Plagosja e 29 vjeçares tek “Don Bosko”, policia arreston 3 persona

18 Korrik 2015, 11:03Kronika TEMA
Plagosja e 29 vjeçares tek “Don Bosko”, policia arreston 3

Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen si autorë të plagosjes së ndodhur dje paradite në zonën e Don Boskos, në një lokal në rrugen “Muzaket”
Nga shkëmbimi i zjarrit në një lokal mes 3 personave dhe grupit tjetër të përbërë nga dy persona mbeti e plagosur një 29 vjeçare, Rezarta Lakrori e cila në atë moment ndodhej në lokal së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën e mitur.
Të arrestuarit janë Kreshnik Budlla, Rinald Budlla, Alfred Levani dhe Sh.H. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë me të cilët u shkëmbye zjarri.
Arrestimi në flagrancë i tre të rinjve është bërë më 17 korrik 2015, ditën e plagosjes nga Seksioni per Krimet ndaj Jetes, Tirane
“U arrestuan ne flagrance :
1-Kreshnik Budlla, 41 vjeç, banues në Tiranë (Nenet 76, 88, 283 dhe 278/4 te K.Penal).
2-Rinald Budlla,27 vjec, banues ne Tirane (Nenet 300 dhe 301 te K.Penal).
3-Alfred Levani, 42 vjec, (Nenet 300 dhe 301 te K.Penal).
Gjithashtu u procedua në gjendje te lire shtetasi Sh.H, 38 vjec, banues ne Shijak, denuar me pare per vepren penale ” Vjedhje me arme ” te cilit gjate kontrollit në banese ju gjeten dhe sekuestrua nje arme gjahu e llojit cifte, 24 cope fisheke armë gjahu.
Policia jep dhe versionin e ngjarjes: Shtetasit Kreshnik Budlla, Rinald Budlla, Alfred Levani dhe Sh.H, në verandën e lokalit dyshohen se kanë shkëmbyer zjarr me dy persona ende të pa identifikuar, ku si rezultat ka ngelur e plagosur shtetasja R.L, 29 vjec e cila kishte qenë rastësisht në këtë lokal me bashkeshortin dhe fëmijen.
E reja është dërguar prane Spitalit Universitar te Traumes, Tirane jashte rrezikut per jetën.
Në vendin e ngjarjes me cilësine e provës materiale janë sekuestruar gëzhoja arme zjarri, 1 fishekë armë zjarri e pa goditur, nje predhë arme zjarri.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprat penale te parashikuara nga K.Penal te cituara me siper.

1 komente në “Plagosja e 29 vjeçares tek “Don Bosko”, policia arreston 3 persona”

  1. Tema says:

    Qitja s’bëhet në vënde publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje