Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një shtetas 52 vjec nën akuzën e falsifikimit dhe vënies në përdorim të dokumentave të fallsifikuara.
Burime policore bënë të ditur se Agron Cipllaka u arrestua pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, në lagjen “6 Prilli” të Fierit ju gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materale dokumenta të ndryshme të plotësuara dhe të paplotesuara si: Liçencë për taksi, siguracione automjetesh shqiptare dhe të huaja, patenta ndërkombëtare, leje qarkullimi për automjete, çertifikatë kontrolli teknik të automjeteve, raporte mjeksore, karta të kryqit të kuq, vulë sigurie për figuracionet si dhe karta identiteti, italiane, greke e rumune.
Gjithashtu i janë gjetur dhe sekuestruar një njesi kompjuterikem, fotokopje, skaner, printer me ngjyra dhe fletë formati që shërbenin për fallsifikimin e dokumentave.