Mark Frroku nuk do të jetë i pranishëm në gjyqin që zhvillohet në Belgjikë.
Pas kërkesës së Mark Frrokut drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, ku i kërkonte kësaj të fundit që të ishte i pranishëm në gjyqin që do mbahet ndaj tij në Belgjikë për vrasjen e Aleksandër Kurtit, organi i akuzës i ka kthyer përgjigje deputetit.
Burime pranë organit hetimor sqarojnë se në përgjigjen që ka marrë Frroku saktësohet se nuk është Prokuroria e Përgjithshme, organi kompetent që duhet të pranojë kërkesën e tij për t’i dhënë leje për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore që zhvillohet më 19 tetor të këtij viti në Belgjikë.
Në këto kushte, Mark Frroku duhet t’u drejtohet me një shkresë të ngjashme organeve të drejtësisë belge, ku deputeti pritet të rigjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel.
“GSH” raporton se në mënyrë që Frroku të jetë i pranishëm në seancën e radhës në Belgjikë, duhet që autoritetet e drejtësisë së këtij vendi t’i dërgojnë një shkresë prokurorisë shqiptare, ku veç pranimit të kërkesës së Mark Frrokut, do duhet të garantojnë se ai do vijojë të jetë nën masën e sigurisë “arrest në burg” edhe gjatë qëndrimit të tij në Belgjikë.
Nuk njohin skype-in?
Marku duhet te jete vrases, por ka te drejten te jete i pranishem ne gjyq ,per tu mbrojtur direkt nga akuza.
Kesaj ne boten perendimore i thone’ obstruction à la justice’ -pengese per drejtesine! Pra te presim kur te denojemi si shtet per jo respekt te marreveshjeve bilatérale!
e di si eshte kjo pune: as idene se kemi se cili eshte ky froku.as qe na intereson.jane palaco qe kane proituuar me keq se kurvat; kane shpartalluar familje, jane marre me droge.jane ordinere pra jane llumi qe nje shoqeri ka.as na hyn po fare fare ne xhep nese ky behet superkryeminister ap vdes ne burg.eshte askushi.degjon o tema askushi.ka para po kujt po p plas….para maskarenjsh…burr pa burrni