Arrestohen në flagrancë ndihmës kontrollorët e policisë kufitare në Kapshticë dhe një kontabandist cigaresh

20 Korrik 2015, 10:58Kronika TEMA

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe kontrabandës, sot, në orët e para të mëngjesit, strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Korçë kapën dhe arrestuan në flagrancë punonjësit e policisë kufitare të Pikën e Kalimit Kufitar (P.K.K) Kapshticë, Inspektor Niko Xhezahiri, Inspektore Jonisa Kaso për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga Neni 248 i K.Penal dhe shtetasin Xhoni Muhamer Meka për veprën penale“Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, të parashikuar në Nenin 172, të Kodit Penal.

SH.Ç.B.A ishte vënë në dijeni se shtetasi nga qyteti i Bilishtit Xhoni Meka në mënyrë të vazhdueshme ushtronte veprimtarinë e kundraligjëshme të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”. Ky shtetas i merrte stekat me cigare nëDuty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallra i fuste në bagazhin e mjetit të tij, tip “Benz Mercedez” me targa AA 237 GH dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Bilishtit.

Në ngarkesën e fundit, të bllokuar në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, më datë 19.07.2015, këtij shtetasi iu kap një sasi e konsiderueshme steka cigaresh të markës “Fast”.

Nga ana SHÇBA-së, u kryhen të gjitha veprimet hetimore nga ku rezultoi se këtij shtetasi i krijoheshin të gjitha lehtësirat e mundëshme në P.K.K. Kapshticë  nga punonjësit e policisë Niko Xhezahiri dhe Jonisa Kaso, të cilët duke shfrytëzuar detyrën në kohën që kryenin shërbimin nuk i vulosnin pasaportën e tij si në dalje ashtu dhe në hyrje të kufirit shqiptaro-grek, me qëllim që shtetasi Xhoni Meka të kishte vazhdimësi në veprimtarinë e tij të kundraligjëshme të kontrabandimit të cigareve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar stekat me cigare, mjeti i markës “Mercedez-Benz” me targa AA 237 GH. Materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje