se ky për të cilin fliste Toma ishte Mhill Fufi dhe se atë kam dashur me e vra. Ata më thanë se Ilir Meta ka thirrur familjarët e Fufit dhe u ka thënë se Sali Berisha ka dashur tu vrasë vëllanë (Mhill Fufin) dhe ata i kanë thënë që nuk ësht ëe vërtetë se Sali Berisha nuk ka asgjë me ne.

Pastaj një nga këta, vëllai i Mhillit, i ka kërkuar takim Ilir Metës dhe Iliri e priti. Ai i tha se “nga Sali Berisha nuk kemi asgjë, por nëse ndonjërit nga ne i preket një qime floku do kesh probleme me ne”.

Në seancë i kam thënë se ty (Ilir Metës) të shkoj dëm skenari pasi ke dashur të na e faturosh neve. Nuk kam treguar interes për të dhëna të tjera pasi di që Toma i kishte paraqit këtë shqetësim tek kryeministri, ministri i Brendshëm.

Dëshmia e Berishës në Prokurori:

Pyetje: Pas këtij momenti, a jeni takuar me deputetin Tom Doshi?

Përgjigje: Asnjëherë nuk jam takuar me Tom Doshin përjashtu rasteve kur kemi replikuar në seancë dhe atë herë që isha para një muaji në Parlament.

Pyetje: Në lidhje me Mhill Fufin, a keni komunikuar me të në lidhje me sa kishit marrë dijeni?

Përgjigje Jo, nuk kam komunikuar fare me të për këtë çështje. Kam qëndrim tjetër ndaj kërcënimit, nuk e përfill nuk merrem me të.

Pyetje: A i njihni shtetasit Agron Kuliçaj dhe Agim Rama?

Përgjigje: Të dy këta unë i njoh mirë. Me Agim Ramën takohem çdo fundjavë dhe me Agronin takohem rreth dy herë në javë. Me Agimin janë takime familjare ndërsa me Agronin janë takime pune.

Pyetje: A e njihni shtetasin Durim Bami, nëse po në çfarë rrethanash?

Përgjigje: Unë nuk e njoh këtë person.

Pyetje: A e njihni shtetasin Ymer Lala?

Përgjigje: Emrin e tij e kam të dëgjuar pasi ky është një person me precedentë penal dhe emrin e tij e kam dëgjuar në informacionet e policisë por nuk e kam njohur asnjëherë personalisht.

Pyetje: Shtetasin Ylli Xhaxhollari, Fatjon Skënderaj dhe Eugen Beçi a i njihni?

Përgjigje: Shtetain Ylli Xhaxhollari nuk e njoh absolutisht, as Fatjon Skënderaj nuk e njoh por mazhoranca e kanë përdorur këtë shtetas për tia faturuar këtë ngjarje opozitës pasi ky shtetas para shumë vitesh ka qenë shofer i Partisë Republikane dhe i nxorrën këto argumenta për të akuzuar opozitën. Ka disa muaj që ata (mazhoranca) deklarojnë se Tom Doshi është deputet i Partisë Demokratike, gjë që nuk është e vërtëtë dhe këto janë faktë të padenja. Ndërsa Eugen Beçin e kam dëgjuar në media si Prokurori i Krimeve të Rënda.

Pyetje: Mund të na thoni se në çfarë rrethanash u vutë në dijeni për këtë ngjarje?

Përgjigje: Nuk mbaj mend kush më ka vënë në dijeni, ka qenë më shumë se një njeri që ma ka thënë këtë. Duhet të ma kenë thënë persona që nuk më kujtohen.

Pyetje:Në shpejgimin tuaj thatë “jam informuar nga këta të mijtë”, a mund të na thoni se nga cilët persona konkretisht jeni vënë në dijeni?

Përgjigje: Kam pyetur shtetasin Edi Paloka i cili është edhe kryetar i grupit parlamentar të PD.

Pyetje: Ju shpjeguat se vëllai i Mhill Fufit ka shkuar dhe ka takuar Ilir Metën, a e dini se kush është vëlla i i Mhillit dhe si quhet?

Përgjigje: Jo nuk ja di emrin por mund të them që për këtë gjë jam informuar rreth një javë ose dy javë përpara se Toma ta bënte publike çështjen e tij.

Pytje: Në lidhje me deklaratën që ju keni bërë në shtyp, dhe ka lidhje me këtë ngjarje, a ju ka takuar ndokush në lidhje me këtë?

Përgjigje: Jo, nuk më ka takuar askush për këtë ngjarje.

Pyetje: Keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të shtuar.

19 komente në “DESHMIA E PLOTE/ Berisha në prokurori: Për “vrasjen” e Tom Doshit, më njoftuan të mitë muaj më parë”

  1. Bato says:

    plak shkerdhate ske turp me cfar meresh dhe cfar ju tregon niperve e mbesave, mendo cfar do behen ata kur te rriten…monstra.

  2. faro says:

    Si ka mundesi qe nje njeri i lartesuar deri ne drejtimin kryesor te nje populli te tere te nenvleresoj nje deklarate per nje krim brenda parlamentit! Nuk e di, me kane thene disa persona se ka ndodhur kjo ngjarje- deklaron ish Kryeministri, ish Presidenti. Si mund tia lejoj vetes nje ish President!
    A nuk eshte per te vene duart ne koke?

  3. Tomorri says:

    Me kuptim plote jane pergjigjet e Durim Bamit se sa keto te kreminelit Berisha,te tjerat shikojini vete se çfar behet dhe thuret ne ate drejtesi shqiptare.

  4. marie says:

    hiqena nga skena dhe ekranet kete psikopat vrases,se sa here hap gojen ai ,qelbet shqiperia!…Cfare turpi qe kemi pas nje psiko qe na drejtonte shtqtin!Vafsh ne djall halè!

  5. mete says:

    Shikojeni nga pergjigjet qe jep se kush na ka drejtur, nje k.. me plot kuptimin e fjales.

  6. JOSEFINA says:

    Cdo gje e pregatitur per te permbysur Pushtetin. Leri Sale keto, nuk mund te genjesh ne diten me diell. Nejse koha do ta tregoje.

  7. Ka rendesi vetem nje gje; qe Sali Ramë Berisha e mesoj rrugen e Prokurorise…
    Qofte e hajrit, (jo per të tjeret por te deshmuar per vete…).

  8. england says:

    Ky plak pervec se tinzar,vrases dhe i pabese,eshte dhe nje femije i lumtur qe kur ja kerkojne te daklaroje akuzat,apo provat qe ka pas per ngjarjen,si nje mashtrues ordiner,dhe pa ju nxire ftyra fare shprehet se nuk me kujtohet se kush mi ka thene te gjitha keto,edhe pse keto akuza u bene objekt ne parlament per shume kohe,dhe ku PD-ja e perdori kete ngjarje ne interes te vet,por qe ne fund rezultoi nje tullumbace e fryre shume per tu plas.Rrace e ndyre.

  9. Shqiperi e madhe says:

    Po nuk vdiq sali berisha nuk ka paqe ne shqiperi Do perendia mase e ha gushti

  10. Tema says:

    Kan dashur me e friksuar.

  11. Danieli says:

    Skenare te stisura nga Saliu per te marre pushtetin si gjithmone, konspiracione dhe histori te trilluara….
    Cfare monstre qe eshte ky vetem ai dhe ata qe i rrine afer e dine….
    Keshtu beri eshte ne 1998 pasi vrau Azemin dhe beri kryengritje te armatosur…. Historia perseritet por nje gje me ben vertet pershtypje…. Ka qa shume prova per ta syrgjynosur pas hekurave kete monster por per cudi nuk ka asnje burre t’ja kopsiti letrat…. Perse?!?!?!?!?!?!

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Ma ka thene dikush qe s’me kujtohet.. Ky eshte mafjoz..

  13. Bureto says:

    Jane pak ato qe komentohen me siper per Monstren. Ka 25 vjet vjet dhe cfare nuk eshte thene per te njeri. Dhe atij asqe i nxihet b…, pa le t’i skuqet faqja. Po atehere ku e gjen forcen ky maskara qe ta beje lemsh kete popull dhe kete vend? Ne cilin vend te botes se civilizuar tolerohet nje monster e tille? Cfare populli jemi keshtu? Cfare shteti kemi ndertuar? Ky primitiv na ka perfaqesuar ne neper bote neper kancelarite me prestigjioze e te fuqishme. E cuditshme, por ata s’i e kane pritur dhe toleruar kete bizantin (shpifsi dhe intriganti me i madh qe kam njohur nga sa kam lexuar histori. Ndoshta ia ka kaluar B.Koza, (pirati qe u be Pape). C’eshte kjo fatkeqesi per vendin tone. Ky do t’ia kalonte edhe E.Hoxhes,, po te ishte ne rolin e tij. A vertet jemi aq te mallkuar, sa te na bien ne pjese per mbi 70 vjet, keta te dy? Pyetje qe vertet kam shume veshtiresi t’u jap pergjigje. Po nje shfrim e kam: Mallkuar qofsh Ramiz Alia, qe per te shpetuar lekuren tende, na le litarin jashte, ku kemi ngecur e po na heqin zvarre.

  14. inf says:

    edepsezi i albanise rrugaçi i bllokut mjeku i shurrave te birose politike armik vrasesi kremineli me Damke rrogozi viçit dolit njeri moster e hileqar psikopat i digjeneruar hajn e bir shkau mjeran je ti o MARRSHALLI I SHABAN MEMISE O BIR KURVE E BIR ARMIKU ME NJI BEKRAUND PER FAQEN E ZEZE JE TI O DIGJENERATE KOMBETRARE E ME TEJ.
    PTYYYYYYYYYYYYYYYYYYYY FELLIQESIRE PTYYYYYYYYYYYY MASKARA PA DIN E IMAN
    QE SHAKTARROVE PER SE GJALLI NJI POPULL E NJI KOMB O ARMIK O RROGOZ;;;;

  15. BS says:

    Ky eshte frikacak, burre kurve……

  16. Zonj..Milo. says:

    Ah…..s,kile e vjeter intrigat i thur vet dhe pastaj ua hedh te tjerve.Po,po,ke te drejt ti se s,ka prokuror dhe gjykates te te gjykoj per te gjitha kriminel qe ke bere .Ti je per ne gjykaten e S’ trasburgut atje te vete haku.

  17. tironci says:

    Prokurori kurve .kur bastardi berishe nuk tregon emrat se nga I ka degjuar keto informacione .
    Eshte shume kollaj .prokuroria te ngrej akuza kunder kesaj mostre me emrin berishe.
    Po qe se nuk I kujton dot emrat e atyre qe ti thane .do te thote qe kete mesele e ke sajuar ti saliberisha.
    Ose trego emrat nga I more vesht .ose mbaj pergjegjesi per fjalet qe nxjerr nga goja jote e qelbur.

  18. LORA says:

    Pyetjet e mesiperme te prokurorit duken ashiqare qe behen me synim te qarte per te mos zbuluar te verteten,,,,,,,dmth ne kararin e deshiruar te mortjemadhit brekedhjere.
    Dhe telenovela dosh-kodoshi,,,,,vazhdon,,,,,,duhet te jete e ushqyeshme per llallerine dhe korporatetn kriminale te dreqesise “gjin gjoni”
    TUNG.

  19. Ju qe shkruani keto felliqesira jeni kelyshtet e komisareve vrastar
    qe shpifnin edhe kunder Zotit, Komunizmi paska qene fara me keqe qe eshte mbjell ne kete toke. Te gjithe jeni bij sigurimsash qe sajonin
    ngjarje me te pabesueshne ne bote. Gjikush e di kush jane Edvini dhe
    Sajmir Tahiri i djegjeve dhe atentateve mafioze, i krijimit te perrallave me tritol ne shtepine e farmacistit, atit te kryepolicit vrases I Santos,
    Te gjithe e dine kush eshte Tom Doshi, Ilir Meta intrigantet me te keqij se Jago. Gjithe shpifaraket e gjefshin nga Zoti.
    Rrofte Sali Berisha i fitores se demokrcise kunder komunizmit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje